SONDAZHI I GALLUP/ Vetëm 20 përqind e shqiptarëve janë të kënaqur me mirëqenien e tyre

22 Prill 2011, 11:33Sociale TEMA

Gallup ka publikuar sondazhin e fundit për mirëqenien në botë. Sondazhi nxjerr në pah se në cilin vend të botës janë njerëzit më të lumtur. Në krye të listës është Danimarka. Në këtë vend 72 përqind e njerëzve janë të lumtur me mirëqenien e tyre, 27 përqind thonë se luftojnë për këtë gjë, vetëm 1 përqind thonë se vuajnë. Listën e mbyll Çadi ku vetëm 1 përqind thonë se janë të lumtur me mirëqenien e tyre.

Shqipëria e Kosova renditen tek grupi i vendeve të pakënaqura. 20 përqind e shqiptarëve shprehen të kënaqur, 63 përqind thonë se luftojnë e përpiqen të mbijetojnë, 12 përqind thonë se vuajnë. Shqipëria renditet njësoj si Indonezia, Xhibuti e Filipinet. Kurse në Kosovë, 20 përqind thonë se janë të lumtur me mirëqenien e tyre, 66 përqind thonë se përpiqen të mbijetojnë, 14 përqind vuajnë.

Ky megjithatë është një sondazh shumë subjektiv, pasi shumë vende evropiane të zhvilluara, nuk janë dhe aq të lumtur me mirëqenien e tyre.

5 komente në “SONDAZHI I GALLUP/ Vetëm 20 përqind e shqiptarëve janë të kënaqur me mirëqenien e tyre”

  1. vinny says:

    Do ta kene ngaterruar me ndonje vend keta te Gallup-it se ska mundesi qe ne Shqiperi te kete te pakenaqur!!
    Ne jemi vendi me rritjen me te larte ekonomike ne rajon, ku ndertohen rruge e infrastruktura, u lidhem me autostrade me Kosoven, zgjedhjet jane me te ndreshmet qe egzistojne, media ka lirine e duhur, arsimi ..shendetesia nga me te mirat ne Evrope, qeveri me demokratike se kaq nuk ka…
    Duket qe keta de Gallum-it nuk qekan fare profesioniste!!

  2. nicolla disha says:

    Sontazhi i Gallup eshte i vertete, kurse Sonzhi i vinny nuk eshte i vertete.

  3. plaku says:

    Me kujtohet shume mire ( fatkeqesisht nuk me kujtohet cfare viti ) nje organizate boterore beri nje sondazh ( me te dhenat qe kishte dhene cdo qeveri e botes ) ne lidhje me ushqimin ne vendet e ndryshme. Shqiperia doli ne vendin e pare dhe ky sondazh u perdor ne menyre te turpeshme ne Shqiperi per te treguar se edhe bota na vlereson. Fakt eshte qe sondazhi u be sipas te dhenave qe kishte dhene qeveria shqiptare dhe keto te dhenave ishin genjeshtra me bisht.
    Une di tju them vetem faktin se qeveria njoftonte vendin se Uzina e telave te Shkodres e kishte ralizuar planin e telave per eksportin, gje qe ishte nje genjeshter e madhe me bisht sepse nje kolegu im qe eksportonte telat e bakrit me thoshte se te dhenat jane genjeshtra.

  4. VL says:

    Qenka permiresuar. Nga nje vit me pare, resultatet ishin 13% te kenaqur, dhe 20% qe vuanin – tani eshte 20% te kenaqur dhe 12% qe vuajne.

    Nuk qenkemi shume mbrapa fqinjeve tane – Greqia vetem 11% qe vuajne ndersa italia 7%. Mos harroni se popullsia e tyre eshte shume me e larte se ne, keshtu qe me numer, Greqia dhe Italia kane me shume njerez qe vuajne se ne.

    1. Sofi says:

      Shume shqiptare nuk jane ne Shqiperi. Po te ishin te gjithe aty do kish edhe me shume te vuajtur…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje