Si do të jetë xhamia në qendër të Tiranës

20 Dhjetor 2010, 22:09Sociale TEMA
Si do të jetë xhamia në qendër të Tiranës

Rama duke prezantuar projektin e xhamisë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama ka prezantuar dje projektin e xhamisë së madhe të Tiranës, që do të vendoset pas Pallatit të Kulturës. Sipas z. Rama, ky projekt do të ndërthurë elementin fetar me modernen, duke sjellë një ndër xhamitë më tërheqëse, sikurse do të plotësojë edhe trekëndëshin fetar të kryeqytetit, pas ndërtimit të katedraleve ortodokse dhe katolike.

“Xhamia e re do të plotësojë këndin e munguar të bashkëjetesës mes komuniteteve fetare, që tradicionalisht kanë përbërë një pikë referimi dhe kanë përkthyer në pasqyrën e religjioneve, atë traditë qytetare të Tiranës si një traditë solidariteti dhe respekti për tjetrin”, tha z. Rama, duke shtuar se “xhamia që po ndërtohet në shekullin e 21-të do të reflektojë zhvillimin e kohës së cilës i përket”.

Lartësia e Xhamisë do të jetë e barabartë me Pallatin e Kulturës, ndërsa minareja e saj do të jetë më e lartë, por jo aq sa ajo e Xhamisë së Et’hem Beut, apo e Kullës së Sahatit. Projekti saktëson se nuk do të ketë ndërtesa ngjitur xhamisë, në veri dhe në lindje të saj, ndërsa në perëndim do të jetë një ndërtesë me të njëjtën lartësi, ndërkaq në veri do të jetë përballë pesëmbëdhjetëkatëshit. Jugu i xhamisë do të jetë i “mbushur” me një varg kullash katërkatëshe, sikurse edhe kullat e tjera të parashikuara në planin francez.

Sipërfaqja e xhamisë së re do të jetë 2930 m2, në një truall që shkon afërsisht 17 135 m2, duke parashikuar shërbimin fetar për rreth 2500 besimtarë. Elementët kryesorë të xhamisë do të jenë holli i faljes, biblioteka, salla shumë funksionale, salla e mbledhjeve, mjediset e shërbimit dhe parkimi nëntokësor.

Projekti ishe deklaruar fillimisht një ditë përpara festës së madhe të myslimanëve, Kurban Bajramit, nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama, i cili shpalosi projektin për ndërtimin e një xhamie gjigante në kryeqytet, kërkesë kjo e kahershme e Komunitetit Mysliman. Duke iu drejtuar besimtarëve, z. Rama premtoi gjithashtu ngritjen e një Muzeu të Bashkëjetesës Fetare në Tiranë.

“Sot, unë dua t’u jap në prag të kësaj nate të mirë, jo vetëm të gjithë besimtarëve myslimanë të Shqipërisë, por edhe të gjithë banorëve të Tiranës, lajmin se Bashkia e Tiranës ka gati planin e punës për realizimin e Xhamisë së re të kryeqytetit dhe krahas me të, të një Muzeu të Tiranës dhe bashkëjetesës fetare,” – deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës. “Xhamia e re është godina e munguar deri më sot për nevojat e Komunitetit Mysliman, që njësoj si dy komunitetet e tjera meriton shtëpinë e vet të re në qendër të kryeqytetit, por Xhamia e re është edhe këndi i munguar i trekëndëshit të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, që i brendashkruhet qendrës së Tiranës, si shprehje e një unikaliteti të jashtëzakonshëm marrëdhëniesh ndërfetare”.

Kërkesa për një xhami të re në Tiranë ka vite që përsëritet nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, por deri më tani nuk kishte marrë një përgjigje pozitive. Sipas Ramës, projekti do të realizohet brenda dy viteve të ardhshme.

