Të nderuar e të masakruar minatorë të Bulqizës!
Siç kam dijeni, ju keni deklaruar se ditën e hënë datë 18 korrik 2011, në vijim të grevës së përgjithshme, do të niseni drejt Tiranës për të protestuar përballë selisë së kryeministrisë. Unë e kuptoj që ju keni vendosur të protestoni përballë godinës së pushtetit “SALI”, jo se keni qejf të udhëtoni 400 kilometër rrugë e të “bërtisni” në sheshet e Tiranës, mbasi keni plotë halle buke e jete atje ku jeni. Por këtë akt ju po e bëni si kundër-përgjigje të motivuar e burrërore ndaj kryeministrit burrec e shpërfillës Sali Berisha.
Ju po detyroheni të vini deri tek kulla e SULLTAN SALIUT, besoj edhe me lekë udhëtimi borxh, apo me lekët e fundit të bukës së fëmijëve. Por tashmë e keni vendosur dhe kjo është e drejta juaj për ta bërë, dhe morali i gjithë minatorëve e shqiptarëve për t’ju mbështetur në këtë protestë, siç po bëjnë banorët e Bulqizës, metalurgët e Burrelit dhe Elbasanit.
Ju, ditën e hënë, datë 18 korrik 2011, do të jeni të rreshtuar përpara “kullës” së qeverisë “SALI” në protestën për pagat, pensionet, kushtet e punës, sigurinë për jetën nën tokë dhe kundër trajtimin shtazarak që po ju bëjnë disa kollarexhinj e kokërruajtur hajdutë, banditë e mafiozë të huaj, të sjellë në Shqipëri prej kryemafiozit të koncensioneve të kromit e bakrit, ministrit krim Genc Ruli dhe të ligjëruar e të mbrojtur në Shqipëri prej pushtet-bandës “SALI”, nën petkun e “koncensionarëve”.
Ju po vini në Tiranë mbasi përballë, sakrificës, dinjitetit, halleve ekonomike pasigurisë për jetën, qëndron kryeministri SALI BERISHA, i cili po hesht, po tregohet mospërfillës, tallës, injorues i kërkesave tuaja. Kryeministri nuk do t’ia dijë aspak për problemet tuaja jetike edhe pse shkaktar e përgjegjës i trajtimit tuaj skllavëror është pikërisht ky SALI dhe bandat koncensionare gjeorgjiane, ruse, austriake e turke që kanë si mburojë të fortë e të pisët qeverinë dhe klanet e tij.
Ju po vini në Tiranë edhe pse të sfilitur nga varfëria, për të protestuar përballë kryeministrit kapobandë e krye-koncensionar SALI BERISHA, i cili nuk e ka lëvizur dhe nuk po e lëviz “menderen” nga kolltuku edhe pse ju, 700 burra e gra të minierës së Bulqizës, keni 12 ditë në grevë buke e pune, dinjiteti e sigurie për jetën.
Përse nuk udhëton drejt Bulqizës kryeministri SALI, për t’ju “takuar e përqafuar me mall dhe dashuri”? Sepse nuk ka çfarë ju mashtron më. Sepse nuk mund të dalë dot në mbrojtjen tuaj. Sepse nuk mund të belbëzoj asnjë fjalë kundër ortakëve koncensionarë të ministrave, deputetëve e familjarëve të tij. Ndaj dhe ju të nderuar minatorë po e vuani kaq barbarisht këtë lidhje të pisët të pushtetit “SALI” me mafien e kromit. E kundërta do të ndodhte nëse kryeministri SALI do kishte marrë vesh që duhej prerë ndonjë shirit inaugurimi galerie apo lyerje shkolle. Ai do të kishte udhëtuar urgjent për gjithë natën për drejt Bulqizës e do mbante fjalime demagogjie duke zbardhur dhëmbët përpara jush! Ndërsa për grevën tuaj SALI nuk vjen në Bulqizë, sepse nuk ka prerje shiriti inaugurimesh, por prerje fije krimesh ekonomike mafioze.
Ju minatorët që do protestoni të hënë në Tiranë dhe pafundësisht në Bulqizë deri sa të zgjidhen problemet, besoj e keni kuptuar përfundimisht, që krye-pushtetari SALI BERISHA nuk është krye-qeverisësi i punëve dhe halleve tuaja e të këtij vendi, por i interesave ekonomike, financiare e pasurore të familjes së tij, të klaneve që i shërbejnë dhe e mbajnë në pushtet, deri dhe me krime njerëzore. Këtë qëndrim shpërfillës e provon fakti, që ndërsa ju minatorët keni 12 ditë në grevë për bukën e gojës dhe për ndalur kushtet e punës që po vrasin minatorë, kryeministri SALI del ekraneve dhe flet për shegë, kumbulla, lajthi e gorica.
Unë e mbështes protestën tuaj dhe do të jem mes jush të nderuar minatorë, o njerëz të varfër, të vjedhur, të mashtruar, të tallur, të masakruar dhe të vrarë prej koncensioneve të pista të pushtet-bandës. Por duke njohur psiko-pushtetizmin e pafrenueshëm e të pakontrollueshëm të SALI BERISHES, duke arsyetuar faktin e zhytjes së tij e të familjes së tij në krime, kryeministri shqiptar ka arritur deri në atë shkallë të rënduar paranojake, sa që edhe në takime me fëmijët e çerdheve vendos snajpera dhe toga gardistësh të armatosur.
Nisur nga provat që ka dhënë, duke bërë gjakderdhje nëpër protesta sociale-ekonomike, ndihem i motivuar t’ju them e t’ju kujtoj ju minatorëve të Bulqizës, që në protestën përballë kryeministrisë, mundësisht të vini me anti-plumb, mbasi SALI BERISHA jep urdhër e ju vret, sidomos kur është fjala për të mbrojtur pushtetin dhe pasuritë që kanë vënë nëpërmjet këtij pushteti familja dhe klanet i tij.
Siç e dini të nderuar minatorë, që SALIU edhe 4 protestuesit e 21 janarit 2011 i vrau tek sheshi përballë kryeministrisë, tek ai shesh ku të hënën do të protestoni edhe ju. Dhe mos harroni, që nuk i vrau për “çadrat antitankë” e ‘stilolapsat mitrolozë”, por i vrau sepse mbrojti ryshfetet, tenderat dhe koncensionet e pista të ortakut qeverisës Ilir Meta.
nje korrigjim…
u vrane 5 vetaaa…se di pse thone te gjithe 4….u vrane 5 njerez…
Test, ata te 4-rt i vrau Rama ndersa te pestin nuk ka rendesi se e vrane turçit! Pyet Saliun.
O TON BUFI……OPOZITA,NUK VRET ASNJEHERE DHE NE ASNJE VEND TE BOTES POR ESHTE QEVERIA AJO QE VRET DHE DEKORON DHE VRASESIT NE EMER TE ASHTEQUAJTURES DEMOKRACI.
Sokol l….. Mos bertit (shkruaj me shkronja te medhaja) dhe kuptoje ironine.
Bobo sa i trashe.
HAHAHAAHAHAAHHA BRAVO TONI SHIKO KUR TE DALI SALIU NE TELEVIZOR TASHTI DHE TE FLASI PRAPE PER TURIZMIN NDERRON MUHABET SE KETE BEN AI SKIZOFRENI FSHATI DIGJET DHE K….VA KRIHET
Ahaaaaaaaaaaaaaa…
O Toni nuk e kuptoi ironin tende Sokoli,,,
Falja mos be keshtu dhe ti….
Hajde befsh sa me Shum Lek-Dollar sot..
Koli. Fare ne bote se merr vesh. Befsh edhe ti ndonje lek po ky korriku paska qene mallkim. Mbase ndaloj pak andej…
o ton saliun e kemi ,ilirin e kemi,fatosin e kemi,ramizin e kemi,nexhmien e kemi nuk ngjallim dhe enverin qe tju behet b….. sa nje rrot 4×4
Ton mavria,sa mire qe je me humor mbas ketij shkrimi kaq te ndjere.Jane momente historike per kete popull te mjere.Mbas 15 vjetesh duhet te ngrihet edhe nje here te mposhte kucedren gjakpirese SALI BERISHEN Nese heren e pare keqedashesit e Shqiperise ja lane frymen ketij perbindeshi,kete here duhet te mos marre fryme me. E bekuar qofte ajo dite!
”Ne” mos lexo shkrimet e mia por artikullin! Nqs arrin t’a kuptosh ka sarkazem dhe pak humor te zi brenda!
eshte nje shanc per te perkrahur protesten me pjesmarjen edhe te popullit ..ky do te ishte dhe fundi i kupoles Berishiane
krimineli salje te vret me snajper ashtu e pagofshin edhe niper edhe mbesat e saljes ne dreq shkofshi edhe besoj qe nje dite do ta paguajne
Nuk i vret Saliu. Do i vrasi krye-minatori. Saliu vetem sa i qellon me plumb, pastaj vrasesi eshte ai qe i solli aty.
P.sh, ti del xhiro para Kryeministrise. Ti nuk do por nje shok i juaji u thote: hajde bejme nje xhiro andej nga korpusi. Duke kaluar para Kryeministrise ti ha nje koqe plumbi mu ne balle dhe shkon per lesh!
Tani vrasesi nuk eshte nga ata te kryeminstrise por shoku qe j’u tha , hajde bejme nje xhiro.
Ata te Kryeministrise vetem sa qellojne por vrasesi eshte ai qe te nxori xhiro.
Po te jesh vetem quhet vetevrasje.
KUR KAM PARE LULKEN NE TARACE NE 21 JANAR ME KEMISHE TE BARDHE DHE MENGET PERVESHUR MU KUJTUA NJE FILM SHQIPTAR KESHTU ISHTE VESHUR NJE FASHIST QE TORTURONTE TE TJERET EDHE LULI KISHTE DALE MAJE TARACE TE RREGULLONTE GJENDJEN KUJT DO TJA FUSTE PLUMBIN
Te mos harrojme qe ky zgjebe sot na tund mandatin e K bashkiakut ne emer te popullit te Tiranes.Do arrije ta ule bythen ne ate karrike ky fshatar hollande?
Te vraret me 21 janar jane 4. Tre prej tyre kane vdekur pikerisht me 21 janar ndersa Aleksi, viktima e katert, ka vdekur pas disa javesh qe ka luftuar me vdekjen.
Te dashur minatore. Ju rekomandoj ”mos te shkoni” perpara INSTITUCIONIT te kryeministrise!
Saliu i ka te shenjta institucionet. Mos guxoni te prekni murin se do t’a hani.
Nuk preken institucionet e Saliut…, me falni…, popullit!
Taniiii….po gjetet ndonje arkivol t’i bini deres atehere keni nje shanc qe mos t’a”hani”.
Kjo eshte menyra me e mire qe te hyni ne kryeminstri se eshte e provuar dhe nuk eshte vrare kush.
Ose mund te filloni nga Televizioni shteteror. Gjeni njerin qe duket si i cmendur dhe i shpreh mendimet me klithma. Hyni ne Televizion dhe vereni kete te klithe duke thene ”fituem, fituem”.
Por….mos guxoni t’i prekni institucionet me dore, gisht ose gishtat e kembes se….nuk ma nxe goja ta them dhe gishtat t’a shkruaj.
Metodat e mesiperme jane te provuara (me prove) nga vete hyjnia lartmadhnia e tij The Baca!
Ore Ai arkovali duhet te jet I mbushur Qe ta thyej deren kollaj…
Une them (mos ma merni per ters fusim Kastriot islamin brenda) ..
Ahaaaaaaaaas Kastrua I shkret…
Ata minatore jane 700 trima, e jo si EDI spurdhjaku, qe del neper TV. Ata po bejne 400 km. Po Edin qe e kemi ne Tirane, po eshte burre, le ta bashkoje opoziten, e bashke me minatoret ti pergjigjet malokut, Te me falni, harrova qe EDI kishte thene dje, do ta zgjidhi kete problem ne 2013. Le te ulerasin minatoret, populli le te vuaje, nuk i plasi b…. Sales e Edit, ata jane bosa, e kane zgjidhur problemin. Si eshte katandisur Shqiperia!
400 km? Ku jane keta ne Greqi?
HAHAHAHAHAHHAHAHHAHAHAHHAHAH TONIIIII HAHAHAHHAHAHAHAHHA
Me ne fund edhe ty Ton te kapa ne gabim.Nuk eke kuptuar Fatmirin,Minatoret do bejne dy rruge,vajtje ardhje aq del 386 km.
Zano nuk me duket se nuka jam gabim. Bulqize -Tirane eshte afersisht 130km. Vajtje-ardhje eshte 260. Duhet te gjejme akoma 140 km.
O Ton, duke u nisur nga shkrimi i temes, pak me larte thuhet 400 km, ke te drejte, nuk jane 400 km, por kur po shkruaja, nuk e kisha vemendjen tek distanca, por tek keta minatore, qe nuk kane mbeshtjetjen e askujte. Ne 21 janar nuk e pashe Edin ne krye te protestuesve! Ku ishte fshehur! Por kur maloket futeshin ne lokalet e Tiranes, e ke te gjenin, i binin si kafshe! Ku ishte trimi Rama!
Edhe ty o Ton e paske gabim, meqe ishe i shqetesuar per km, ne baze te hartave te Google Maps Bulqize – Tirane 133 km. + 133 km. ne kthim = 266 km. Tani thuaj Kledian Lules qe ka shkruar artikullin, ku i gjeti 400 km!? Ndoshta i ka bere llogarite ndryshe, ka futur distancen, nga shtepite e minatoreve, ndoshta i kane ne maje te maleve!? e nisja nga Bulqiza, gjithsej i dalin afersisht 400 km. Ka nga ata si ti, qe ne vende, te shqetesohen per problemet e minatoreve, pensionisteve, punetoreve, etj. na merresh me km.
Fatmir, mos e merr kaq seriozisht se po beja shaka. Salen se shoh dot me sy…
O VELLEZER MINATORE MOS U TREMBENI NA SALIU SE PO TE DALIN GJITHE POPULLI TJU MBESHTES JU HA MUTIN SALIU…
shkrim rrenqethes. Shpresoj qe kesaj proteste t’ju bashkohen edhe “jo-minatore” nga gjithe Shqiperia.
Une do jem me ta!!!
Minatoret jane njerezit me te pervuajtur ne Shqiperi. Ato pak Sindikata qe kane qene jane bashkuar me qeverine Sali e nuk duan t’ja dine me per minatoret.
Me sa di une, rroga e nje minatori eshte diku te 200 mije lekesh (te vjetra) dhe 1 punetor nxjerr 1 vagon krom ne dite. Cmimi i 1 vagoni krom te paperpunuar eshte diku te 7000 Euro.
Mos te harrojme qe ne 3 vitet e fundit kane humbur jeten me shume se 10 minatore nga kushtet teper te keqia te punes.
Bulqiza-Shqiperia.Vendlindja ime.Femijeria ime.Enderrat me dergojne shpesh mes atyre maleve te larta ku sot varferia eshte ulur kembekryq ne shum vatra.Ai popull puntor dhe trim nuk e meriton te trajtohet me indiference nga qeveritaret e PD dhe as te keqperdoret nga PS.Kapitalizmi eshte i eger dhe i pameshirshem,ai te rrjep dhe pastaj te hedh ne mes te rruges.Detyra e shtetit eshte te krijoje ligjet per mbrojtjen e minatorve nga shfrytizimi i pameshirshem i firmave te huaja qe kane marre me koncensione minierat e Bulqizes.Shqiperia eshte drejt falimentimit financiar,kete e din mire Berisha e co prandaj kane frike tu kerkojne llogari te huajve.Minatoret e Bulqizes rrezikojne pushtetaret e papergjegjeshem qe po varferojne shqiptaret anembane dhe per vete dhe familjet e tyre jetojne ne luks.Nuk eshte akoma vone te degjohet zeri i minatorve se ndoshta ardhja e tyre ne Tirane do trondisi themelet e Qeverise antishqiptare.
Do ju keshilloja te mos shkoni atje.Jo vetem se ju presin snajperat,por edhe se ju pret perbuzje dhe percmim.Do ju perbuze Saliu,do ju perbuze Meta ,Jozefina dhe Basha,do tju perbuzin te gjithe ata qe jane ne krah te pushtetit.Po nuk do tju perbuzin vetem ata,do ju perbuzin dhe ca opozitare qe i kane xhepat plot.Do ju perbuzin te gjithe hajdutet dhe batakcinjte e ketij vendi qe mendojne se “ka leke ti geryesh me lopate”.Asnje prej tyre s mendon se atje tek ju me lopate geryen vdekje…
Prandaj te dashur minatore mos kerkoni shpetimin tuaj tek kryeministria.Ajo eshte keshtjella e blinduar e pushtetit.Ate e mbron Saliu,PD,LSI dhe gjithe mbeshtetesit e tyre.Ate e mbrojne nderkombetaret me ne krye Arvizun.Po ate e mbron dhe PS dhe Edi Rama.Po po eshte dhe Edi Rama mbrojtes i saj..A ju kujtohet kur ai darkoi tek “Krokodili ” kur greva e urise po shkateronte pushtetin.A ju kujtohet si u braktisen protestuesit dhe viktimat e 21 Janarit.Ishte dita kur pushteti mbahej ne fijen e perit dhe Z.Rama e shpetoi.Prandaj ju minatore te shumepervojtur mos shkoni ne kryeministri tju perbuzin,por luftoni per te drejtat tuaja ne shtepine tuaj,qytetin tuaj.Aty ngrini nje barikade .Kthejeni qytetin tuaj ne keshtjelle kunder pushtetit Atje eshte fuqia juaj,atje pushteti eshte i dobet e frikacak.Ashtu si shqipetari i thjeshte ka frike ti afrohet kryministrise ,ashtu dhe pshteti duhet te kete frike ti afrohet”keshtjelles tuaj.”GUR I RENDE NEVEND TE VET”.
Z.Lula desha tju plotësoj, edhe me helmeta se snajperët të shënojnë në kokë. Kurse Saliu, këtej e tutje bashkë me Lulin, duhet të blindohen nga koka deri tek këmbët. Ose më mirë të gjejnë ndonjë bunker të kohes tjetër.
Shanset jane pa mbarim per nje proteste mbare popullore,por mungon opozita,ajo opozite qe ti jape tonin zemerimit popullor per te hequr zvare dordolecet qe na drejtojne.Sa per Edi Ramen ka merite se ka lojtur ne menyre te persosur rolin e zjarfiksit gjate kesaj periudhe duke i zgjatur keshtu jeten kesaj merimage te zeze qe ne e quajme qeveri.Ne situata te tilla duhet nje lider qe te drejtoje dhe udheheqe protesten deri ne largimin e qeverise ku sot per sot mungon prandaj o popull mos i besoni ketyre lloj politikaneve qe po pasurohen ne menyre fantastike dhe tallen me vuajtjet e popullit.
pas veshit e ka dhe sala luli dhe plehrat e tjer edhe pak durim
o njeres te mir te perendis mos shkoni diten e hene para kryeministrise vendit te shenjte te lartemadhnise sone kryepeshkopit te hajduteris boterore dhe djallit galektik sepse kam te dhena nga (observ-onasas) qe do te bie shi me plumba te pashjegueshem nga astronoautet dhe djajte e osbe-oldihr dhe ambasadorit fantazem te SHBA dhe do kemi nje tragjedi qe per 40 dite do te harrohet gjithcka.
anti plumb mban plaku i rezikshem jo kushdo
Llafet e komentet jane te teperta.A kemi mundesi tu behemi krah minatoreve?A duhet te jemi perkrah tyre?A mundet qe minatoret te lene demostraten pas sezonit turistik per nje prkrahje me te gjere popullore,kunder politikes ,kunder kesaj klase politike qe ka njezet vjet qe na mer frymen?
Qendroni dhe rezistoni minatore te nderuar se vetem ju mund te rrezoni qeverite me ne krye kryeministra komunist, ashtu sic ju e rrezuat para 20 vjetesh.KURAJO dhe GUXIM se me ju do te bashkohet pjesa me e madhe e popullit te Tiranes dhe do te keni perkrahes edhe nga e gjith Shqiperia
Mos shkoni te Kryemonstr -ia se trimat e Brecanit dhe ndoshta serbo-malazeze te importuar me ngut nga Murriqani si ne 19 janar 2011 mund tju vrasin si qeni ne vreshte.Me mire merrni me force nen kontroll te gjitha objektet minerare ne zonen tuaj. Ndertoni nje mbrojtje rrethore me disa vija mbrojtje duke perdorur armet qe keni neper shrepi dhe paisje eksplozive te improvizuara me dinamit e amonit qe i keni me tonelata.Me pas koncensionaret e huaj do e kuptojne se nuk mjafton te hedhesh paret te Argita,Rruli apo te ky ministri aktual dashnori i noteres Genta, por duhet te merresh vesh edhe me te zotet e punes qe jeni ju.Mos kini frike nga RENEA sepse djemte e RENEA-s qe ne 11 janar jane totalisht neutrale ne perplasje te rregjimit me segmente te rrevoltuara te popullit. Edhe kriminelet e GOS-it nuk kane takat te vine lart te ju per te shkuar per lesh. Keta kriminele shume shume mund te vrasin per prishje pazari ndonje drogaxhi bashke me te emen plake sic vrane pronarin e Bar Ekspozites, qe e kishte shtepine afer Presidences. vetem po solli Sala ish berretat e kuqe te Batajnices do ta keni pisk. Gjithsesi Furoshiki Cimicanga(ambasadori amerikan) nuk do ta lere Salen t’i sjelle specialsat serbe ne Bulqize. God bless America!
nuk e krruan rregjimi i salulit me kllasen punetore, se vete andej nga ka arrdhur.
Eshta moment shume i keq qe nje pjese e popullit jane ne pushime, vapa ben te veten, po dhe frika ka bere te veten. Kucedra ka frikesuar popullin ne ate derexhe sa dhe ne kohen e Enverit nuk kishin kaq frike, i pari Edushi i mamit qe vetem reciton fjalime te bukura dhe nuk ja mban bytha te beje protesta, Poshte frikacaket dhe ngrehuni burra dhe gra te shporim o sot o kurre kete fare te qelbur shpellare, hajdute dhe vrases.
Te respektuar komentues eshte e drejta juaj legjitime te jeni merzitur me z.Edi Rama ,por mos harroni qe Edi nuk e ka sfiden vetem me saliun por ate e ka edhe me te huajt .Edhe une kam qene po kaq kritike sa dhe ju ,por nuk duhet mendoj, ta kalojme te drejten ne anen tjeter.Jemi shume te ashper me te ,Edi ndodhet para dy sfidave te medha dhe me e madhja eshte kjo me te huajt ,se sma merr mendja qe ta kete te zorshme dhe ta marre prape sopaten ne dore dhe tju tregoje si behet shteti .Te gjithe ne e dime mire dufin qe ka ai me kete mafje qe nuk po e le te mari dot fryme shqiperine ,kjo i dhemb sa edhe ne qe shkruajme ,besoj ne kete pike jemi dakort .Por ne vleresimin qe bejme duhet te na udheheqe logjika .Ai ne te njejten kohe do tju tregoje te huajve qe ky vend mbart dhe vlera dhe qytetrim dhe nuk jemi njerez me bisht ashtu si deri na quajne sot fqinjet tane .Ka detyre te veshtire ,se eshte shume e veshtire te çash mafien e vendit e jo me te huajen !Sot duhet te jemi me te bashkuar se kurre dhe ti japim mbeshtetjen e plote kryetarit te opozites .Armiku i Shqiperise nuk eshte EDI por eshte saliu dhe ai eshte objektivi yne sot .Edi nuk eshte vete zoti qe s’mund te beje dot asnje gabim gjate rruges dhe mos kerkoni kaq shume llogari sikur ai e qeveris kete vend .Ti japim pjesen qe i takon dhe mjaft me baltosje se kjo i shkon vetem sales .Te gjithe ne shesh ne krah te minatorve dhe te jete kjo shkendija e revolucionit kunder mafies .Na vafte mbare !!!!!!
Po eshte burre Edi, le te dali bashke me minatoret, e pastaj fol. Do shikojme te henen, ku do jete opozita! Edi i la te vdisnin 4, e nuk beri asgje. I futi, e i nxorri nga greva, rezultati 0. Ti po na thua, qe nuk duhet te jemi akoma me bisht! Po ne Rome i vuren flaken makinave te policise, bankave, e per pak iu futen ne zyre Berluskonit. Greqine e bene flake. Rinia ne Spanje, nuk po i pushon protestat, etj. Kur populli reagon ne kete menyre, do te thote, qe politikanet nuk duan te degjojne problemet e tyre, atehere dhuna, eshte rruga e fundit, te protestosh eshte pjese e demokracise, kur maloket te fusin shkopin ne koke, do tu pergjigjesh me te njejten menyre, por Edi eshte nje humbes i madhe, nuk ishte ne gjendje te mbronte voten e popullit, tani te zhduket, nuk ka rruge tjeter, apo shikon endrra budallai, qe do fitoje ne 2013, ka per te fshire b,…. Sala me votat tona e te Edit. Sa te jete Edi, lider i opozites, Sala do jete ne pushtet perjete. Ti prit 2013,…
Edi mund te jete engjell.Po puna eshte se si con gjerat ne fund e terhiqet.Nderkombetaret kur shohin qe je i pasigurt dhe frikacak,kur shohin qe i le shoket ne balte,sigurisht qe s te mbeshtesin.Edi do humbase dhe zgjedhjet e ardhshme me pasigurine qe shfaq si lider.Sali Berisha e donte Tiranen ta merte dhe e mori.Edhe ai kishte presion nga nderkombetaret qe mos vidhte.po kishte nje qellim ,ua hoqi fillin nderkombetareve dhe realizoi qellimin.A po ndeshkohet per kete .Jo.Nderkombetaret i jane sulur PS.Pse? Sepse e shohin qe Edi frikesohet lehte,mund te sjellin verdalle si te duan….Me Berishen su eci,u tha troc:Tirana eshte imja dhe mos me cani k….A do ta beje Edi ndonje dite nje gje te tille? A ka tope Edi ta beje kete?
Nje ide e mire, e Albanit. Minatoret te bejne rezistence ne vendin e vet, te organizohen e ta drejtojne vete minieren, le te shkojne pastaj trupat speciale, e bjerini e pa meshire, nuk jane veçse budallenj, po u theme nje histori 100% e vertete. Nje nate, u futen trupat RENEA ne Lazarat, ne nje lokal ne qender te fshatit, donin te kapnin ca kriminela, por dikush i mori ne telefone me para kriminelet, u thane se po vjen Renea, u hodhen nga dritaret, e u zhduken sepse e njohin zonen. Ne lokale,ngelen ca çuna te fshatit, nga me te miret, i njohe vete, jane mesuesa, te diplomuar, etj. U futen budallenjte e Reneas, nuk pyeten fare, keta po shikonin ndeshjen, u thjeven hundet, brinjet, kembet, e iken, pa kapur asnje kriminel, ja keta jane debilat e Reneas. Ne 97, dergoi Sala me qindra maloke ne Delvine, ishin te armatosur, qe ora 07.00 e u hapen neper qytet si cuba. Rreth ores 08. dolen gjithe qytetaret, e u dhane vetem nje ultimatum malokeve, deri ne oren 10. largohuni o do derdhej gjaku-gjake, po si iken legenat, te dhierit, ju betohem nga Mali i Sopotit. Ka te drejte Albani, beni rezistence ne vendin tuaj, e do t’ju haje mutin Saliu, guri i rende, ne vendin e vet. Opozita ka mbaruar, merrni minieren e drejtojeni vete, mos degjoni as Salen, e as Edi legenin, frikacakun e dreqit.
I nderuar Z. Gjethi: Ju thoni se (po citoj fjalet e tua) Furoshiki Cimicanga (ambasadori amerikan) nuk do ta lere Salen t’i sjelle specialsat serbe ne Bulqize. Une nuk jame ne nje mendje me ju. Perkundrazi, kinezi do t’i japer urdher qe t’i sjelle dhe t’i perdore kunder minatoreve, ashtu sic beri me protestuesit e 21 janarit, 2011. Perse, si mendoni se kryeministri dhe Lul Basha (kollovari) do te guxonin te hapnin zjarr pa mireatimin e ketij turiri? Jo, ne asnje menyre jo! E shikoni si po vepron me rezultatin e zgjedhjeve? Ka frike te thote te verteten per manipulimin e zgjedhjeve se Sala ia pret burimet finaciare. Nese ndodh kjo gje, atehere behet xheloz per miun e kanaleve te BE dhe bulldogun e OSBE. Ja kjo eshtee gjitha!
Shqiptare.mos harroni cfare u be ne KILI deri sa doli minatori i fundit.Kujtoni deklaratat e qeverise se KILIT.Mos i lini vetem ato burra qe kerkojnete jetojne si njerez.Respektoni te drejten e tyre se eshte edhe e juaja.
Edhe NE, BANORËT E TIRANËS, TË GJITHË TI BASHKËNGJITEMI NË 18 KORRIK, MINATORËVE TË BULQIZËS, GREVA E TYRE KA TË BËJ ME GJITHË POPULLIN SHQIPTAR. DO JEM NË BULEVARD NË 18 KORRIK