Ministria e Ekonomisë: Keqardhje për minatorët, por problemet nuk zgjidhen me grevë urie

30 Korrik 2011, 19:39Sociale TEMA

Ministria e Ekonomisë ka reaguar në lidhe me grevën e urisë të minatorëve të Bulqizës. Ata thonë se greva nuk i zgjidh problemet e tyre. Ministria ka theksuar se ata kanë ndërmarrë disa sanksione ndaj firmës ACR në lidhje me kërkesat e minatorëve.

“Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar pas fillimit të grevës së urisë së 16 minatorëve të minierës së Bulqizës. METE shpreh keqardhjen për gjendjen shëndetësore të minatorëve dhe njëherësh informon minatorët dhe qytetarët e Bulqizës se problematikat e ngritura nga minatorët edhe pse të drejta nuk mund të zgjidhen përmes grevës së urisë por vetëm nëpërmjet dialogut konstruktiv mes palëve. METE, pas takimeve të kryera me përfaqësuesit të sindikatës së minatorëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë koncesionare ACR si dhe pas kontrolleve periodike të ushtuara nga institucionet e linjës, ka ndërmarrë disa sanksione në funksion të kërkesave të minatorëve,” thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Në datën 20.07.2011 METE vendosi pezullimin e lejes minerare për shoqërinë koncensionare ACR Albania në zonën D, në Bulqizë si dhe ndalimin e punës të gjithë nënkontraktorëve që operonin në këtë zonë. Ky pezullim do të vazhdojë deri sa të plotësohen mangësitë e konstatuara nga AKBN dhe RISHM-i.

Në datën 27.07.2011 METE vendosi penalizimin e shoqërisë koncensionare “Albanian Chrome” sh.p.k, në masën 56 milionë lekë, për shkak të mos realizimit të investimeve të parashikuara në program vetëm për vitet 2008-2009 dhe evidentohen mos realizimet për vitin 2010. Ky penalizim duhet të shlyhet brenda 20 ditësh. Në vijim të këtyre masave METE do të vazhdoj punën për zgjidhjen e problemeve, duke nënvizuar se kërkesat ekonomike të minatorëve të Bulqizës realizohen vetëm përmes dialogut, duke mbrojtur investimet e huaja në Shqipëri si dhe duke zbatuar me rigorozitet ligjet.”

8 komente në “Ministria e Ekonomisë: Keqardhje për minatorët, por problemet nuk zgjidhen me grevë urie”

  1. Besa,Edmonton says:

    Perfaqesuesit e qeverise Berisha jane plotesisht antishqiptare. Dialogun e kane nenvleftesuar pikerisht ata dhe jo vetem nje here.Minatoret kane arritur ne sakrificen sublime pikerisht nga qendrimet indiferente deri ne perbuzje.Qendrimi i tanishem eshte thjesht te tallesh me te gjoret Edhe nje here minatoreve ju urojme shendet dhe sukese ne rrugen e nisur.Poshte Genc Rulerat,hajdute me cizme!

  2. enverhoxha says:

    enverhoxha tungjatjeta,,,normale ju te mete jeni miliardera,,ju prish pune qe po bejne greve keta fakira,,,,,,,,,vete e kishit fajet qe i prishet ato qe ndertoi populli ne socializem,,mbajeni tani,,,,,,,,,,o edi rama o partia socialoste si force e majte dili ne balle protestave o lepur,,,ta mori saliu mandatin ne tirane ti hic,,,coje popullin ne kembe o djale,,rrofte enver hoxha rrofte klasa punetore,rrofte socializmi

    1. Grigor says:

      Te ka ngelur ora ne 11 prill 1985. Jemi ne 30 korrik 2011 daku!

  3. geno says:

    ky ministri Nasip Zagar Naco njihet si race ndyre komunisti, ka qene prokurori dhe hetuesi me xhelat ne Berat, futej neper biurca dhe torturonte te arestuarit, duke i detyruar te firnmosnin deklaratat sic i donte partia. O minister pleher, hajdut e kriminel, shko tek minatoret e mos bej sikur sulmon ACR, mos qendro tek breket e Monikes duke marre urdhera nga Ilir Hale Kryemadhi

    1. fule says:

      Dhe te mendosh qe LSI hiqet si forca qe mbeshtet minatoret – madje mer dhe goxha vota ne ate zone. Po mos kishte te vrare ne mes ne keto vite te qeverise se shpellarve; gjithe kjo situate me kete popull do ishte vetem komike.

  4. tourkofagos says:

    hahaha,,,,,,,keq na vjen,por nuk na prishni shume pune,se po na late numerin, gjejme te tjere,,,,,,,,!!!
    Ah mor te mjere,jeta u tregua.e ashper me ju,,,,,,,,islamisti berisha,do plumbin ne balle!

  5. Shqiptari says:

    Nasipi i Ilirit duhet e mendoje per minatoret?! Mazallah! Per Ilirin dhe Nasipin, nuk paskan vdekur te gjithe!
    Iliri dhe Nasipi me siguri qe duhet te kene marre pjesen e tyre ne pazarin e minieres, keshtu qe nuk mund te kene surrat t’u dalin perpara koncenesionereve.
    Jam pensionist dhe me shpirt e them, se jam gati te jap çdo muaj 5000 leke te vjetra per minatoret.
    Interesant! Si nuk po ndihet fare as Partia Socialiste! Apo Bulqiza eshte domen i Partise Demokratike, se asaj ia dha voten per pushtetin lokal. Ndoshta mendohet keshtu, por nuk eshte mire.

  6. tourkofagos says:

    E perkthyer ndryshe do te thote ” na vjen keq neve po ju po deshet vdisni se ne s’çajme bythe fare”. Vazhdon saga “Sali” pa ndalim, nuk ka asgje te ndaloje kaloresin Sali Berisha ne bemat e tij. Eh Sali mor Sali hallall ta bofte zoti se trim me flete paske qene po s’ta paskemi ditur vleren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje