Minatorët rinisin protestat e tyre: Të diskutohet në Kuvend problemi ynë

31 Gusht 2011, 10:08Sociale TEMA

Minatorët e Bulqizës kanë rinisur gjatë ditës së sotme protestat e tyre.

Ata do të vijojnë protestat e tyre deri të hënën, ditë kur pritet të zhvillohet edhe seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar.

Ky është vendimi i këshillit të sindikatës i cili ka kërkuar gjithashtu që Kuvendi në seancën e parë duhet të diskutojë për situatën në Bulqizë dhe për kërkesat e minatorëve.

Sipas minatorëve, nëse nuk ka do të ketë nje reagim pozitiv nga Kuvendi ndaj kërkesave të tyre, atëherë ata do të nisin grevën e urisë.

Gjithashtu, minatorët janë shprehur të indinjuar në lidhje me letrën e presidentes së kompanisë ACR-së, Skatche-Depich, e cila pasi i ka uruar ata për Fiter Bajramin, u ka kërkuar rikthimin në punë dhe zgjidhjen e problemeve me anë të bisedimeve, por duke lënë jashtë konfederatën.

5 komente në “Minatorët rinisin protestat e tyre: Të diskutohet në Kuvend problemi ynë”

  1. nje fukara says:

    o popull fukara;
    \\\\\\\\\\\\\\\te gjithe ne qe jetojme me pikatore NJerex te pa pune, njerez me ndihme sociale,te gjithe pensionistet, te gjithe ku jetojme qytet apo fshat duhet te perkrahim greven e minatoreve te BULQIZES QE JANE VERTET HERONJE. SE nuk kerkojne me shume nga cu takon .Se per veten e tyre bejne jete PERRALLORE.
    ZGJOHU POPULL FUKARA mos ju nenshtro kucedres

  2. BESNIK DERVISHAJ says:

    Minatoret protestojne per te drejtat e tyre dhe shteti hesht.
    Minatoret futen ne proteste urie dhe shteti dhe parlamenti shqiptar shkon me pushime.
    Minatoret me thirjet e tyre te forta c’pojne qiellin dhe opozita nuk i degjon se eshte ne gjume.
    O popull i vrare dhe i perdhunuar nga politika plackitese e njerezve qe vet i ke zgjedhur, ku do ta kuptosh se duhet te jesh i lire ?
    Kur do ta kuptosh se si zgjidhet rruga e lirise asaj lirie qe te ka munduar ne shekuj?
    Kur do ta kuptosh se c’do te thote demokraci per ta qeruar njehere e mire politiken skllaveruese te padroneve te rinj, kete rradhe me identitetin dhe pasaporten e shqiptarit?
    Si eshte e mundur qe ti populli im nuk bashkohesh me vellezerit e tu per te mbeshtetur te drejtat e tyre ?
    Akoma nuk e keni vrare friken ,ate frike dhe date qe kerkon tju kalle rregjimi i hajduteve dhe kusareve?
    Mbeshtesni revolten e profesorit patriot dhe guximtar shqiptar Prof. vladimir kosturi per te pare se cila eshte diferenza midis frikes dhe kurajos, diferenca midis demokracise dhe antidemokracise, diferenca midis ligjit dhe antiligjit qe kerkon te mbuloje jeten shqiptare.
    I bej thirje partise socialiste te mbeshtese demostraten e 21 shtatorit per te kerkuar drejtesi per te
    4 vraret e janarit dhe mbeshtetur fuqimisht protesten e minatoreve deri ne zgjidhjen e plote dhe dhenjen drejtim ligjit ne shqiperi.

  3. ENDRI says:

    PIRDHNI PIRDHNI O POPULLL THON TE GJITH. UN THEM QE GJITHSECILI DUHET TE MARR PERGJGJSIN QE I TAKON

  4. BESNIK DERVISHAJ says:

    RROFSHIN MINATORET

    PERSE MINATORET TE DESHPERUAR,
    ZGJIDHJEN E KERKOJNE NEN DHE,
    NE TOKEN E TYRE QE ZOTI KA BEKUAR,
    TA KOMANDOJNE DHE URDHEROJNE TE TJERE?

    CILET JANE KETA SHARLATANE,
    QE NEPER KEMBE MARRIN TE DREJTAT E TYRE,
    QE ZOTI NGA LART, I SHPLAFTE DHE I VRAFTE,
    DHE NE XHEHNEM, I COFTE SHPIRTERAT E TYRE.

    O POPULL, O NJEREZ, NDIHMONI VELLEZERIT TUAJ,
    MOS I LINI ATA TE VUAJNE CDO DITE,
    THIRJE TYRE ESHTE THIRJE DESHPERIMI,
    ESHTE THIRRJE URREJTJE KUNDER SHTYPJES, PADREJTESISE.

    PSE RRINI TE HESHTUR PERBALLE KATASTROFES,
    DHE KURTHIT TE NDYRE TE NJERZVE TE KEQINJ,
    ATYRE QE GJITHE VATANIN SI ZOTER KOMANDOJNE,
    DHE NE SKLLEVER DUAN TJU KTHEJNE TE GJITHE NJE DITE?

    A SE KUPTONI SE KJO PROTESTE E MINATOREVE
    ESHTE FILLIMI I NJE BETEJE TE RE,
    KUNDER BATAKCINJVE QE ME POLITIKEN E FELLIQUR,
    TA KENE SHQIPTARIN PA FE DHE PA ATDHE?

    A SE SHIHNI MASHTRIMIN NE DRITEN E DIELLIT,
    TE GJARPRINJVE TE MASKUAR ME FYTYRE NJERIU,
    QE FUTEN VELLAVRASJEN NE SHPIRTIN E NJEREZVE,
    DHE NDJENJEN E FRIKES ME ARMEN E KRIMIT?

    PO GJAKU SHQIPTAR KU ESHTE VALLE, KU SHKOI,
    PO BESA E SHQIPTARIT, VALLE KU PERFUNDOJ?
    BASHKOHU OR POPULL, TE LIGEN NXIRR NGA DERA
    SHQIPTARI SPRANON KURRE, TA KOMANDOJNE PLEHRAT.

    TY SKLLAV S’TE BERI AS BIZANTI, AS ROMANI,
    STE BERI AS TURKU QE PESE SHEKUJ ZGJATI,
    SI MUND TE DUROSH TE KOMANDOJNE KRIMBAT
    KUR SHQIPERIA KA LINDUR DHE LIND TRIMA?

  5. tezja ny says:

    Per cfare Kuvendi e keni fjalen more njerez????Ata jane bere gati te harxhojne miljona euro dhe nuk e vrasin mendjen se jeni ju oa buken e gojes.Kuptojeni mire cfare ka dashur te thoje Ambasadori Amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje