Dërgesat e emigrantëve po bien me shpejtësi

1 Prill 2011, 11:23Sociale TEMA

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se paratë që dërgojnë në Shqipëri emigrantët kanë vijuar të bien edhe në vitin 2010. Remitancat në vitin 2010 ranë me 11 përqind në 690 milion euro nga 781 milion në vitin 2009. Kjo është rënia më e madhe e regjistruar në një dekadë. Ajo i atribuohet kryesisht vështirësive në rritjet që kanë emigrantët në Greqi e Itali. Këto dy vende, që kanë marrë masa intensive për të luftuar krizën e borxheve, janë shtëpia e rreth 1 milion emigrantëve shqiptarë, dërgesat e të cilëve cilësohen si jetike për ekonominë e varfër shqiptare.

Sipas një studimi të mëhershëm të Bankës Qendrore të Shqipërisë, niveli i papunësisë në Greqi dhe Itali ndikon direkt tek dërgesat e emigrantëve në Shqipëri. Remitancat kanë qenë një forcë kryesore në ekonominë shqiptar që pas rënies së komunizmit, duke arritur kulmin në vitin 2007 me 951 milion euro. Ato përbëjnë më shumë se 10 përqind të GDP-së së vendit dhe përdoren për të financuar importet e vendit, investimet në pasuri të paluajtshme dhe kapitalin fillestar për të nisur një biznes të vogël.

*Balkan Insight

Lini një Përgjigje