Hipokrizia e Berishës me njerëzit me aftësi të kufizuara dhe një incident që u "zhduk"

15 Prill 2011, 17:22Sociale TEMA

Para një jave, disa persona me aftësi të kufizuara u mblodhën në hotelin më të shtrenjtë në vend, në Sheraton. Përpara tyre do të shfaqej kryeministri Sali Berisha. Njerëz me kostume e luks shkëlqenin para paraplegjikëve e tetraplegjikëve, kurse kryeministri ulërinte se kishte dyfishuar të ardhurat për këtë kategori. “Do të vizitoj qendrat tuaja,” tha Berisha, ndërkohë që shfaqjen e dha në dritat e Sheratonit.

Por shfaqja nuk shkoi siç duhet. Njëri nga personat me aftësi të kufizuara iu sul kryeministrit duke i thënë se bën hipokrizi me ato që thotë. Ai i tha se kryeministri nuk u ka hapur kurrë derën atyre fatkeqëve. Madje dhe numrin e telefonit që e ka vënë në dispozicion të vegjëlisë, nuk e hap për askënd. Berisha u skuq i tëri dhe u përpoq të shmangte me një buzëqeshje të sforcuar atë person. Në media lajmi vetëm sa u shfaq në një skutë dhe u zhduk urgjent. Vetëm një ditë më parë dikush goditi me vezë presidentin gjerman dhe ai lajm bëri xhiron e botës. Kurse kur drejtuesve tanë u ndodhin të tilla incidente, ato zhduken nga transmetimi.

Megjithatë, një javë pas shfaqjes me drita në Sheraton, tetraplegjikët kanë protestuar përpara kryeministrisë dhe janë duke u sakrifikuar në një grevë urie. Por kryeministri nuk e vë ujin në zjarr për to. I do vetëm për shfaqje televizive në hotele me pesë yje.

 

4 komente në “Hipokrizia e Berishës me njerëzit me aftësi të kufizuara dhe një incident që u “zhduk””

  1. Sali Berisha says:

    Ne asnje menyr , jane mashtrimet e meros dhe edvinit, ja u them un ju. Po fitum ne tirane un ju premtoj ju qe do ju boj me ec leap,me vrapu prap , un ju premtoj ju qe gjith endrrat dhe deshirat me te bukura do ja u plotsoj….sepse une jam dielli qe shkelqe mbi univers. Rroft Sali Berisha

    1. Nabukodonosor says:

      Po patjeter karroca me ajer te kondicionuar,aibag,4×4,disqe alumini jashte serie,goma pirelli 25″,sedile”Sparko”,laptop ne karroce,internet per te gjithe.

    2. laina says:

      po sa mire qe flet saliu mbron veten .po shqipetaret e shkret pse nuk kane guxim te dalin e te mbrojne veten . po sal beu nuk do t’ia dije per argatet dhe popullin . misioni i tij eshte sa me pak shqiptar ne shqiperi qe ta blej te gjithen per vete . s’ka lek per te semuret ai ,se i duhen per votat dhe per tokat .faleminderit mero qe megjithe se sala te ka perdjekur , na ke ndihmuar me mundesit e tua te shikojme realitetin e shkrojtur pa friken e me guxim . kete guxim duhet ta kene te gjithe gazetaret .

  2. nari says:

    Nuk ka asnje ndryshim metodash me kohen e komunizmit ku gjithmone kundershtaret e regjimit censuroheshin.
    O popull shqiptar,nuk ke bere gje tjeter vetem nje vrime ne uje.
    Ta gezoni ne shekuj komunizmin e sotem me sekretar Sali Berishen.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje