Rikthehet gripi i derrave

11 Dhjetor 2010, 14:46Sociale TEMA

Të paktën dhjetë persona kanë gjetur vdekjen në Britani të Madhe nga gripi i derrave, njoftojnë mediat. Personat kanë humbur jetën brenda pak javësh. Një baba i tre fëmijëve, 30 vjeç, ka humbur jetën sot në Britani për shkak të gripit të derrave. Agjencia për Mbrojtjen e Shëndetit thotë se 10 personat që kanë vdekur kanë qenë nën 65 vjeç, dhe thuajse të gjithin nuk kishin pasur më parë probleme shëndetësore.

Ekspertët janë të habitur me këtë shpërthim dimëror të gripit të derrave, i cili po përhapet në Europë.

Lini një Përgjigje