Ministria e Arsimit nuk tërhiqet nga ligji për ndalimin e simboleve fetare në shkolla

21 Prill 2011, 12:57Sociale TEMA

Ministria e Arsimit ka lënë në fuqi në projektligjin përfundimtar për ndalimin e simboleve fetare në institucionet arsimore, duke i lejuar ato vetëm në shkollat fetare.

Megjithë kundërshtimin e komuniteteve fetare, sidomos nga komuniteti mysliman, projektligji i rishikuar për “Arsimin Parauniversitar”, që pritet të miratohet së shpejti edhe nga qeveria, ka vetëm disa riformulime të pikave të nenit të diskutuar 36, duke lënë në fuqi ndalimin e simboleve fetare në institucionet arsimore, përveç shkollave ku mësohen lëndë fetare, raportoi të enjten e përditshmja Mapo.

Ministria ka vendosur gjithashtu që të ndalohen në shkolla edhe simbolet partiako-politike dhe veprimtaritë fetare dhe partiake me nxënësit dhe punonjësit e institucioneve arsimore. Simbolet fetare si kryqi, shamia apo veshje të tjera që dallohen që janë fetare, nuk do të lejohen në shkolla./

5 komente në “Ministria e Arsimit nuk tërhiqet nga ligji për ndalimin e simboleve fetare në shkolla”

  1. vinny says:

    Besimi ne fe eshte diçka teper intim dhe ka lidhje me pjesen shpirterore te çdo individi e kjo duhet te jete e drejte kushtetuese ne Shqiperi.
    Simbolet fetare nuk kane te bejne me pjesen shpirterore, por me nje forme “marketingu” te fese e cila sherben te reklamoje, te afirmoje nje fe apo doktrine ne syte e shoqerise.
    Feja nuk duhet konsideruar si tregeti dhe duhet ushtrur e praktikuar ne vendet e kultit.
    Nje i krishtere nuk ka pse ti afirmohet nje muslimani apo bektashiu pasi kjo nuk ka lidhje me besimin, po me imponimin e ideve apo besimeve.
    Pra, larg feja institucioneve apo vendeve publike ku çdo kush do te jetoje pa u influencuar nga opinionet e besimet e te tjereve.
    Nese dikush qe eshte i pa fe dhe beson te natyra dhe eshte natyrist vendos te shkoje nudo ne shkolle, cili do te ishte reagimi i atyre qe afishon simbole fetare neper sholla apo institucione!?
    Liria e çdo kujt, mbaron atu ku liria e tjetrit fillon, e ky princip duhet te repsektohet nga te gjithe nese duam te jetojme ne harmoni e te respektojme njeri tjetrin.

  2. Epirioti says:

    Cfare lajmi bombe qe shkruani more! A thua sikur po u hiqet nje e drejte shekullore anadollakeve. Nuk ka per te bere vaki qe te lejohen keto simbole, do apo nuk do ministria e arsimit, Berisha, Rama apo Obama. Shqiperia, pavaresisht dyndjeve fshatare, maloke dhe katunare, ka nje berthame ne koshiencen e vet qe fete ne Shqiperi erdhen me hordhi, dhe nuk jane e nuk kane per tu bere kurre pjese e ndergjegjes sone kombetare. Ne besojme ne Zot, kaq mjafton, fete jane si partite, do i respektojme te gjitha per se largu per aq kohe sa nuk e teprojne me kerkesat e tyre.

  3. mendimi_im says:

    do ta shohim…

  4. raimondi says:

    –Shqiptaret duhet te bejne referendum per fene islame
    ———–Te gjithe ne myslymanet shqiptare duhet te bejme nje referendum qe ta mbajme kete fe apo jo?—-
    ——-Sepse kjo eshte nje fe arabe –dhe popullsia arabe ne kohen e luftes ne Kosove ka treguar nje qendrim jashtezakonisht armiqesor ndaj nesh
    dhe pro serb,
    dhe nga ana tjeter kjo fe nuk ka azgje te perbashket me boten tone shpirterore europiane–sepse kjo ka qene feja e pushtuesit tone

    Ndaj nisur nga ky fakt –por edhe nga fakti qe shumica jone nuk do tja dije per kete fe -Eshte mire te kalohet ne referendum,
    si metode demokratike e njohjes se vullntetit te popullit
    dhe te mesohet direkt
    si eshte vullneti i myslymaneve shqiptare kundrejt praktikimit te kesaj feje

    –Nqs ne referendum kjo fe Humbet atehere ai qe do ta praktikoje kete fe, duhet te praktikoje vetem ne shpi te tij —
    —–ne se do ta praktikoje jashte shtepise atehere te shkoje ne Arabi ———

  5. Sofi says:

    Nese eshte fjala vec per shami koke e kryq, me duket e tepruar si mase. Fjala vjen, po ata qe ven shami per tu bo si ‘cool’? Apo s’ka gje per ato.

    Kot egzagjerohen gjerat, s’vjen e keqja apo ekstremizmi nga kryqi ne qafe apo shamia ne koke…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje