Ministri i Financave Ridvan Bode e ka cilësuar si abuzive rritjen e çmimit të barnave në vend. I thirrur nga komisioni i Ekonomisë në lidhje me rritjen e çmimit të barnave, ministri Bode theksoi se qeveria do të ndërhyjë në mënyrë emergjente për uljen e çmimeve të barnave. Importuesit e barnave patën deklaruar se do rriten çmimet e ilaçeve pas futjes së TVSH-së me 10 përqind.