Vazhdon dhuna ndaj romëve pas premtimeve të Berishës, digjen edhe 15 banesa

16 Prill 2011, 16:35Sociale TEMA

Vetëm pak javë të një spastrimi të komunitetit rom në zonen e stacionit të trenit në Tiranë, një tjetër rast është përsëritur ditën e sotme.

15 banesa që i përkisnin komunitetit rom në zonën e ish-Uzinës së autotraktorëve në Tiranë, janë shkrumbuar tërësisht. Sipas burimeve mësohet që zjarri të ketë qënë i qëllimshëm dhe fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz përvec dëmeve materiale.

Edhe pse autorët e zjarrvënies janë në kërkim, policia paraprakisht dyshon se ky akt ka pasur qëllim hakmarrjeje.

Ky është rasti i dytë që komuniteti rom dhunohet në kryeqytet. Vetëm pak javë më parë, kryeministri berisha duke qënë i pafuqishëm për parandalimin e dhunës ndaj romve dhe i paralajmëruar nga ky komunitet, i siguroi ato se këto akte barbare nuk do përsëriteshin më dhe se vetë qeveria do i garantone banesa normale në pallate. (Tema/a.r)

1 komente në “Vazhdon dhuna ndaj romëve pas premtimeve të Berishës, digjen edhe 15 banesa”

  1. brace1 says:

    Ku eshte arvizo shpetimtari,mbrojtesi i paguar i sekretarit byrose,i burrit leshit,ta marrin veshte arvizo se ky eshte komunisti dinak vrases,para kamerave thote qe romet do ti strehojmeme,punesojme,shkollojme e do ti trajtome si te gjithe popullin shqiptare.nga ana tjeter tropojanet i vrasin,rrahin i pordhunojne e se fundimi edhe po i djegin.Policia heshte para krimit,ky eshte racizmi i nderuar ambasador i vogel,ktu duhet te ndihmosh, kyte shtrese te varfer e te pa mbrojtur,tek ai burri i shtetit,kjo fjale e thene vec nga goja jote,se shqiptaret e njohin si komunisti dinak i pa vlere i fundit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje