Bosnja e Shqipëria do të festojnë sërish... për liberalizimin e vizave

21 Janar 2011, 10:44Sociale TEMA

Nuk kanë mjaftuar festimet që kanë çuditur botën, por politikanët në Bosnje e Shqipëri kanë vendosur që të festojnë sërish për heqjen e vizave. Kësaj herë festimet do organizohen në shkurt. Aktivitete do ketë në Sarajevë e në Tiranë. Pasi ka kaluar më shumë se një muaj nga heqja e vizave, qeveria nuk ka dalë të thotë se a ka pasur një rritje të numrit të udhëtarëve e destinacioneve në krahasim me vitin 2009. Të ishte e vërtetë, Berisha nuk do linte konferencë për shtyp pa e përmendur këtë fakt. Duhet të kujtojmë se bëhet fjalë për një periudhë të ngarkuar me udhëtime për shkak të festave të fundvitit. Por meqë kryeministri e qeveria nuk kanë thënë gjë, është kujtuar një gazetë austriake “Die Presse”, që thotë se nuk ka pasur ndonjë ndryshim në numrin e udhëtarëve, se ata që kanë udhëtuar gjithmonë, po udhëtojnë edhe tani.

2 komente në “Bosnja e Shqipëria do të festojnë sërish… për liberalizimin e vizave”

  1. Falcon says:

    nuk besoj berishovic do kete mundesi te festoje…vizat i hoqi europa jo berishovic..

  2. rrapi-i-treshit says:

    PIRXH PIRXH SE LIROXH

Comments are closed.

Lini një Përgjigje