Sot ka pasur dy njoftime të ndryshme për një gjë të njëjtë. Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se ka kontrolluar disa tregje, kurse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur po ashtu se ka bërë kontroll në tregje. Qëllimi ka qenë i njëjtë: të shihen kushtet higjieno- sanitare. Autoriteti, që është në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, është ngritur së fundmi nga qeveria me qëllim që të mos ketë paqartësi në zinxhirin e komandës për ndarjen e kompetencave në kontrollin e sigurisë ushqimore. Që të kuptohemi, ka qenë një lëmsh që është munduar ta zgjidhë kjo Agjenci, e cila nuk është bërë e gjallë prej disa kohësh. Ja që u kujtua të flasë tani kur edhe Bashkia e ka ngritur një agjenci për të kontrolluar ushqimet. D.m.th ai lëmsh do vijojë sërish, kontrollo njëri, gjobit, merr ndonjë gjë nën dorë, largohu, vjen tjetri, kontrollon, gjobit, merr diçka nën dorë dhe largohet. Ata që vuajnë janë tregtarët që do hanë një gjobë të dyfishtë.
u pa puna… kur ske lek me bo pazar vish 1 perparse te bardh dhe shko sekuestro mall te tregu fshatar.
,,,po c’kontroll zeza, ku ka aftesi mendore dhe laboratore ekzaminimi ne kete Albanistan-$alistan te ndyre.
TE gjithe dyqanet e Tiranes jane per te thene,Te qafsha moj Like ,ngeli plonci vare.
Resorantet me uje depozite,supermarketet me ushqime te skaduara nga nje vite.mishi e bylmeti shiten neper rruge,kontrollet e qeverise dhe te bashkise dalin per te kerkuar para keshe dhe shkojne me pushime .Asnjehere nuke ka fuksionuar shteti i mercenareve ,por shtete i se drejtes.
MERCENARET CDO GJE E BEJNE ME PAGESE EDHE VRASJET.
Sot kam blere nje buke te zeze 800 leke. E peshova dhe me doli 600 gram. Sinqerisht me ka ardhur keq per veten time dhe bashkeatdhetaret e mij. Po na poshterojne deri ne ekstrem, deri tek buka e gojes dhe ne rrime te qete. Me qe keq e turp per veten nuk na vjen, me mire mortja te na haje!