Kompania austriake ka ACR ka ftuar sërish minatorët e Bulqizës që të nënshkruajnë kontratat me rritjen e pagave 20%.
Por, ACR ka kërkuar që nënshkrimet të bëhen individuale dhe pa praninë e atyre që i quajti njerëz të papërgjegjshëm, si Kol Nikolla.
Në një letër drejtuar minatorëve të Bulqizës, kompania “ACR”, thekson se në lidhje me kushtet e vështira financiare, kjo kompani do t`i shpërndajë brenda javës minatorëve rrogën e 13-të, si formë parapagimi.
“ACR dëshiron t`ju vijë në ndihmë minatorëve, për të përballuar vështirësitë, në të cilat i kanë futur disa njerëz të papërgjegjshëm të udhëhequr nga Kol Nikolla”, përfundon letra e ACR.
Minatorët kanë thënë se do të protestojnë deri ditën e hënë, me shpresën që problemi i tyre të shqyrtohet nga Kuvendi dhe më pas mund të rihyjnë në grevë urie.
Kryeministri i dhe zgjidhjen e duhur me polic ketij mini-problemi. Po ka dhe plumba po deshet…
Japin ca therrime, por i duan punetoret te perçare, pa bashkim sindikal. PERCA E SUNDO!
U lumte ketyre minatoreve qe po na mesojne si kerkohen te drejtat jetike. Sot shume demagoge llomotisin pa thene asgje. Mbjellin mjegull, qe te vjedhin rehat Saliu dhe “miqte” e vet Mafjoze brenda e jashte vendit tone.
ACR firmë skllavopronare!!!
Poshtë ACR!
Bulqiza e minatorëve të bashkum!