13 komente në “Si do të jetë xhamia në qendër të Tiranës”

  1. Editor for Religions Affairs says:

    Tirana e ka xhamine ne qender te kryeqytetit dhe nuk ka nevoje per nje tjeter, se po kthehemi ne nje shtet ARAB-AL! Sipas statstikave zyrtare, Kishat shqiptare gjate ketij viti jane vizituar nga 1 milion shqiptare, mos duhen ndertuar 1000 kisha te tjera? Jo boll jane keto dalin e teperojne!! Po keta islamiket me keto manovra viktimiste po tentojne marrjen e pushtetit politik. Ku do ti gjeje Edi Rama 17,000 m2 truall per t’ua dhuruar ketyre per te ndertuar Xh-Xhihadin?? Prona Publike nuk mund te perziehet me interesat fetare te Rames. Rama po qe se Kristaqi i ka lene trashegim ndonje cope truall le t’ju a jape, por me pronen dhe taksat publike ska pune?! Boll ju lane trashegimi anadollaket Tyrq, dashkan te rembejne dhe te tjera !!!!!!!!!!!!!!

  2. besi says:

    Zgadal zotri ngadal se edi rama po don me ba nje barazi te tri bashksive fetare ne qender te tiranes qe as njera prej tyre mos te ket ankesa per mos then ju keni e ne skemi .

  3. Albi says:

    Tirana nuk ka nevoje per xhami te tjera. Eshte gabim teper i madh po u ndertua edhe nje xhami tjeter ne Tirane, se jane edhe tre te tjera.

  4. Lorenci says:

    Marrezia e rradhes e kryebashkiakut.

  5. Hasani says:

    Me kete veprim absurd qe po ben kryetari i bashkise se Tiranes, do t’i humbi zgjdhjet e ardhshme. Ky njeri i verber mendon se nqs ben xhamine do te siguroje votat e mjekerosheve. Gabohet, sepse qytetaret e Tiranes nuk duan xhami tjeter ne qytet. Tirana do qe te shkojne ne Evrope dhe jo ne Arabi.

  6. drino says:

    Dale dale thot populli shum shpejt do ta shini kete ramen sai idjt dhe i lig esht ky.

  7. Ermal Komini says:

    Te parespektuar rraciste religious or krahinor, or greke, serb or, cfardo jeni. Lereni popullin shqipetare te bashkjetoje ne harmoni fetare siq ka bere per mese 600 vjet me radhe. Z. Rama eshte ndoshta ortodox or ateist por e din se eshte kryetare i te gjithe banoreve te Tiranes. z.Rama po ben nje veprim llogjik dhe te drejte. Sa per xhihad ……Te gjithe e dine se shqipetaret jane evropiane dhe kurre nuk do te jene arab or turk or… Ne jemi shembull i shkelqyer i vetedijes kombetare se te gjithe jemi shqipetare ne radhe te pare dhe e respektojme njeri tjetrin. A keni pare ndonje kafe shqipetare ku besimtare te feve te ndryshme te rrijne ne tavolina te vecanta? Kurre!!! Le te krenohemi per kte.

    1. Hasani says:

      Te te pyes, per cilin respekt dhe tolerance e ke fjalen zotrote? Në Shqiperi nuk ka tolerance fetare. Toleranca eshte e njeanshme vetem nga jo-myslimanet. C’faj kam une qe me duhet te degjoj ulerima arabisht dite e nate ne mes te Tiranes!!! Tolerance i thua ti kesaj? Ti shikon endrra kur thua se ka harmoni fetare. E di ti sa here kane bere peticione banoret e lagjeve ku jane ndertuar xhamite ne Tirane, dhe asnjeri nuk u eshte pergjigjur ankesave te tyre. Rama nuk po ben nje veprim logjik dhe te drejte por thjesht nje marrezi dhe asgje me teper. Rama eshte kaq naiv saqe mendon se do te marre votat e myslimaneve te Tiranes nese ben xhamine. Rama per hir te votave ka deshire ta beje Tiranen te duket si Arabi. Myslimanet praktikante ne Shqiperi jane shume pak, dhe sidomos ne Tirane qe jane edhe me pak se në qytetet e tjera. Prandaj nuk i ka cfare i duhet Tiranes nje xhami tjeter.

  8. Leka says:

    Kisha respekt per punen dhe mendjen e Rames. Por tani me duhet te besoj, se per interesat e veta te vogla, ai eshte gati te shese te ardhmen e Shqiperise duke e prezantuar ate si nje vend te mirefillte osmano-mesjetar., ne unison me banden e berishes.

  9. sara says:

    Me ne fund nje xhami e re! Jam shume e kenaqur per kete vendim edhe pse me shume vonese. Edhe pse lexoj me keqardhje komentet e mesiperme, ato jane te kuptueshme per nje brez qe eshte rritur duke mos pranuar idene se dikush mund te besoje ne dicka qe eshte e ndryshme nga ata cka besojne ata. Megjithate kjo eshte pjese e nje procesi tranzicioni qe ne varesi te kultures dhe dijes qe grumbullon njeriu ne jete mund te jete me i gjate per disa, e madje nuk do iu dale as kjo jete.

  10. Leka says:

    Islami per shqiptarin ka qene bashkeudhetar me pushtimin asfiksues osman te zhvillimit njerzor. Duket qe parat e Kuvaitit kane dashur kete harac. Tani ne vazhdim i mbetet Rames, qe te heqe nga sheshi monumentin e qafirit Skenderbe, pasi dhe mund ta justifikoje me rregullimet qe po ben dhe ta gremise thelle ne bodrumet e bashkise. Bashkia ngjan keshtu si nje zgjatim i sarajit te kryevezirit Sali. Quo vadis Albania!

  11. Miranda says:

    Me duket nje vendim shume emocional dhe i pavend ky vendim i kryebashkiakut, pavaresisht preferencave te majta qe ndaj me te. se pari , besoj se ky truall bash mu ne qender te Tiranes, mund te sherbente per dicka tjeter si psh, biblioteken kombetare, nje park me jeshillek ku te marrin fryme apo te ulen 5 minuta ata qe ju bie rruga andej, etj. kjo politike pro-islamiste e Rames,do te kete pasoja per formimin e celulave fondamentaliste islamike te cilat kerkojne te injektojne frymen sudaneze apo ate sheite edhe ne vendin tone. nje loje politike e pamenduar mire, nje veprim per karshillek te Berishes, i cili njihet rendom si islamik, i cili ka pranuar edhe ne kabinetin e tij individe me aureole islamike.

  12. DURIMI says:

    Si ka mundesi te kete njerez qe thone: keshtu nuk shkohet ne evrope ku evropen nuk njifka mire?!,feja islame eshte e dyta ne evrope e ajo qe eshte per tu theksuar ,se edhe ato pak qe e duan fene ,po e pranojne islamin si shpetim.Per fat te keq,ka shqiptare qe e ndjekin boten nga bishti e jo nga koka,per te pare edhe me mire drejtimin e saj.
    Une jam pratikant SUNIT,e nuk kam problem te ndodhem ne ITALI,mjafton te ruaj distancen e idene time,dhe besimi as nuk shitet e as nuk blihet por fitohet me zemer,e bindje.
    Kemi edhe shoqaten tone islamike por jemi te hapur me institucionet lokale e rexhonale ,edhe perse vetem ne MAJ te ketij viti jemi themeluar,por do vazhdojme integrimin tone,e duke ja mundesuar keshtu bashkeatdhetareve tane te jene pjese e ketij qyteti,pa i prekur nga ana morale,e po ashtu theksoj se evropa nuk e ka problem xhamine ne shqiperi,por problemi jemi ne shqiptaret,duke menduar se pa myslimane ,evropa na don,une nuk e shikoj keshtu,pasi ne shqiperi akoma ekziston hakmarrja qindravjecare e kjo nuk vjen vetem nga myslimane,por duhet te pranojme se jemi ujqer per njeri tjetrin ,ja pra duhet me pare te integrojme mes nesh e me pas tu tregojme se jemi gati.Edhe perse jam mysliman,edhe perse i perkas nje feje dominante ne shqiperi,por e pranoj trekendeshin fetar,si simbol te tolerances.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje