Pothuajse në të gjithë vendin, paraditen e sotme kanë rënë reshje bore. Flokë të rralla dëbore kanë rënë për pak minuta edhe në kryeqytet, ndërkohë që edhe në Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan ka pasur reshje bore, duke përfshirë këtu edhe zonat malora, reshjet e borës në të cilat kanë qenë më të dendura. Për këtë arsye, në gjithë vendin ka pasur rënie të ndjeshme të temperaturave. Rënia më e ndeshje e temperaturave do të jetë ditën e nesërme, ku në zonat minimale, temperaturat minimale do të shkojnë në -12 gradë Celcius, ndërsa në tiranë -3 gradë Celcius.