Organizata Ndërkombëtare e Punës ka publikuar një raport ku dallohet se raporti i rritjes së pagës maksimale me atë të pagës minimale është më i ulëti në gjithë Evropën Lindore; të varfrit më të varfër e të pasurit më të pasur…
Organizata Ndërkombëtare e Punës ka publikuar dje raportin e pagave në periudhën 2008-2009 për gjithë vendet e Botës, duke pasqyruar se si është rritur paga minimale dhe ajo mesatare gjatë periudhës së krizës ekonomike botërore. Nga shifrat e publikuara nga ILO, del qartazi pabarazia e thellë sociale e prodhuar nga politikat qeveritare përgjatë këtyre dy viteve, duke bërë që të varfrit të mbeten më të varfër dhe të pasurit më të pasur.
Raporti ka të dhëna për Shqipërinë për vitin 2008 për sa i përket pagës mesatare dhe për vitet 2008 dhe 2009 për sa i përket pagës minimale. Në bazë të saj, dallohet se paga mesatare në Shqipëri ka pësuar rritjen më të madhe në krahasim me vendet e Evropës lindore për vitin 2008, duke u rritur pothuajse me një të pestën (19.7%) e ndjekur nga afër vetëm nga Rumania me 17% dhe Bullgaria me 13 për qind, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera kanë pasur një rritje me nën 10 për qind të pagës mesatare, ndonëse në vlerë absolute kjo rritje është më e lartë se ajo e Shqipërisë, teksa në vendin tonë paga mesatare vijon të jetë ndër më të ulëtat në krahasim me vendet e Evropës Lindore.
Deri këtu, duket se vendi ynë ka ecur mjaft përpara në fushën ekonomike dhe në mirëqenien e qytetarëve, por kur vjen fjala për pjesën më vulnerable të shoqërisë, personat pra që jetojnë me paga të ulëta, situata ndryshon tërësisht. Edhe pse pesë nga pesëmbëdhjetë shtetet e Evropës Lindore të listuara nga ILO kanë pasur rritje më të ulët të pagës minimale (e si pasojë të të gjitha pagave të ulëta) sesa Shqipëria, e disa prej tyre madje kanë pasur ulje të tyre, qeveritë e këtyre vendeve janë kujdesur të ruajnë një balancë sociale, për të mos varfëruar më tej të varfërit, duke pasuruar të pasurit.
Kështu, Shqipëria kishte një rritje reale totale përgjatë viteve 2008 dhe 2009 të pagës minimale prej 5.9 për qindësh, përkatësisht 2.2 në vitin 2008 dhe 3.6 në vitin 2009. (Vlen të theksohet se totali I rritjes është llogaritur në bazë të pagës minimale në vitin 2008 dhe asaj në vitin 2010, prandaj ajo nuk është domosdoshmërisht shumatorja e përqindjes së rritjes së pagës minimale, por rritja reale e pagës minimale e shprehur në përqindje).
Ndërkaq, në vendet e rajonit, paga minimale është rritur në shifra marramendëse në Rumani me 35.1 për qind, 26.3 për qind në Poloni e kështu me radhë. Ndërkohë pesë vende kanë pasur ulje të pagës minimale, ose rritje më të vogël se Shqipëria, me Çekinë në krye të kësaj liste ku paga minimale është ulur me 7 për qind.
Atje ku duket raporti i mosbalancës në shoqërinë shqiptare, ku politikat qeveritare janë kujdesur të rrisin jashtëzakonisht shumë pagat e larta dhe të mbajnë të ulta pagat e vogla, është raporti I rritjes së pagës minimale dhe pagës mesatare për vitin 2008. “TemA” ka llogaritur se në Shqipëri, paga mesatare është rritur me 17.5 për qind më shumë sesa paga minimale, një paradoks që qeveritë e tjera kanë tentuar ta mënjanojnë. Pas Shqipërisë, më pak duket se ia ka arritur Serbia, ku ky raport është në -16 për qind, në favor të pagës mesatare.
Me fjalë të thjeshta kjo do të thotë se pagat e larta janë katapultuar gjatë kësaj periudhe, ndërsa pagat e ulëta janë rritur shumë pak, duke krijuar një hendek social në shoqërinë shqiptare. Kjo, pasi ndërkohë që paga minimale në Shqipëri, në vitin 2008 për shembull është rritur me vetëm 2.2 për qind, si pasojë e saj të gjitha pagat e ulëta janë rritur pak a shumë me të njëjtën shifër. Por, teksa, paga mesatare llogaritet me raportin ndërmjet pagës minimale dhe asaj maksimale, duket se paga maksimale në Shqipëri, është katapultuar duke arritur një rritje më të madhe se 20 për qind, duke ndikuar si pasojë në rritjen e pagës mesatare me 19.7 për qind.
