Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka uruar gjatë ditës së sotme gjithë besimtarët e krishterë për Pashkën.
“Besoj në një Zot, Jezu Krishtin, që pësoi dhe që u varros dhe që u ngjall. Kremtojmë me ngazëllim Pashkën e Shenjtë dhe Jetëprurëse! Por, nuk i mbyllim sytë përpara realitetit të ashpër të jetës sonë të përditshme, dhimbjes, padrejtësisë, sëmundjes dhe vdekjes. Pashka është një përvojë intensive, simbolike, ku zia dhe vajtimi ia lënë vendin gëzimit të Ngjalljes”, tha Janullatos.
Ky i fundit, gjatë mesazhit të vet ka thënë se, “ne të krishterët nuk e injorojmë realitetin e ashpër të jetës. Por, dimë më tepër se misteri njerëzor nuk shteron në perspektivat e kësaj jete. Duke ndjekur Krishtin, ecim në dritën e Ngjalljes, në një ripërtëritje të vazhdueshme”.
Comments are closed.
UROJ GJITHE TE KRISHTERET : GEZUAR PASHKET
gezuar pashket