"1 milionë të papunë në Shqipëri"

31 Gusht 2011, 10:19Sociale TEMA

Nga: Lorenc Vangjeli

Socialisti Ilir Beqja këmbëngul: në Shqipëri janë një milion të papunë. Një shifër që ai e ka publikuar i pari dhe që më pas, u bë një nga sloganet politike të socialistëve. Nëpërmjet krahasimit të shifrave zyrtare, Beqja rreket të zbulojë atë që e quan mashtrim të madh, të vërtetën mbi varfërinë e shqiptarëve, të cilët gjithmonë e më tepër e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune. Përballë tij, kryeministri Berisha pretendon mrekullinë ekonomike, por Beqja insiston: ai gënjen!
Në Shqipëri është e zakontë që të ketë dy qëndrime diametralisht të kundërta për të njëjtin fakt, në këtë rast, pozita flet për mrekullinë ekonomike shqiptare, opozita thotë se është rritur papunësia dhe varfëria. Ju si e gjykoni një gjë të tillë?

 

“Kryelajmi” ekonomik i gushtit të këtij viti është “rekordi” i ri i Shqipërisë së Saliut për Investimet e Huaja Direkte. Në vitin 2010 IHD-të kanë qënë rreth 1,1 miliardë dollarë apo rreth 9 % e GDP-së. Krahasuar me vitin 2009 rritja vjetor e IHD është 20 %. Në pamje të parë, duket një arritje jo e vogël. Këtij lajmi, kryeministri i shtoi edhe rezultatet ne eksporte. Rritja e tyre qenka edhe më e madhe. Dy arritjet Saliu i “paketoi” dhe ripërsëriti parrullën se këto janë arritjet e modelit ekonomik që ai ka instaluar në vend. Sipas tij “Katër miliardë USD investime të huaja në 6 vjet janë qindra mijëra vende pune të reja, të krijuara nga këto investime”.
Kushdo që njihet me këto lajme pozitive duhet të kënaqet. Shqiptar e i huaj. Në atdhe, troje etnike, diasporë apo emigracion. Por, pas kënaqësisë së lajmit të mirë, shqiptarët e Shqipërisë fillojnë e meditojnë se çfarë të mire kanë përfituar apo prekur nga këto arritje. E kanë të vështirë të definojnë përfitime konkrete, qoftë në rritje të nivelit të jetesës, qoftë në shërbime publike, qoftë në shëndetësi, etj.
Më vështirë e kanë shqiptarët e papunë. Dhe nuk janë pak. Janë plot 1 milion shqiptarë në moshë që nuk mund të punojnë, për arsyen e thjeshtë se nuk ka punë.
Unë kam hapur prej muajsh një diskutim publik se sa janë të papunët në Shqipëri. Kam deklaruar se janë 1 milionë të papunë dhe kam prezantuar se pse kam arritur në këtë përfundim. Askush nuk ka dalë të japë një shifër tjetër. Kundërshtarët politikë kundërpërgjigjen se nuk është e vërtetë sepse papunësia sipas INSTAT është rreth 13 për qind (e dhëna më e fundit zyrtare është e tremujorit të parë 2011, 13,4 për qind).
Si e llogarisni këtë shifër të papunësh?

 

Po i ftoj lexuesit të përpiqen të bëjnë edhe vetë llogaritjet. Duhet të kenë parasysh popullsinë që jeton në Shqipëri, fëmijët parashkollorë, nxënësit e studentët, invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar, pensionistët e pleqërisë dhe të punësuarit realisht në qytet e fshat.
Po ndalem pak më gjatë për të shpjeguar pse të dhënat zyrtare për papunësinë nuk pasqyrojnë realitetin shqiptar. Norma e papunësisë është raporti midis të papunëve dhe forcave të punës. Ndërsa forcat e punës janë shuma e të punësuarve me të papunët. Këtu duhet bërë kujdes. Bëhet fjalë për të papunët e regjistruar si të të tillë në Zyrat e Punës. Pra, me statistikat tona nuk quhesh i papunë nëse nuk paraqitesh në një zyrë pune për të kërkuar punë. Quhen ndryshe edhe punëkërkues të papunë. Por, a shkon njeri të kërkojë punë në zyrat e punës në Shqipëri, kur shkalla reale e punësimit nga këto zyra është thuajse zero? Të gjtiha janë të sigurtë në përgjigjen e kësaj pyetjeje: Jo!
Zyrtarisht, papunësia në vend është 13 për qind. Për ta bërë më të qartë këtë normë papunësie po marrin një shembull të thjeshtëzuar. Supozojmë se në vend janë 87 të punësuar dhe 13 të papunë të regjistruar. Atëherë forcat e punës janë 100. Ndërsa raporti të papunë ndaj forcave të punës jep një normë papunësie 13 për qind. Vazhdojmë supozimin se pas 6 apo 12 muajsh të punësuarit nuk shtohen me asnjë shifër, por një i papunë, i mërzitur e i zhgënjyer nga vite pritje më kot nga zyrat e punës, nuk shkon më të regjistrohet si i papunë. Të punësuarit mbetën në vend, të papunët u pakësuan në 12, forcat e punës u pakësuan në 99, ndërsa norma e papunësisë ra në 12,1 për qind. Pra, vetëm nga dëshpërimi i vetëm një prej të papunëve, u ul norma e papunësisë me 0,9 pikë përqindje, edhe pse nuk u shtua asnjë i punësuar. Kjo është arsyeja pse unë këmbëngul pse norma e papunësisë nuk tregon realitetin shqiptar. Unë nuk pajtohem me normën zyrtare, qoftë profesionalisht, qoftë politikisht.
Mund t´i shpjegoni këto dy lloj qëndrimesh, profesionale dhe politike? A mund ta sqaroni qëndrimin tuaj të bazuar në shifra?
Nuk pajtohem profesionalisht, sepse profesionalisht e di se nuk kemi zyra punësimi të vërteta, prandaj të papunët nuk shkojnë aty të regjistrohen. Po ashtu, nëse je në fshat nuk quhesh i papunë pavarësisht në se punon apo jo. Nuk pajtohem politikisht, sepse nëse do ishte norma e papunësisë 13 për qind, atëherë në çdo 8 shqiptarë në moshë pune që takoj për ditë, në Tiranë, në Shkodër a nëpër Shqipëri, vetëm 1 është i papunë. Ata janë shumë më tepër dhe unë nuk mund t’i gënjej ata.
Përveç normës së papunësisë, realiteti i punësimit vlerësohet edhe me normën e zënies në punë. Është raporti midis të punësuarve dhe njerëzve në moshë pune. Për të qënë sa më afër realitetit shqiptar kam bërë një analizë të gjendjes së punësimit në periudhën 2001 – 2010, mbështetur vetëm në të dhëna zyrtare, duke marrë si moshë pune intervalin moshor 20 – 60 vjeç.
Analiza e dekadës 2001 – 2010 më sjell në këto konkluzione :

Zyrtarisht, rritje ekonomike pa punësim
Edhe pse në dekadën 2001 – 2010 vendi ka patur rritje ekonomike pozitive në mënyrë konstante dhe mesatarisht mbi 5,5 për qind, punësimi ka mbetur në vend. Madje në vitin 2010, kundrejt vitit 2001, të punësuarit janë pakësuar me 7,110 vetë. Kjo ilustrohet më mirë grafikisht në Grafikun 1.

Kjo është një nga problemet më të mëdha me të cilin ballafaqohet Shqipëria. Kjo lloj rritje njihet në literaturë ndërkombëtare edhe si “jobless growth”. Mund të ndodhë edhe kështu, nëse do të kishim rritur shumë rendimentin në punë. Por, për fatin tonë të keq, as kjo nuk po ndodh. Në këtë përfundim ka arritur Banka e Shqipërisë në një studim të sajin të publikuar në 7 qershor 2011. Banka e Shqipërisë konfirmon se : “Llogaritja e Produktivitetit të Punës së ekonomisë shqiptare për periudhën 2003 – 2010 dëshmon për një prirje në rënie të këtij treguesi”. Me vetëm 915 mijë vetë që, zyrtarisht janë të punësuar, lexuesi mund të gjykojë vetë se kush është më pranë të vërteteës për numrin e të papuënve, INSTAT që deklaron se janë rreth 145 mijë apo unë që kam vlerësuar pse janë rreth 1 milionë të papunë.

Zyrtarisht, shkalla e zënies në punë është ulur
Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së popullsisë në moshë pune dhe mbetjes në vend të numrit të të punësuarve. Në periudhën 2001 – 2010 numri i shqiptarëve në intervalin moshor 20 – 60 vjeç është rritur me rreth 220 mijë vetë. Duhet patur parasysh se në periudhën 2001 – 2010 kanë hyrë për herë të parë në tregun e punës të lindur në intervalin 1981 – 1990. Kjo është dekada me lindshmërinë më të madhe në Shqipëri, mbi 60 mijë lindje çdo vit. Raporti i shkallës së zënies në punë ka tendencë të qartë përkeqësimi nga viti 2001 në vitin 2010. Në vitin 2010 gati vetëm gjysma e shqiparëve në intervalin 20 – 60 vjeç punojnë.
Kjo ilustrohet respektivisht në Grafikun 2 dhe Grafikun 3.

Pra, edhe sipas këtij grafiku duke qënë se vetëm rreth gjysma e popullsisë në intervalin 20 – 60 vjec është e zënë në punë, arrihet pa vështirësi në përfundimin se janë rreth 1 milionë shqiptarë që nuk punojnë.

Zyrtarisht, numri i të punësuarve për 100 banor është ulur
Ka ardhur si rezultat i rritjes së popullsisë në vend dhe i mbetjes në vend të numrit të të punësuarve. Edhe këtu tendenca është e qartë në përkeqësim. Në vitin 2001 në çdo 100 shqiptarë punonin 30 vetë, ndërsa në vitin 2010 në çdo 100 shqiptarë punojnë vetëm 28 vetë. Ilustrimi grafik është në vijim. Grafiku tregon se një shqiptar duhet të punojë për të mbajtur 3,5 persona, përfshirë edhe veten e tij. Barrë shumë e rëndë, sidomos me rendimentin e ulët të punës në Shqipëri, siç na thotë edhe Banka e Shqipërisë.
Kjo ilustrohet respektivisht në Grafikun 4 dhe Grafikun 5.

Si përfundim, zyrtarisht, dekada 2001 – 2010 ka qënë e zymtë për shqiptarët që kërkojnë punë. Qoftë për ata që kanë mbushur për herë të parë moshën e punës, qoftë për të papunët afatgjatë që kanë humbur edhe shpresën tek ndihma e zyrave të punës. Në 10 vjet popullsia e vendit është shtuar me 132 mijë banorë, ndërsa popullsia në moshë pune 20 – 60 vjec është rritur me 219 mijë vetë. Të punësuarit janë pakësuar me 7,100 vetë. Po e lë lexuesin të lirë të zgjedhë midis të dhënave zyrtare të popullsisë në moshë pune, të punësuarve, të papunëve dhe deklarimit të kryeministrit të vendit se nën qeverisjen e tij janë hapur qindra mijra vende pune. Po zyrtarisht, që nga viti 2005 kur Saliu u bë kryeministër punësimi ka rënë me 18 mijë vetë, por politikisht, Saliut nuk i bie kurrë entuziazmi për të gënjyer… edhe me shifra.

12 komente në ““1 milionë të papunë në Shqipëri””

  1. Një i Papunë says:

    Ju lutemi beni një korigjim: Intervali i moshes se punes nuk eshte 20-60, por 18-65 vjeç. Pra nje milionshit te te papunëve shtoni edhe 200.000 nga ne te tjeret qe Sali Berisha na hodhi ne rrugë dhe duhet te presim moshen 65 vjeç per te marrë lëmoshën e gangsterëve në pushtet.

    1. vinny says:

      Qe Shqiperia eshte nga vendet me papunesine me te larte ne Evrope kjo nuk eshte ndonje surprize, problemi eshte se Ilir Zeqja, kur flet ne emer te socialisteve flet ne emer te mashtrimit. Nese socialistet dhe qeveria e tyre do te ishin te ndreshem, patriote, te sinqerte me popullin e tyre, sot ne krye nuk do kishim bazhipozukun Berisha.
      Si ka mundesi qe ne nje vend me 3.5 milione banore, ku mbi 800 mije banore jane mbi 60 vjeç, mbi 800 mije banore jane nen 18 vjeç, pra rreth 1.6 milon banore jo aktiv ne tregun e punes, te kete 1 milion banore te papune.
      Nese kjo eshte e sakte, i bie qe 50% e popullsise te jete e papune…

  2. SAJMIR says:

    1 milion te papune?por te gjithe neper kafe bare restorante mercedesa vila/pushime ne dete //ne na u thy kurrizi neper bote ..kaloj vera pa asnje dite pushimesh apo plazh/cudi berisha per 21 vite ka bere shume//haaaaa republic of bananasme vje me qesh//me tha njehere nje i huj shqiperia ka 2 avione njeri nga ata ka nje krah//

  3. nikola says:

    si? 1 million te papune?per mua jane 1,5 million sepse saliu dhe ata qe e lepijne saliun jo vetem qe nuk dine te llogarisin por jane injorantet me te medhenj qe ekzistojne ne shqiperi por edhe keta nuk e kane te gjate sepse te gjithe do te perfundojne si kadafi dhe ben alit.ju lutem mos na e permendni emrin sali se se nuk na mban me shpirti dhe kur te vij dita dota shikojne ata sa te papune ka ne shqiperi.

    1. brigadieri says:

      mire te papunet i dime por dhe ata qe quhen te punesuar jane me sot me neser dhe nuk kane gje te sigurte.

  4. Lani says:

    Nga keta te papune, 700 mije jane ne Tirane, ku ish krybashkiaku Edi Rama krenohej per bojatisje pallatesh dhe sistemimin e Lanes. Cfar beri ai per papunesine ne Tirane? Asgje. Merrej vetem me 20% e mafias se ndertimit. A po mos edhe per papunesine ne Tirane e ka fajin kryebashkiaku i ri?

  5. Altini says:

    Te mos te harrojme dhe VKM e famshme te vitit 2008,per listen e te punesuarve ne bizneset fizike,ku sipas ketij ligji,u miratua nje liste per te gjitha profesionet apo bizneset se sa te punesuar duhej te mbanin,panvaresisht nevojave te tyre,aq me teper ne kushte krize.Dhe menjehere me hyrjen ne fuqi te kesaj VKM,automatikisht keta persona imagjinare figuronin si te punesuar,duke ulur ne letra papunesine ,me 350 000 vete,kur ne te vertete keta persona endeshin trotuareve ne pritje te ndonje okazioni per pune….Si perfundim,ne shqiptaret jemi nje popull i fjetur dhe i leshte…

  6. K.Fatosi says:

    Shqiptaret rojne me asistence te pa deklaruar.

  7. Kostandin says:

    Zyrat e Punes nuk kane fare informacion per te papunet dhe te punesuaret ne shtet dhe ne sektorin privat.Punonjesit qe merren me statistiken ne keto zyra jane krejt te paafte.Po te shikosh linjen qe ndjek statistika ne keto zyra NE CDO QYTET DHE NE DREJTORITE rajonale deri ne Sherbimin kombetar te punes dhe ne INSTAT jane teresisht te korrigjuara dhe me veprime thjesht mekanike ,hiq ne kete grup dhe shto ne grupin tjeter.Nuk dine si hartohet bilanci i forcave aktive dhe askund nuk mund te gjesh nje te tille.Sektori privat dhe sidomos ai shteteror ligjerisht nuk jep informacion prane ketyre institucioneve.Ne keto ambiente behet vetem llogje kavaje dhe salcice te pjekura.Abuzime te shumta ne kete institucion behet me asistencen sociale ku trajtohen edhe ata qe jane ne emigracion.Drejtuesit e ketyre institucioneve jane leshko dhe njerez pa integritet qe jane te thekur partiake.Nota mesatare te te punesuareve ne keto institucione nuk e kalon 5,3
    Aferim ju qofte se per nivelin e papunesise po i afrohemi Frances dhe Gjermanise pasi punonjesit ne keto zyra nuk dine si llogariten treguesit statistikore.Analiza qe i ben Beqja eshte e sakte

  8. tani says:

    I hengert mortja keta te pa punet,qe shtyn diten rrugve dhe durojne kusaret e qeverise,qe pasurohen me gjakun e djersen e shqiptarve!
    Sa te jete perbindshi shqiptar,tradhetari i Shqiperise Sali Berisha dhe banda e tij e kusarve, shqiptaret me zi do shohin!
    Mallkuar qofshin te gjithe kusaret e qeverise se kriminelit Sali Berisha!

  9. mekaniku says:

    Po doni ti dini shifrat e te papunve osht kollaj fare,numuroni uzinat e fabrikat,pa llogarit onterprizat e vogla se punojn ne pun te zez,sa nenpunsa ka sala,ne shtet dhe osht kollaj fare,fabrika jan (tre ato te çimentos plus metalurgjiku) pjesa tjeter,te gjith munohen me ble e me shit tek njonitjetri.

  10. Gazep Dajaku says:

    Po cne Vangjeli tani te na tregoje perralla per papunsine. Shyqyr ky i pavaruri u var me ne fund dhe e gjeti edhe ai nje pune. Meru me punet e tua o Vangjo se je sh i dobet si analist e shkrimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje