Vazhdon greva e tetraplegjikëve. Një grevist në gjendje të rëndë

15 Prill 2011, 10:18Sociale TEMA

Hyn në ditën e dytë greva e urisë e tetraplegjikëve. Greva në fjalë po mbahet që prej ditës së djeshme në ambientet e shoqatës së tetraplegjikëve në Laprakë ndërkohë që një prëj grevistëve është në gjendje të rëndë.

Sal Paca është emri i 60 vjecarit i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Tetraplegjikët kërkojnë rritje ekonomike dhe rimbursim të kardurantit që ata përdorin për motorat e invalidëve. Pavarësisht protestave të tyre të mëparëshme, kryeministri i vendit nuk ka dhënë asnjë përgjigje. (Tema/a.r)

1 komente në “Vazhdon greva e tetraplegjikëve. Një grevist në gjendje të rëndë”

  1. Ermal says:

    Ky vend eshte bere qe te gjithe te hyjne ne greve urie, sepse ne cdo hap gjen nga nje padrejtesi te shtetit ndaj individit. Solidarizohem me sakrificat tuaja, megjithese sikurse ka ndodh shpesh grevat s’po japin me rezultat kur ke perballe nje qeveri te shurdher, vrastare, kusare dhe mashtruese ne cdo fjale qe thote.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje