Studioja daneze shpallet fituese për ndërtimin e xhamisë

2 Maj 2011, 12:33Sociale TEMA

Studioja BIG nga Danimarka është shpallur fituese në konkursin për të ndërtuar xhaminë e kryeqytetit. Ajo ka fituar mes pesë studiove të tjera është që ishin përzgjedhur në fazën përfundimtare të konkursit.

Kreu i bashkisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij, u shpreh se vendimi ishte i vështirë, pasi të gjitha studiot kishin propozime shumë interesante.

“Ky projekt është shumë ambicioz dhe është një sfidë më vetë për Tiranën dhe sigurisht kërkon punë. Në këtë aspekt, bashkia e Tiranës ka gjithë hapësin e nevojshme dhe ekspetizën e nevojshme tekniko-ligjore për të zgjidhur të gjithë problematikën” theksoi Rama, duke garantuar se ky projekt është konform planit të zhvillimit të qytetit dhe konform të gjitha normave ligjore që kërkojnë ndërtimin e saj, duke mos cënuar asnjë pronë dhe asnjë pronar.

5 komente në “Studioja daneze shpallet fituese për ndërtimin e xhamisë”

  1. vinny says:

    Problemi eshte se jemi ne shekullin e 21 e me duket skandaloze qe te meret bashkia me ndertimin e nje xhamie!!
    Feja eshte e nfare nga pushteti, keshtu qe vendet e kultit, perveç se duhen ti pembahen planit te urbanistikes, duhet tu lihen komunitetit te tyre e jo te merret pushteti vendor apo qendror
    Pushteti vendor mund te mbikqyri per mbarvajtjen dhe respektimit te normave urbanistike, po kurresesi te jete pergzgjedhes i studiove projektuese, kete gje duhet ta kete ne dore komuniteti musliman i cili dhe financon projektin

  2. alketa85 says:

    SA 20% I KENI DHENE KETE HERE EDVINIT… OOPS VETEM 20% SAPO E THASHE, LAPSUS.

  3. rrapi-i-treshit says:

    STAFI I BASHES VAZHDON SULMET NE SITET OPOZITARE ME PUSHTETIN
    NJEREZ GJOJA TE PAVARUR SI KJO ALKETA DALIN E SULMOJNE CDO LAJM QE KA LIDHJE ME RAMEN
    KETO PELIVANLLEQE KUPTOHEN KOLLAJ
    KJO ALKETA KOMENTON VETEM LAJMET E RAMES DHE KA PAK KOHE KETU QEKURSE FILLOI FUSHATA NDERKOHE QE NE I NJOHIM ATA QE JANE LEXUES E KOMENTUES TE RREGULLT TE TEMA-S

    1. Claus says:

      Po lere o rrapi te shprehet zhurmuesi “a85” nuk na ben gje tjeter vec na argeton. Me duket si klonim i Majlinda Bregut, dale nga ministria e saj e degradimit, se ka qene edhe 8 vjet jashte dhe duket qe ka marre shume andej, sa edhe gjuhen shqipe e ka degraduar ne ate shkalle sa te vjen per te qeshur kur e lexon.T`a kete Lul holandezi ne staf thua? Vec dem i sjell, se gje tjeter nuk i ben.

  4. mendimi_im says:

    Edi ka marr shum toka te Bashkesis Islame pa leje dhe pa pyet fare bashkesine, por S.Muca duket sikur ka bere pazare te mira me edin…
    ka mundesi perqindjesh te medha aty, se edi si ateist qe eshte nuki i behet vone as per musliman as per te krishtere…
    Ne djall shkofshin sa per edin xhamia e kisha por te shohim se ku e ka dardha bishtin ?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje