Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë i Kongresit Amerikan, që njihet edhe si Komisioni amerikan i Helsinkit, zhvilloi para disa ditësh një seancë dëgjimore, për të diskutuar rreth përparimit që është bërë në 7 vende të Ballkanit Perëndimor. Në këtë seancë raportoi zv. ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Tom Kantrimen. Gazeta Tema ka zbardhur pjesë nga kjo seancë ku duket qartë se Shtetet e Bashkuara druhen se më e keqja për Shkodrën nuk ka mbërritur ende.
Një nga senatorët e pranishëm në seancë, e pyet zotin Kantrimen për përmbytjet në Shkodër dhe ai thotë se SHBA po studion se çfarë duhet bërë, pasi situata mund të rëndohet akoma më shumë sepse sapo ka nisur dimri.
“Një nga diplomatët tanë më të mirë, Aleks Arvizu, sapo ka dorëzuar letrat kredenciale këtë javë në Shqipëri si ambasadori ynë i ri. Dhe si akt të parë, ai ka dhuruar 50 mijë dollarë për Kyqin e Kuq shqiptar për të adresuar pasojat e përmbytjeve në disa pjesë të vendit. Për momentin ne jemi duke studiuar së bashku me kolegët nga Departamenti i Mbrojtjes së çfarë mund të bëjmë. Për momentin ka mbi 10 mijë persona që janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Ajo që na shqetëson është se tani sapo ka nisur dimri. Rezervuarët janë plot dhe toka është e tejngopur me ujë. Ne jemi shumë të shqetësuar se më shumë mot i keq mund ta rëndojë akoma më shumë situatën. Për momentin po studiojmë se çfarë mund të ofrojmë,” tha Kauntrimen.
Comments are closed.
Për sa kohë pesë herojt e Vigut do të dergjen tek plehrat e qytetit dhe nuk këthehen dinjitozë në qendrën e qytetit,Shkodra do të lëngojë nga përmbytjet e përherëshme.Fatalitet…Më vjen keq për shkodranët e mirë.
te shpresojme te mos kete me reshje se po te jete per kllounin shakaxhi te vicidolit qe i mbajti liqenet e hidrocentraleve plot ne fillim te vjeshtes per te shitur korrent per arken e boshatisur te shtetit kot te shpresosh
Per sa kohe ne Shqiperi specialistet dhe ekspertet do te perdoren si prostituta nga politikanet qeveritare Shqiperia do te vuaje nga fatkeqesi te tilla. S’ka rruge tjeter o njerez. Merrni masat vete per te shpetuar veten dhe femijet.
E keqia e Shkodres nuk kalon me tharjen e ujit, per gjithe ata shqiptare qe ne trup ende kane lageshtiren dhe te ftohten e permbytjes.Ddiskutohen do ta perballe trupi it tyre kete o jo,per faktin se ende dimri s’ka aritur pikun e tij,shto ketu edhe kushtet e seicilit per triumf mbi kete mekat.Ndaj energjia e trupave te notepsur duhet o kostante o ne ritje,plus ndihmat mjekesore per te semuret,dhe per blegtorine e tyre.Pas kesaj mundet te fitojme mbi kete rebesh shirash qe na gjeten kaq te pa pregatitur.Permbytja Nr 5 ju ka dhene nje mesim te pa harushem gjithe c’jane ne Parlamentin e Tiranes.Ligor Luarasi SHBA.
E keqia e shkodres eshte projektuar se bashku me projektimin e digave mbi drin dhe specialistet qe kane bere kto projekte e dine shume mire, prandaj duhet nje pune shume e madhe qe projekti per te permbytur Qellimshem shkodren ne raste lufte kunder armikut, te behet i pademshem duhet nje pune kolosale qe nuk mbaron as ne nje dite dhe as ne nje vit. Nga ana tjeter po permbytet e gjithe evropa keshtuqe edhe ky faktor e evshtireson akoma me shume punen e qeverise sepse vete shtete e BE jane ne veshtiresi te tilla per shkak te reshjeve dhe te ftohtet e parakohshem.
O emigranti.
Ty te paskan emigruar trute e kokes,prandaj nuk ka rendesi se ku jeton.Po,si thua o injorant,se digat e HEC-eve mbi Drin,jane ndertuar per te permbytur Shkodren ne rast lufte?
E tere bota, nderton hidrocentrale,termocentrale dhe centrale berthamore per te zgjidhur problemet energjetike dhe ti na i ktheke ne politike dhe genocidiste.Sipas teje,shtete te fuqishme,si SHBA,Kanada,France,Angli,Gjermani,Rusi etj.ndertojne ne token e tyre centrale berthamore per te asgjesuar popullin e tyre ne rast lufte.Kjo eshte cmenduria jote,qe ja kalon dhe asaj te vete Berishes.Digat prodhojne drite,sjellin perparim.Qeveria,kur nuk njeh dhe realizon detyrimet ne fushen e ujitjes,kullimit,erozionit,pyllezimit,mbrojtjen e pyjeve,ndertimin e argjinaturave,thellimin dhe pastrimin e kanaleve kulluese,eshte shkaktare e permbytjeve ne Shkoder.E pra,fajtor eshte Berisha me qeverine e tij dhe jo digat.
Amerika shume me serioze e konkrete se Sala e qeveri ne parashikimin e situates.
po si mer vlla nuk ndodhen gjona te tilla ne 50 vjet. kaq ters paska qen ky sala…???
Ky imigranti qenkerka nje i pjerdhur ose nje i rjedhur qe arsyeton me logjike kalamani kopshti .Digat u bene per te mbytur armikun thote.Ajde strateg ajde ,po pse pak dinamit kishte Enveri qe ti hidhte ne ere ne se zbatohej kjo strategji e dhjere?Enveri diktator ishte por ndertimet i bente te qendronin si ne vepra energjitike dhe ne ato kulluse ashtu si dhe ne hekurudhat.Keto kane 20 vjet pa ju vene dore njeri ti mirmbaje dhe rezistojne pale te mirmbaheshin ,sepse ato beheshin me parashikim te rezistonin mbi 200 vjet.Edhe ne Greqi diktatore ishin kolonelet ne vitet 68 por rruget i ndertuan.Kujto dhe gjermanine ne kohen e diktatorit me te eger Hitlerit, por rruget u bene qe athere rezistuan luftes dhe kohes.AQ di aq flet o delenxhi.Sa per Golken e Luarasit nese eshte ai nip i Petro Ninit mos haro se kush te beri doktor shkencash dhe pedagog se profesor nuk behesh dot, parlamenti eshte zene per gryke nga fshatari i ujkudolit(vucidoli) dizenjatorja e sigurimit Jozefina Topallja ne tru.