Tiranës i janë shtuar gjatë ditës së sotme edhe 13 autobusë të rinj, të cilët do të përshkrojnë linjën qendër-Tufinë dhe qendër-Laprakë. Kreu i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, i pranishëm gjatë prezantimit të autobusëve të rinj, ka thënë se kjo është në vazhdën e projektit të bashkisë për transformimin rrënjësor të transportit publik në Tiranë.
Në fjalën e tij, Rama ka thënë se “Tirana po mbulohet me transport urban cilësor. Plani ynë i transportit do të vazhdojë edhe me tramvajin, i cili është komponent i planit tonë strategjik”.
Ndërkohë, duke folur për zgjedhjet e 8 majit, Rama u shpreh se këto zgjedhje do të çlirojnë më në fund Këshillin Bashkiak, i cili është bllokuar nga PD-ja dhe LSI-ja.
Comments are closed.
O Edo jo vetem autobuzet po duhet te respektohen oraret dhe ata shofere injorante qe rrine duke pire dhe duke ecur si breshka te pushohen nga puna ne vend dhe te sanksionohet me ligj ose me urdherese bashkie qe keta persona te mos punojne me kurre ne sherbim publik se keshtu mendohen dy here para se te bejne si ne çiflig te tyre.
Hahahaha na e mbushe mendjen, tani para zgjedhjeve u kujtove zotrote?!!!!!! Ato autobuza nuk i fute ti por firmat qe te kojne ty me lek dhe qe ti ju ben aq shume privilegje pasi si ka mundesi qe nje firme te shkeli kontraten me te dyja kembet dhe te mos respektoje ne asnje moment oraret. Respektimi i orareve eshte shume i rendesishem, me i rendesishem se jane me kilometrazh zero autobuzat apo jo. Pastaj normal qe me kilometrazh zero do i merrnin ato se kane kaq vite qe e ropen kete popull dhe e torturruan, pasi te hipesh ne autobuz oraret kur do qe te ikesh ne pune eshte nje TORTURE E VERTET. Keshtu qe kot lodhesh Edo, ne 8 maj besoj e di se cfare te pret.
ike edo ike edhe nja 10 dite te kemi e pastaj na le shendene edhe ti.
Ai qe punon per te miren e Shqiptareve te rivotohet.
e cila eshte puna e ketij kryeterri te Tiranes? Te dali neper bote e te loboje qe Shiperia te mos marr liberalizimin e vizave?!!!! Te mbaje peng Bulevardin se nuk do te pranoje humbjen? Te beje cdo meter katror vetem pallate ?!!! qe liqenin ta shnderroje ne shesh nderitmi?!!!! Mjer ne qe na ra per pjese ky