SHENIM/ Tifozët e Partizanit: Votojmë kush na kthen klubin

13 Prill 2011, 18:06Sociale TEMA

Në faqen e internetit të Sport Klub Partizanit janë vendosur fotot e Edi Ramës dhe Lulëzim Bashës. Tifozët kërkojnë të votohet ai që premton se do t’i kthejë pronat e klubit Partizani. Qeveria ka marrë dy vendime kontradiktore. Një vendim ia kthen pronat e klubit Partizani ish- pronareve pasi dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, është përfitues nga një prej gjyshërve të tij në këtë pronë, ndërsa me një tjetër vendim qeverie, klubit Dinamo iu morën pronat e klubit që kishin dhe pronarë të njohur dhe iu shtetëzuan për tu bërë qendër olimpike, pasi pronarët nuk pranuan të firmosin marrëveshje paraprake ndërtimi me një ndërtues të familjes Berisha.

Tani Basha premton hapjen e terreneve sportive në një kohë që qeveria ku ai bën pjesë me vendime po i prish edhe ato pak terrene që kanë ngelur sipas interesave të familjes Berisha.

Pyetja është nëse Basha ka fuqi t’ia rimarrë tokën Argitës dhe t’ia japë klubit Partizani? Po e bëri do marrë votat e klubit Partizani. Po nuk e bëri, do marrë mbështetjen e Argitës. Varet kush i duhet.

http://www.facebook.com/FK.PARTIZANI

4 komente në “SHENIM/ Tifozët e Partizanit: Votojmë kush na kthen klubin”

  1. ben says:

    Do ta kthej Luli ,se ai ne fakt e mori,ndigjojeni neser se mos e thote ne ndonje takim,kushedi ju jep edhe ndonje stadium.

  2. Claus says:

    Edhe terrenet e ketij klubi i paska plackitur?
    Te denosh nje klub te tille qe ka numrin me te madh te tifozeve te cilet ndoshta mbushin stadiumet cdo jave dhe njekohesisht sjellin xhirim te vlerave monetare, per te kenaqur oborrin e familjes, eshte kriminale.
    E kane me te lehte te lene stadiumet bosh duke u hequr kenaqesine e futbollit te rinjve, se sa tu sjellin argetim dhe fitime ekonomike shoqerise duke plackitur si jenicere.
    Rama duhet ta fuse ne axhende te fushates edhe kete pike, se ka te beje me nje mase te madhe votuesish dhe dashamires te futbollit. Ne fund te fundit ke te besh me nje klub qe ka bere histori dhe jo me Peqinin e Sules. Partizani dhe Dinamo nuk duhen te bien pre e plackitjeve.

  3. hysni dajaku says:

    Sali Berisha 1-Partizani 0..ku golin e fitores per Sali Berishen e beri Safet Berisha i Partizanit me autogol,,,edhe klube sportive paskan ndertuar ata komunistet e Enver Hoxhes qe “shkaterruan” shqiperine

  4. hysni dajaku says:

    Sali Berisha duhet urgjentisht ta ndryshoje emrin”FK PARTIZANI”pasi eshte me prejardhie komuniste,dhe ta quaj “FK BALLISTI’:)))

Comments are closed.

Lini një Përgjigje