Në Evropën Lindore një sërë qeverish janë kujdesur që ky raport të jetë një shifër pozitive, pra që paga minimale të rritje më shumë se sa ajo maksimale, duke sjellë si pasojë që edhe ajo mesatare të ketë rritje më të ulët se paga minimale, duke sjellë një drejtësi sociale.
Kështu, Kroacia, Letonia dhe Rumania kanë pasur një raport pozitiv me pak më shumë se 11 për qind të pasuara nga Polonia, me afërsisht 10 për qind, Estonia me 6.3 për qind dhe Sllovenia me 0.3 për qind. Në këtë politikë duket se kanë dështuar Bullgaria, Sllovakia, Lituania, Çekia dhe Hungaria që kanë pasur shenjë negative në këtë raport, dhe sidomos Serbia dhe Shqipëria ku raporti ishte në mbi 15 përqind në favor të pagave të larta.
Ndërkohë që shteti shqiptar trumbeton me të lartë arritjet në fushën ekonomike dhe në mirëqenien e qytetarëve, duket se kjo nuk ka të bëjë me personat që kanë pagë minimale, të cilët panë një rritje të ardhurash në dy vitet e para të mandatit qeveritar të kryeministrit Berisha, duke pësuar realisht ulje gjatë viteve në vijim, nëse marrim parasysh edhe inflacionin. Këtë fat, nuk e kanë pasur personat me paga të larta që kanë parë rritje të vazhdueshme të të ardhurave të tyre, e për më tepër shoqëria shqiptare që e sheh veten në pozicionin e një vendi antisocial.
Comments are closed.
Pa miratimin e Berishes dhe te Fari Balliut keto idera jane fallco,shikojeni edhe njehere se duhet ta kini gabim ju te Organizates Nderkombetare te Punes.
Klanet korruptivo-kriminale te sali berishes me shoke po ndeshkojne tashme dhe ekonomikisht shumicen e popullit qe nuk ja dha voten vete, por e bojkotoje ate.Kjo panorame financiare nuk eshte per tu cuditur kur vjen nga nje qeveri e votave te vjedhura qe me ndergjegje i ben avokatine botes se korrupsionit e krimit,se cic edhe thuhet ne popull kur hajduti ka pangopesi per para vjedh dhe fukarane nga pangopesia per te tejmbushur xhepat e tij.kjo moster qe e ka emrinBerisha-Nano-meta me shoke duhet ndeshkuar jo vetem me bojkot por me demostrata te fuqishme per ti shkulur nje here e mire nga poltronet qe kulloje gjak prostitucioni e krimi ne teresi.Beso,protesa eshte mjeti i vetem qe largon keto mbetje te spermatozoides kriminale komuniste te hohes qe shkoje e te kesaj qe po jetojme.
E TE NA ROJ KORUPSIONI QE E KA EMRIN SALI
E TE NA ROJ PROSTUTSIONI QE E KA EMRIN JOZI
E TE NA ROJ SHKATRIMI QE E KA EMRIN SALI
E TE NA ROJ LIQENI QE E KA EMRIN SALI
E TE NA ROJ SHPYLLZIMI QE E KA EMRIN SALI
Ore e mora vesh une qe ketu ka plasur korrupsioni, shkaterrimi, indiferenca varferia. Po si i behet????
Duhet te vihemi ne 90° grade dhe ti themi pushtetit ja ku me ke dhe bej cfare te duash me mua.
Ne televizion ne radio ne media ne pergjithesi jane bere nje me qeverine. Populli nuk ka nje ze te pavarur per te thene zerin e tij.
Duhet te kete me shume media si gazeta Tema per te bere te mundur qe te pakten edhe me keto komente te shprehim si popull qe do vertete te jetoje i lire ne vendin e vet, te jape idete dhe mendin e vet.
Me vjen keq per ata qe e shohin Shqiperine bardhe e zi, ne shqiperi ka shume ngjyra. Per fat te keq ata qe kane mendojne se te gjithe jane si ata.
O popull mos harroni se vetem ata qe kane pushtet jane me leke ne te tjeret jemi vetem” popull”.
Jepi Sale se sa te kemi ty ne pushtet listat neper dyqane nuk do te na ndahen. Me ty ne krye jemi te mbytyr deri ne fyt.
hajt shendet
Qeveria ne Shqiperi, me antishqiptarja qe ka njofur historia