Greva e minatorëve vijon me shumë pikëpyetje për rolin e sindikatave dhe kompanisë ACR. I vetmi që bën sehir është shteti dhe institucionet e tij
Greva e urisë së 13 minatorëve të Bulqizës po hyn në ditën e 16-të dhe në rast se nuk gjendet një zgjidhje, fati i tyre mund të jetë tragjik.
Gjendja shëndetësore tashmë është në ekstremet e durimit dhe pasojat mund të jenë fatale për ta.
Si për të mos mjaftuar kjo, miniera në të cilën ata janë duke zhvilluar grevën e tyre, rrezikon të shembet dhe t’i zërë brenda.
Por, çfarë po ndodh në të vërtetë me grevën e urisë së 13 minatorëve të Bulqizës, të cilët janë të vendosur që mos të tërhiqen?
Fillimisht ata hynë në grevë me kërkesën për rritjen e rrogës me 20% dhe përmirësimin e kushteve të punës, si dhe disa kërkesave të tjera dytësore.
Pas disa ditësh greve, kompania koncensionare e minierës së Bulqizës, ACR, bëri të ditur në media se do të pranojë kërkesën e minatorëve për rritjen e pagës me 20%.
Por, në mënyrë të çuditshme, vetëm pak minuta nga premtimi i kompanisë austriake, kreu i sindikatës së Minatorëve, Kolë Nikolla, deklaroi se minatorët kërkojnë që rroga e tyre të rritet me 40%.
Që nga ajo kohë, mes përfaqësuesve të ACR-së dhe Kolë Nikollajt ka pasur akuza dhe kundër akuza dhe komunikimi i tyre bëhet vetëm nëpërmjet mediave.
Ditën e djeshme pritej që të bëhej një takim vendimtar mes përfaqësuesve të ACR-së dhe të minatorëve, pa praninë e Kolë Nikollajt. Përfaqësuesit e ACR-së, në mënyrë të pashpjegueshme nuk kanë shkuar në takim, dhe motiv ka qenë ambienti ku do të zhvillohej takimi.
Ndërsa minatorët që kanë hyrë në grevë po perëndojnë, ACR krijon motive të tilla qesharake, duke vendosur që takimin, i cili mund të sjellë ndërprerjen e grevës, ta zhvillojë ditën e sotme.
“Do njoftojmë mediat për orën e takimit, ne po diskutojmë aspektet teknike me qëllim që të kemi një takim sa më konstruktiv”, shprehet kompania, a thua se minatorët kanë në dispozicion gjithë kohën e mundshme dhe mund të presin.
Pas shtyrjes së takimit, Nikolla ka përsëritur akuzat ndaj ACR-së, duke thënë se po përpiqet që të manipulojë minatorët.
“ACR po shtyn takimin sepse ka kontaktuar fshehtas minatorët, por harron se ata nuk manipulohen. Minatorët po bëjnë një grevë të vërtetë pasi kërkesat e tyre janë të ndershme pasi nuk duan më të luhet me gjakun e djersën e tyre. Në pranuam kushtet e ACR”, u shpreh Nikolla.
Por, ka dyshime edhe për vetë Nikollën, duke parë mënyrën se si ky i fundit ka vepruar që prej fillimit të grevës së urisë së minatorëve.
Nikolla ka dhënë urdhër që me minatorët të mos komunikojë asnjë gazetar dhe televizion, me përjashtim të një televizioni lokal. Ai ka vendosur, me miratimin e minatorëve, që në minierë të mos hyjë asnjë person.
Por, ndërsa minatorët tashmë ndodhen prej dy javësh nën tokë, duke bërë grevën, Nikolla drejton nëpër media negociatat dhe ka ndryshuar në mënyrë të pashpjegueshme kërkesat e vendosura në fillim, siç është rritja e pagave të minatorëve.
E ndërkohë që ACR dhe Nikolla duket se po luajnë me njëri-tjetrin, në lojë është jeta e 13 minatorëve, që janë ngujuar në minierë dhe presin lajmin e mirë të gjetjes së një marrëveshjeje.
Ambientet ku ata po kryejnë grevën e tyre rrezikojnë që të shemben. Alarmi për këtë u dha nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.
