Studentët e mjekësisë: Të shkarkohet Priftanji

9 Dhjetor 2010, 20:31Sociale TEMA

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë deklaruar dje bojkot pa afat në këtë fakultet, duke kërkuar largimin e dekanit, Alfred Priftanji. Sipas studentëve, dekani nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë dhe ka çuar në degjenerimin e fakultetit më të madh të Universitetit të Tiranës. “Duam fakultet shkencor”, deklaruan studentët në protestën e djeshme, duke thënë se po mësojnë me libra të vitit 1972 dhe se pedagogët nuk denjojnë të shkojnë në mësim.

“Për gjithë këtë katrahurë ku ndodhet sot Fakulteti i Mjekësisë bëjmë përgjegjës dekanin e fakultetit. Ne duam që nesër të jemi mjekë profesionistë dhe jo sharlatanë me diplomë siç po ndodh aktualisht. Na u kërkua të pranojmë implementimin e kartës së Bolonjës kur librat i kemi të viteve 1972. Nuk quhet fakultet ky ku pedagogët as nuk denjojnë të vijnë në mësim,” – deklaruan studentët.

Protestat vijojnë prej disa ditësh dhe kanë gjetur mbështetjen edhe të rektorit të Universitetit të Tiranës, z. Dhori Kule, i cili që prej fillimit është distancuar nga dekani Alfred Priftanji, i cili është kunat i ministrit Genc Pollo dhe është akuzuar se ka përfituar në këtë formë postin e dekanit.

1 komente në “Studentët e mjekësisë: Të shkarkohet Priftanji”

  1. Illo says:

    Keta qeverritare te pa afte dhe zullumqare i rrine popullit mbi zverk me soj sorollopin e tyre . Ruli 20 vjet minister , 20 pune se mbari nuk i ka bere dhe e shet veten per shume , por karakterizohet nga nje kulture e percipte dhe shume e nje anshme . E keni parasysh , kur tha perpara kemerave , se nje meter kub uje peshon me pak se sa e njejta mase me akull. Kyj ben bujqesine e sotme , qe eshte aliazh i biollogjise me teknikat inxhinjerike . Kesai paaftesie olimpike u shtohen kunetrit , dhendurret , xhajat , dajat . Moj kasolle , ku na mblodhe ! Illo

Comments are closed.

Lini një Përgjigje