Ambasada Britanike: Jemi të shqetësuar për grevën e urisë së tetraplegjikëve

21 Prill 2011, 17:33Sociale TEMA

Ambasada Britanike dhe Këshilli Britanik në Shqipëri, ka reaguar paraditen e sotme mbi grevën e urisë së para dhe tetra plegjikëve e cila ka hyrë në ditën e saj të tetë.

Në një deklaratë të përbashkët, dy përfaqësitë diplomatike në vend shprehen se “Ne dëshirojmë të shprehim shqetësimin e tonë për grevën e urisë nga përfaqësuesit e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara. Ne nxisim palët e përfshira që të angazhohen në dialog konstruktiv për të zgjidhur shqetësimet e tyre. Si hap i parë, ne inkurajojmë Këshillin Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara të takohen urgjentisht për të diskutuar çështjen.”

Më tëj në deklaratën në fjalë, thuhet se Mbretëria e Bashkuar beson se një shoqëri gjithëpërfshirëse, është një shoqëri dinamike. Këshilli Britanik ka punuar me OSBE-në për të forcuar Këshillin Kombëtar për

Greva e para dhe tetra plegjikëve erdhi si pasojë e kërkesave të tyre të shpërfillura nga qeveria për rritjen e pensionit dhe kompensimin e karburantit. Ndërkohë qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë deklaratë publike mbi këtë grevë dhe për më tepër nuk i ka pritur përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuara në një takim të kërkuar nga këta të fundit. (Tema/a.r)

3 komente në “Ambasada Britanike: Jemi të shqetësuar për grevën e urisë së tetraplegjikëve”

  1. england says:

    Ja dhe pjesa e botes qe i vlersojne te gjithe njesoj!
    ne Angli para dhe tetra plegjiket trajtohen me nje status te vecante
    disa nga kjo kategori njerzish perfitojne nje benefit ne varesi te klasifikimit
    nga organi perkates shuma arrijne deri 800 apo dhe me shume paund
    ky eshte ndryshimi midis botes se trete,dhe atyre qe zbatojne rregullat,dhe ligjet e shtetit
    ky eshte ndryshimi i qytetarise,dhe i paaftesise

  2. I zhgenjyeri says:

    Mos u nxitoni se nuk eshte shprehur akoma presidenti e kryeministri de fakto, kazaku Arvizu. Nuk p… njeri per ambasadoret e tjere, po foli i kudondodhuri, i shquari Arvizu te mjeret tetraplegjike e fituan davane….
    lum Shqiperia qe e ka,
    rrofte Amerika qe na e dha

  3. Sofi says:

    Mendova se ju britaniket kishit heq dore kur mbyllet BBC ne shqip. Apo ndoshta s’kishin me uje ato burime?

    Nejse, uroj te jeni sinqerisht te shqetesuar per te drejtat e tetraplegjikeve. Ne Shqiperi historikisht jane lene pas dore.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje