Arsyeja, lidhjet politike të kompanisë me qeverinë
Kompania AlbStar, që ka fituar tenderin në segmentin e parë të rrugës Tiranë- Elbasan, po vihet nën akuzë nga media dhe opinioni publik për shkatërrimin e shtratit të Erzenit, duke marrë qindra kamionë zhavorr nga shtrati i lumit, edhe pse në kontratën fituese ajo duhet të përdorë zhavorr të blerë. Dhjetëra kamionë transportojnë pa ndërprerje gjate gjithe dites zhavorr per llogari te kësaj kompanie ndertimi qe po punon per projektin e Unazes se Re te kryeqytetit dhe autostraden Tirane-Elbasan. Zona e lumit prane Ures se Peshkatarit eshte shfrytezuar e vazhdon te shfrytezohet deri ne shkaterrim total.
Kamionet ngarkohen ne kete pike per te udhetuar me pas vetem pak kilometra me tej duke shkarkuar zhavorrin ne ate qe do te jete kryqezimi i unazes se re te kryeqytetit me autostraden Tirane-Elbasan.
AlbStar po ndërton segmentin nga Kopshti Botanik deri tek një qendër tregtare, e ndërtuar nga biznesmenë afër familjes Berisha. Projekti i rrugës Tiranë- Elbasan u devijua nën ndikimin e tyre dhe ju dha për ndërtim po ashtu kompanisë së afërt me qeverinë Berisha. Në shumë kontrata me qeverinë kjo kompani shfaqet partnere me kompninë e Bashkim Ulajt, biznesmen i familjes Berisha, ndërkohë që drejtuesi teknik i kësaj kompanie është kushëri i Ministrit të Transportit Olldashi.
Ndaj kompanisë nuk ka protestuar as Ministria e Mjedisit dhe as Prefekti i Tiranës, i cili administron basenin e Lumit Erzen. Erzeni, i cili vazhdon te shkaterrohet, nuk ka nevoje per leje shfrytëzimi, pasi pas shkaterrimit te Ures se Peshkatarit, ne rrugen Tirane-Elbasan, si pasoje e shfrytezimit deri ne shkaterrim te shtratit, ky lume u perjashtua nga lista e lumenjve te shfrytezueshem.
Kompania fituese duket që ka marrë një leje jozyrtare nga qeveria për të shfrytëzuar shtratin e Erzenit, gjë që përforcon dhe akuzat që u bënë ndaj saj kur fitoi tenderin me 4 milionë dollarë më shumë se sa oferta më e ulët.
o te cmendur kudo qe ka nje lume eshte jeta ,hej o tironca ku jeni fut ,pse nuk reagoni qe te ndaloni ,
Jakde mednje hajde4, po prefekti i Tiranes Keltis Argita Sali Kruja nuk e ka mendjen tek zhavori lumit Erzeni, por e ka hallin tek biznesi qe ka ushiemt e gjtihe konvikteve te spitaleve dhe tek loklet qe ka mare me qera neepr fakultet me nga 2000 leke metri katror. eshte djali i biresuar i Sali Malok Koqes ai ore mik, nuk eshte popull i thjeshte.
Pse ne kemi qeveri?!!!
Kompania Albstar ka qendren ne Patos por zyrat edhe ne Tirane. Eshte e Sadik Ismailaj dhe Idajet Ismailaj. Ne kohen e Tosit filluan ndertimet e tubacioneve hidrike neper qytet. Tani Sala i ka futur kembet ne nje kepuce dhe i detyron te punojne me B Mulaj( ai qe ka aba center) ai qe ka dhene COIN falas argites…me pak fjale Gener 2 dhe Abacenter jane te sales dhe familjes…Isbmailajt kane qene gjithmone me LSI, dhe jane bere te pasur duke salduar tubat e Albpetrol… pfffffff….