Reparti Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave ka lëshuar alarmin se ndërprerja e punës në minierën e Bulqizës ka rritur rreziqet për shembje masive.
Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Ekonomisë thotë se ndërprerja e punës dhe mirëmbajtjes së minierës rrezikon shembjen e nënkateve dhe të gjitha armatimeve që kanë qenë në proces pune. Për shkak se minatorët e ngujuar nuk lejojnë që në minierë të futen specialistët e mirëmbajtjes, rreziqet, thuhet në njoftim janë të shumta.
Mosndezja e ventilatorëve shkakton grumbullimin e gazrave të dëmshëm dhe helmues në galeri, ndërsa fikja e pompave për largimin e ujërave ka bllokuar minierën duke krijuar shembje të punimeve dhe shkatërrimin e pajisjeve e të makinerive të instaluara. Reparti i inspektimit një institucion në varësi të Ministrisë së Energjetikës konkludon se të gjitha këto elementë po çojnë drejt degradimit të minierës dhe i ka kërkuar organeve përkatëse që të ndërhyjnë për të siguruar kontrollin dhe monitorimin e pandërprerë të minierës nga specialistët e tij dhe kompanisë ACR.
Sindikata e Minatorëve nuk e ka lejuar këtë gjë dhe tashmë rreziku për shembjen e minierës është evident.
Në mënyrë që të shmanget më e keqja, të gjitha palët, por në mënyrë të veçantë familjarët e minatorëve që kanë hyrë në grevë, shpresojnë për gjetjen e një zgjidhjeje ditën e nesërme.
E ndërsa kjo dramë po vazhdon, vetëm shteti dhe institucionet e tij po bëjnë sehir.
Mos shkaterroni veten o njerez po merrni kallashet, pse more nuk e kuptoni se nuk ça bythe kush per greva te ne, çfare fatkeqesie…………….
Mjere ata qe jane aty brenda! Te tjeret tallin b….n me fatin e tyre.
A ka ndonje cike cipe ky Sala mor jahu?Si nuk thote asnje llaf,a se rru fare,vazhdon i lumtur pushimet me Argiten dhe Zenin.
un nuk do te rrija pa ngrene per ti bere qefin qeverise, biles do haja sa te mundem per inat te qeverise
Ju po vdisni. Ne që jemi me ju na kanë marrë pronat. Pasurin dhe pronat e si të tillë pushtetin e drejton “Mafja Vertikale”. Vërtet jeni të bindur se i trëmbët shpellarët gjakatar miliarderë me djersën tuaj me greva..? Derri don………?
Eshte e kote dhe odenduese te degjosh Kol Nikollen nje batakci tipik i pabese dhe pa moral qe po perdor ne nje menyre qe duket e pabesueshme por qe eshte reale dhe po ndodh:
‘Koincidence’ qe cmimim i komoditeteve metalore ka arritur vlera te larta artificiale rekord…..
“Koincidence qe maloku kur firmosi kontraten me ACR nuk e kishte parashikuar qe kromi me nje mesatare 35% -40% do te kisht nje ngritje te menjhereshme branda 2v viteve te fundit dhe se cmimi tavan me acr nuk po i interson tashme qe e ka kuptuar se e dhjeu kur firmosi me komaoni te dores te dyte sic eshte acr dhe qe nuk existon as ne bursat fare.Ndoshta ishte nen ndjenjen e paravotimit me mentalitetin te marre sa te marre se me vone eshte shume vone…..
“Koincidence” qe turko/ruso/kinezet sa here qe merret nje vendim per tender ne industrine minerare jane ne shqiperi thjesht se i ra rruga knej nga ne dhe po i fus i kafe…..
|Koincidence” qe greva e minatorve po perkon me viziten e Cu en lait…..
Dhe te dalim ke personazhi i rradhes me emrin Kol.
Ky ne fakt eshte lojtari dhe ndermjetesi i malokut dhe acr dmth me pak llafe
ky me i thote malokut vazhdo thyej rekordin ne not se ketej po “ja ‘q… robt acr”…
Mirpo kur acr pranoi qe te rrise 20% sindikalisti Kol u ndje konfuz dhe pas tekstit ne cell 10 min me vone thote se “na or taj dum dizet pershin” dhe nqs acr do thote ok 40% Kol trimi do thote “i shin pershin ….”.
Thote dhe se miniera do te shembet…..se kush i mesoi keto fjale ketij analfabeti pak rendesi ka por miniera nuk “shemet or taj” po nuk i vune explzoivin armaturat durojne deri 15 vjet deri sa te ndryshken dhe atehere zevendesohen me bullone te rinj…uji eshte nja nga faktoret qe e mbron minieren nga shembja
E vetmje gje qe thote komunisti Kol e drejte eshte ventilimi i minieres dhe prishja e aparaturave elektrike se po te diskutosh per te tjera ati ja kane vjedhur muzeumit dhe po i perdorin ne Bulqize……
Me i llaf maloku do qe Bulqizen tja jape Cu en lait duke perdorur minatoret si per te kercenuar acr.
nga njera ane Kina eshte me mire se acr ….nje firme plot mistere si nga qeveria e malokut/koklopes si dhe turko/ruse te dyshuar dhe nen hetime ne vendet e tyre…
Mirpo nqs Kina merr bulqizen dragoi kinez do te kerkoje bakrin nikelin arin qymyrin….
dmth hiqi breket dhe ec koklarte o shqipetar….
bukur i paske marre udhezimet prej ACR-se o shoku kinez, te paskan paguar mire
Bukur po flet, Sala duartroket! A ke siguri qe kjo firme fantazme austriake nek eshte e barkmadhit Gollsruk,qe vjen ketej sa here ka siklet Sala?
E ke inatin me Kolen apo me firmen? Kola eshte sindikate dhe ate detyre ka, tu kerkoje njepernje hakun atyre qe po vjedhin pasurine tone. Edhe rritja 40% eshte qesharake po te kesh parasysh ne çfare kushtesh punojne minatoret dhe sa fitojne ata.
Sa per Kinen prap e ke gabim. Kina eshte ekonomijja e se ardheshmes. Ajo ka etje per kromin tone, sepse dikur e a pasur dhe e ka pagur koker me koker, bile me shume. Te gjithe shtetet e zhvilluara perpiqen te lidhen me te, kurse ti paske frike. Nuk duhet te bejme ate gabim fatal qe beri komunizmi.
LAVDI MINATOREVE HEROIKE!!!! TURPI MINISTRAVE ILIRISTE TE EKONOMISE!
Te falenderoj per kete artikull. Na mesova dicka te vlefshme per kete histori, larg lajmeve bajate te tv dhe gazetave.
E megjithate …Bravo opozita ! Kjo eshte opozite qe kur populli proteston opozita shkon ne plazh
-Megjithse per opoziten ndoshta minatoret nuk jane popull –Po ca jane ?
Ngele duku u jargavitur kunder opozites me cdo koment. Pastaj edhe kur ka folur per kete ceshtje jane ngrit Sindikata e mininatorve (sipas porosise se Salokut) – politika mos perzihet me ne ketu. Po Ministrine qe ben dhe zhben ato kontratat kush e ka? Po pensionet e minatorve? Ik e boj sh.. te pozita tani.
MINATORET PO PERDOREN NGA QEVERIA PER TI HEQUR LICENCEN ACR-SE.KAQ.NUK KA NDONJE TRAGJEDI.GREVA URIE NUK JANE BERE KURRE NE SHQIPERI
Me duhet ta pranoj, pak ke shkruar por sakte.
Edhe mua sikur me duket si variant i besueshem po te shohim se ça do te beje shtazaraku Sali me tutje.
RROHTE LUFTA!! MOS DILNI NGA MINIERA MIQ! KJO ESHTE SIMFONIA E 9- TE E BETHOVENIT TE MADH, SHQIPERIA DO TE QUHET, SHQIPERIA E TE 13-MEDHJETEVE.
TURP PER PS DHE PER NAFTETARET. LAVDI TE PERJETSHEME JUVE. KUJDES ME DREJTUESIT TUAJ.
shum te lehte e ke ti nga PCja, ke henger ndonje qofte tani dhe ju jep kurajo ketyre??
zorraxhi dil ne krah te tyre atje tek sheshi po deshe.