Një formë interesante ndërgjegjësimi për kanalizimet e ujërave të zeza

11 Dhjetor 2010, 15:40Sociale TEMA

Shqipëria është ngërthyer këto ditë nga debati në lidhje me importimin e plehrave nga jashtë. Prej kohësh vendi vuan nga problemi, sidomos i kanalizimeve të ujërave të zeza. Tashmë mbeturinat e këtyre ujërave do të mund të hyjnë edhe pa doganë nga jashtë. Por ndërsa bëjmë hapa prapa në këtë drejtim, në botë ndërgjegjësimi ndaj kanalizimeve të ujërave të zeza është në maksimum. Këtë e tregon dhe një faqe e re në internet, e quajtur flushtracker.com, e ngritur nga Organizata Botërore e Banjove dhe firma Domestos. Ajo i tregon çdo qytetari të vendeve të zhvilluara se ku shkon jashtëqitja e tyre në momentin që e bëjnë në shtëpi. Mjafton të fusësh adresën dhe në faqe shfaqet rruga që bën jashtëqitja për në kanalizime deri në destinacionin e fundit. Themeluesit e kësaj faqe thonë se ajo është e rëndësishme për të sensibilizuar njerëzit e botës së tretë për nevojën e kanalizimeve, për të shmangur shumë sëmundje dhe probleme me shëndetin.

1 komente në “Një formë interesante ndërgjegjësimi për kanalizimet e ujërave të zeza”

  1. gg says:

    mire do te qe te rresqisnin drejt e ne kurvend, po me duket se perfundojne mbrapsht, drejt e ne goje…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje