SHBA: Kafenetë në Shqipëri janë institucione. Shqiptarët janë përtacë e kërkojnë të pasurohen shpejt

31 Gusht 2011, 12:01Sociale TEMA
SHBA: Kafenetë në Shqipëri janë institucione.

Në  kabllograme të ndryshme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje  fenomeneve shqiptare, veçanërisht  kulturës së takimeve në kafe.

 

Kabllogrami 

“Do një kafe? Gjithmonë ka diçka për të thënë për dinamikën e interaktivitetit social dhe rregullat e vendeve në zhvillim. Sasia e besimit që individët kanë tek politikanët, qeveria dhe institucionet e tyre ndryshon në vartësi të historisë. Për një të huaj që vjen të punojë në Shqipëri gjendja aktuale e ndërtesave të institucioneve shtetërore të jep përshtypjen se nuk do të zgjidhësh kurrë gjë aty brenda. Por shumë pak e dinë se institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: Kafeneja.

Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojë iniciativa publike, punonjës të qeverisë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që diskutojnë provimet ose modën. Në disa raste nevojitet që të kesh një marrëdhënie “ballë për ballë” me një person në mënyrë që të lidhësh një marrëdhënie profesionale.

Të tjerë e gjejnë më të lehtë që të eksplorojnë zgjidhje të problemeve të tyre. Që në kohen kur nepotizmi ishte shumë i përhapur në Shqipëri gjatë periudhës komuniste (ku ti ishe gjithmonë në kërkim të një miku që të të gjente pak më shumë bukë apo qumësht në dyqan), dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkojnë shumë kohë e energji.

Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve. Në këtë mënyrë kafenetë bëhen institucioni i fundit ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri. Kështu, herën tjetër që do të shihni njerëz të ulur në një kafene, mos mendoni se është humbje kohe, por është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion”.

Përtacia dhe ëndrra për t’u pasuruar shpejt

“Shqiptarët janë përtacë të kultivuar ndër shekuj me një ëndërr të madhe për tu pasuruar në një kohë shumë të shkurtër pa bërë asnjë punë”. Në këtë mënyrë përshkruan Ambasada Amerikane në Tiranë gjendjen e Shqipërisë në mes të vitit 2008. Ambasada merr si shembull lulëzimin e pikave të basteve dhe sallave të bixhozit, të cilat mund ti gjesh në çdo cep të vendit dhe gjithmonë janë plot me njerëz.

Titulli: Kartolinë nga Shqipëria

Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 3.6.2008

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur ambasadori Xhon Uidhers

“Sallat e kumarit dhe pikat e basteve janë shfaqur si kërpudha në Tiranën e sotme dhe shtrihen që nga lagjet e shtrenjta deri në qendër të qytetit, si zona e Bllokut, deri tek lagjet me ndërtesa të stilit komunist. Shumë do të ishin dakord se këto nuk përfaqësojnë ndonjë gjë për t’u krenuar, edhe pse disa prej tyre janë të stileve shumë moderne dhe përdorin materiale shumë të kushtueshme dhe teknologji të lartë. Shpesh herë ato janë të ndërthurura me lokale dhe kafene sepse kanë nevojë të përforcojnë njëri-tjetrin në një shoqëri që preferon ti marrë gjërat lehtë dhe të tregojë pasuritë që ka.

Mania e kumarit është një provë e sëmundjes që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve: ëndrrën për tu pasuruar brenda natës, mundësisht pa derdhur asnjë pikë djersë.

Kjo ndjesi ka rrënjë shumë thellë në historinë e Shqipërisë. Mund të bazohet në stilin e jetës që kanë zhvilluar gjatë pushtimit Otoman dhe reflekton tradita që kanë mbijetuar që në atë kohë. Femrat vazhdojnë të jetë tmerrësisht të mbingarkuara me punë si në shtëpi, ashtu edhe jashtë saj.

Përtacia zuri vend mirë dhe u shtua gjatë regjimit komunist ku barazia e detyrueshme mes njerëzve dhe kryqëzatat kundër sipërmarrjes private sollën një çinteresim total ndaj punës. Kjo ishte edhe një nga arsyet kryesore përse ai sistem ra. Më pas, iluzioni për tu bërë të pasur që shqiptarët panë në kanalet e huaja nuk i ndihmoi për të vendosur bazat e ekonomisë së tregut të lirë, përfitimin nga puna.

Pavarësisht shpirtit të admirueshëm të sipërmarrësit që kanë treguar disa shqiptarë, ende pas më shumë se 15 vitesh disa ngjarje konfirmojnë ekzistencën e ëndrrës shumë të përhapur për tu pasuruar brenda natës. Pjesëmarrja masive në skemat piramidale në fund të viteve 1990 ishte prova më tragjike. Përfshirja në aktivitete ilegale si trafikimi i njerëzve dhe armëve është një tjetër provë. Ka shumë shembuj të përditshëm nga shoqëria shqiptare, të cilat mund të përmblidhen vetëm në një fjalë: Korrupsion, i cili shkon dorë më dorë së bashku me paratë e lehta.

Është e dukshme që për shqiptarët, vënia në zbatim e rregullave të tregut, mbetet një sfidë e fortë. Përpjekje duhet të zhvillohen në luftën kundër varfërisë, informalitetit në sektorin ekonomik dhe qeverisjen e dobët. Sistemi më i mirë arsimor dhe mundësi më të mëdha për të rinjtë janë shumë thelbësore për të luftuar rrënjët e korrupsionit dhe sjelljet e tjera makute. Shqiptarët kanë kuptuar se kur vjen fjala për këto çështje nuk ka rrugë të shkurtër.

Nga karroca me kalë tek makina luksoze

Zhvillimi i Shqipërisë i parë nga sytë e SHBA-së përmes tregut të makinave. Një analizë historike nga rrugët e boshatisura tek trafiku kaotik i ditëve të sotme. Tregu informal i makinave dhe skema që përdorin pronarët e makinave në Europën Perëndimore për tu bërë të fituar nga siguracioni.

Titulli: Kartolinë nga Shqipëria, makinat dhe kamionët dhe gjërat që ecin

Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 15.2.2008

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur ambasadori Xhon Uidhers

Gjatë komunizmit shqiptarëve iu hoqën të drejtat bazë dhe liritë, përfshirë këtu edhe pronësinë e makinave. Ato pak makina që lëviznin përpara viteve 1990 (me zor bëheshin 15 mijë) ishin të shtetit ndërsa shqiptarët e zakonshëm përdornin atë pak transport publik si dhe biçikletat. Karrocat me kalë ishin një tjetër mjet tepër i përhapur transporti në zonat rurale dhe ndonjë herë pjesë e skenave normale edhe në Tiranë, kryeqyteti i vendit. 17 vjet më pas situata në rrugë ka ndryshuar krejtësisht nga qetësia e vdekjes tek zhurma e tmerrshme dhe boritë e më shumë se 300 mijë makinave, të reja dhe të vjetra, që lëvizin çdo ditë në trafikun kaotik. Makinat janë më të pastra dhe moderne, por dominimi i tregut informal vazhdon të ofrojë fushë të lirë shitësve jo të paskrupullt të makinave.

Të liruar nga pamundësia për të pasur një pronë private, artikulli i parë në listën e dëshirave të shumë familjeve ishte makina. Të kishe një makinë ishte një shenjë lirie, pasurie dhe prosperiteti. Kërkesa e madhe dhe pamundësia financiare bënë që fillimisht të hyjnë makina të vjetra, modele që ndotin shumë ambientin dhe makina nga tregjet informale të dorës së dytë që veprojnë jashtë kontrollit qeveritar në Europë. Teksa numri i makinave në rrugë lulëzonte me shpejtësi të madhe, rrjeti i vjetër rrugor me rrugët e ngushta dhe të pashtruara mirë, nuk e mbante dot ritmin.

Korrupsioni në marrjen e patentës dhe standardet e ulëta në teste kontribuuan në aftësitë e dobëta për ti dhënë makinës dhe fatalitete të rënda, të cilat vazhdojnë edhe sot. Shpenzimet për mirëmbajtjen u rritën ndjeshëm për pronarët e makinave, të cilët përballen me një përqindje shumë të lartë aksidentesh dhe trotuare të pamjaftueshëm. Për më tepër, makinat e vjetra kontribuuan ndjeshëm në ndotjen e ambientit, veçanërisht në Tiranë, duke e bërë një nga kryeqytetet më të ndotura në Europë.

Trendi ka ndryshuar gjatë viteve të fundit me modele të reja dhe makina më luksoze që hyjnë nga jashtë dhe me rregullimin e rrugëve. Makinat më të reja dhe me të shtrenjta, të papajtueshme me një vend në zhvillim, i cili ka GDP-në pothuajse më të vogël të Europës, janë gjithmonë e më shumë më në dispozicion të shqiptarëve në tregjet informale (makina të importuara në mënyrë të ligjshme, por që kanë të shkuar të dyshimtë) me çerekun e çmimit zyrtar.

Faktorë të tjerë janë rritja e fuqisë blerëse në nivelet e larta të shoqërisë, remitancat për shumë nga shtresa e mesme, rritja e mundësive për kredi, ndalimi i karburantit të keq, ligjet që favorizojnë blerjen e makinave të reja si dhe ato që shqiptarët i quajnë “para të lehta”,- fitime të mëdha të bëra në kohë shumë të shkurtër përmes aktiviteteve të paligjshme.

Edhe pse prezenca e shitësve zyrtarë të makinave po rritet ndjeshëm dhe përfshin rreth 12 marka makinash nga Mercedesi tek Hyundai, biznesi i tyre është i papërfillshëm në krahasim me tregun informal. Në vitin 2007 vetëm 2900 nga 23900 makina ishin shitur në dyqan… këto makina importohen në mënyrë të ligjshme dhe shiten në Shqipëri si pjesa e fundit e një zinxhiri të gjatë të krimit të organizuar që nis në Europën Perëndimore. Një legjendë thotë se pronarët e makinave janë pjesë e skemës dhe përfitojnë sigurimet. Deri më tani zyrtarët publikë që mbajnë makina të vjedhura është një gjë e zakonshme.

Komenti

Biznesi fitimprurës i makinave të vjedhura kontribuon në imazhin negativ të shqiptarëve si pjesë e krimit të organizuar. Në ditët e para pas rënies së komunizmit, ashtu si në trazirat civile të vitit 1997, prodhuan ambient të favorshëm për lulëzimin e tregut të krimit jo vetëm në makina por edhe në trafiqe dhe kontrabandë. Zbatuesit e korruptuar dhe të paaftë të ligjit kanë kontribuuar në këto rrethana. Në dosa fusha, si trafiku dhe kontrabanda ka pasur disa përmirësime”.

Kur Po do të thotë Jo dhe një histori me lekun

Në një prej kabllogrameve të shumta Ambasada Amerikane në Tiranë u shpjegon shtetasve të saj disa nga zakonet shqiptare. Zyrtarët e ambasadës janë fokusuar në dy gjëra, gjestet dhe paratë. Më poshtë pjesë nga kabllogrami me titullin: Jo do të thotë Po dhe Sa kushton?

“Udhëtarët me tru kuptojnë se duhet të dinë disa gjëra të rëndësishme për kulturën përpara se të shkojnë në një vend të huaj. Në mungesë të informacioneve të përgjithshme për Shqipërinë dhe numrin e vogël të guidave turistike, turistët e paktë amerikanë dhe europiano-perëndimorë nuk kanë shumë për të mësuar këtu. Ata mund të habiten kur një shitës tund kokën për të thënë “JO” në përgjigje të pyetjes për një shishe me ujë ose Coca Cola të cilën ti e ke përpara syve. Shumica e shqiptarëve e tundin kokën nga e majta në të djathtë për të thënë “PO” dhe nga lartë poshtë për të thënë “JO”. Kjo të ngatërron paksa.

Një tjetër kuriozitet është ai që ka të bëjë me lekun e ri dhe lekun e vjetër. Shqipëria vlerësoi lekun e saj në vitin 1969 me 100%. Gjithsesi edhe sot shitësit dhe kamerierët mund të të sjellin faturë 100 dollarë për një drekë dhe 10 dollarë për dy bukë. Ata që dinë e kuptojnë menjëherë se nuk po ia bëjnë me hile,- thjesht po ju faturojnë me lekë të vjetra”.

33 komente në “SHBA: Kafenetë në Shqipëri janë institucione. Shqiptarët janë përtacë e kërkojnë të pasurohen shpejt”

    1. Frige says:

      Nuk jemi vetem nje popull dembel,por jemi edhe pa kollon veterbrale.Edhe nje gje tjeter.Ne kohen e komunizmit nuk ishim popull dembel,atkohe punonim te gjithe.Dembel na beri Sali pushti ne kohen e piramidave.

    2. vinny says:

      Problemi eshte se ambasadori amerikan kurre nuk ka thene kete gje para popullit shqiptar.
      Nese dikush i ben pyetjen per kete, pa dyshim do te pergjigjet qe kam dhene pergjigje dipllomatike, problemi eshte se nese dikush shfleton fjalotin, dipllomaci nuk do te thote mashtrim.
      nese populli shqiptar eshte dembel, politika amerikane ne Shqiperi eshte nje politike mashtruse e cila kurre nuk i ka folur sinqerisht popullit shqiptar.

    3. jimy says:

      KETU TEKE NE lane name duke u future neper burgje se duane te pasurohen duke shiture lule .Nukeka leke qule ne kafe pa pune

  1. jimy says:

    po ky ambazadore paska shkruajture per rrealitetin e ketije vendi me mire se sali krimineli qe i beri ate vende dembele duke fituare para qyly nga karrigja e zyres teke kafeneja

  2. fieraku4u says:

    HAAAAAAAAAAAAA NA KAN THENE GJE TE MADHE, KETE E THONE DHE VET SHQIPTARET QE JAN PERTAC…KAM QENE JASHT SHTETIT, NE QYTETE ME NGA 10 APO 20 MILION BANOR, DHE KUR DILJE JASHT NE OREN 10 APO 11 MENGJESIT NUK GJEJE KEMBE NJERIU NEPER RRUGE APO KAFENE, TE TERE ISHIN NEPER PUNE OSE DUKE U MARRE ME DICKA. SHETIT CDO QYTET TE SHQIPERIS NE OREN 10 APO 11 TE MENGJESIT DHE DO TI SHIKOSH KAFENET PLOT DHE NJERZIT QE SILLEN VERDALLE KOT.

  3. luis says:

    Popull allaturk.
    Tas qebab,byftek,byrek,revani,hallve, dhe ju flet radio ankaraja haberet e akshamit ne dynja.
    Selam alekum albanistan.

    1. hajriu says:

      Prapa diellit o grekuqis

    2. PrapambetjetOsmane says:

      Nje fragment : “Kjo ndjesi ka rrënjë shumë thellë në historinë e Shqipërisë. Mund të bazohet në stilin e jetës që kanë zhvilluar gjatë pushtimit Otoman dhe reflekton tradita që kanë mbijetuar që në atë kohë”. Kane kaluar ne dhjetevjecare, Ahmet, Safet, Kimet, Bylmet Millet, Sali, Spahi, Haxhi, Sabri, Hajri, me receta per te shpetuar vendin. Kesaj i thon qe ” i varen gjithmon ujkut ne qafe melcit e qengjit” ! Mire qe na i la pas me tapi turku por edhe na kane udhehequr, si njerez me mentalitet me te “qyteteruar” lindor. Moj kasolle ku na mblodhe prej kohesh !

  4. shpulla says:

    Kjo eshte kafja poshte pallatit Saliut, e di se banoj 100m larg ketij pallati, ne mengjes filloi prape era e mutit nga lana qe po thahet bari dhe pemet e vogla, per tu habitur sa e moren keta PD filloi era qe ne mengjes. me duket se i pelqen kjo era e bajgave i kujton rinine.

    1. ANDERS BREJVIK says:

      Ke te drejt shpulla , edhe une e kam ven re qe ka fillu te vij ere e keqe, se aty rrotull e kam
      shpin. Lana nuk vaditet e mirembahet me si perpara. Ishalla po vazhdojn te heqin plehrat
      se per pune mos prit nga keta.

  5. tani says:

    Na dhiu tu qesh Withers-i me kto analiza që i ka bo vendit.

    Po pse mër Withers, kur nuk ka punë, kur nuk ka fabrika e zyra me fut njerzit n’pun, ça do bojn robt?
    Apo si n’Amerikë që rrotk…izohen para televizorit?

    S’paska pas pa nojher vende ku ka papunsi Withersi.
    Shko bo nji xhiro n’Irlandë e hajde na trego Tironën.

    1. gazi says:

      –mir ato qe thote amerika qendrojne per moment,vetem nje gje s’kuptoj un qe pse amerika na i geneson kete ves—nuk e din keta qe kur ndertuan keta kapitalizmin njerezit ishin te detyruar te punonin si skllever se vdesnin urie ne kapitalizmin mete eger te historise?
      dhe ne vitet 70 kur kapitalizmi arriti kulmin e tij,amerikanet ishi drog dhe rock and roll?

      po ata investitoret e WALL STREET c’fare jan,nuk jan bixhozxhinje qe duan te pasurohen shpejt??-dhe eshte kthyer ne institucion “BUALL”??
      po te gjith shqiptaret e amerikes pse si merr per baze??-shqiptaret e amerikes jan punetore shembullore dhe z’batuesit mete mir te ligjit?
      pse se shikon amerika kete???
      pale na tregon dhe historira qe komunizmi na paska rene se s’punonim ne!?-komunizmin e rrezuat ju amerike per te kthyer boten ne kapitalizem TOTAL,(atje ku mundeni se ku s’mundeni i beni MIQ)
      ne sistemin me ANTIHUMAN ne bote—ku skllaveria,pornua, homoseksualiteti dhe armet jan kthyer ne institucion GJIGAND dhe te 4 keto pika jan nga me ANTINJEREZORET
      po tani pse e perkrahni kete qeveri??-apo aq deshet sa te na shisnit kapitalizmin,hehehe
      dhe tani na thoni:- ne demokraci zbatohet ligji dhe ulet koka dhe po te vrasi qeveria!!!
      ….ne Shqiperi jetohet ashtu se ai sistem esht ndertuar dhe njerezit jan te ndare–
      –ne te urte dhe te ndershem dhe zanzare dhe hajdute–
      keta te dytet perfitojne nga “vyrtytet” qe kane dhe i ke te gjith politikan,gazetar dhe sahanlepires
      keshtu dhe te urtet e te ndershem kan krijuar imunitet duke ju pershtatur ambjentit–ose ikur ne emigracion……..

      1. tani says:

        Jo mër Gazo, ça thu ti, traderat e Gordon Gekko-t e Wall Street-it janë me shkollë, nuk lujnë bixhoz, e nuk dun të pasurohen, e bëjnë nga dashuria e madhe që kanë për popullin Amerikan.
        Dhe Madoff nga dashuria për punën krijoi skemën e vet piramidë.

        Shqiptarët në Amerikë, nuk quhen se kanë shku në Amerikë…

        Harroi xha Withersi se komunizmi në Shqipëri qe i egër, por ama ka pas shumë Shqiptarë që kan punu e kanë ndërtu Shqipërinë.
        Kur u hapën fakultetet, institutet shkencore e kur u ndërtuan hidrocentralet e minierat që sot po ja japim për 1 Euro e pa kushte firmave hajdute si ACR e CEZ ?
        Krahasoji pak universitetin Shtetëror e universitetet private të sotme…

        Po kshu, kush e shpiku terapinë e shokut që shkatërroi çdo ndërmarrje publike në Shqipëri? Milton Friedman-i, papa i kapitalizmit!

        Gjithsesi Gazo, kjo tregon thjesht nivelin e ulët në histori e ekonomi politike të Withers-it, dhe shplarjen e trurit që i kanë bo Amerikës shkolla e Cikagos me Milton Friedman-in në krye, e duke vazhdu me Reagan-in, Bushin babë e bir, e Obamën e Tea Party-t e sotëm.

        Drogën e rrok & rollin ia dhanë popullit me u rrotk…izu sepse kishin frikë se mos masanej i ndodhte revolucioni në derë!

  6. Palla says:

    Fatkeqesisht te gjitha qendrojne.Po qe se amerikanet na njohin kaq mire nuk po e kuptoj se gjithmone na quajne miq te medhenj.Ndoshta ata duan te mesojne se si zhvillohet ekonomia shpejt tani qe ata kane krize ekonomike , ne vendin me zhvillimin me te larte ne Europe pas Gjermanise

  7. Shqiptari says:

    Te verteten ka thene vetem se i ka futur ca ereza indiane.

  8. bullshit says:

    shum e vertet

  9. homeri says:

    Ka qene ne kete forum nje person me emrin -MJALTI- Nuk po e shikoj me ishte i kendeshem nuk di cfar do shkruante per kete artikull-un nga ana ime do permend thenien e KOCO DEVOLES .Kur e pyeten cfar ben o Koco ai ju pergjiq -HICO KOT HAJDE VERDALL

    1. mjalti says:

      Me komentet tona mburret KAPITALIZMI SHQIPTAR,se thote:JA SA DEMOKRACI KEMI,QE SHAJNE SA TE DUAN E SI TE DUAN DHE NE NUK I FUTIM NE BURG!!!JA ,ME KETE E MATIN DEMOKRACINE KETA FASHISTE TE NDYRE!!!VENDOSA TE MOS UA JAP KETE KENAQESI!!!Eshte njelloj si DERDELLITJA QE BEJNE NJEREZIT NE MENGJES ME BASHKIM HOXHEN TEK NEWS-24,QE KUJTOJNE SE PO I DEGJON NJERI LLAFET E TYRE!!Haaaa!!!Bile edhe vete Bashkimi,kur ndonjeri shan qeverine ,ja PRET K….T( me falni LLAFIN!!!

      1. homeri says:

        Ja keshtu ka lezet te verdallisemi ne keto komente si ne kafene.Z.ARVZIU te beje edhe nje vezhgim tjeter qe Shqiptaret krahas kafeneve verdallisen edhe ne komentet on-lain te gazetave-MJALTI mos mungo ne forum

  10. antonio says:

    Na tregon Withers-i nje perralle:”Përtacia zuri vend mirë dhe u shtua gjatë regjimit komunist ku barazia e detyrueshme mes njerëzve dhe kryqëzatat kundër sipërmarrjes private sollën një çinteresim total ndaj punës. Kjo ishte edhe një nga arsyet kryesore përse ai sistem ra!”_ Haaaaaa!!Bravo Withers,ke ngaterruar kohen e Saliut me ate te Enverit!!!Haaaa!!!Populli shqiptar ka punuar gjate SOCIALIZMIT aq shume sa nuk ka PUNUAR GJATE 10 SHEKUJVE!!!Asnje njeri nuk ishte pa pune,analfabet,i droguar,prostitute,pederast,kumarxhI!!Mjeket,policet ,gjykatesit,prokuroret,oficeret,doganieret apo administrata shteterore,nuk guxonin te benin padrejtesi(se korrupsion jo e jo),se e gjenin vendin menjehere!!!Per here te pare Shqiperia ne SOCIALIZEM ndertoi SHKOLLA,UNIVERSITETE,OPERA,TEATRO,ESTRADA,HIDROCENTRALE,FLOTE DETARE,LUFTARAKE E TREGTARE,FLOTE AJRORE,RRUGE TE ASFALTUARA,ENERGJI ELEKTRIKE NE CDO SHTEPI,MJEKESI NE CDO FSHAT DHE FALAS PREJ VERTETI E JO SI SOT,QE TE RJEPIN MJEKET!!!Nje ushtri MODERNE,QE TE DERDHTE CELIK NE GOJE KUJTDO!!!(prandaj per 45 vjet nuk guxoi njeri te na sulmoje direkt)Nje SIGURIM,qe UA LEXONTE LETRAT NE DORE FUQIVE TE MEDHA DUKE BERE TE DESHTONIN TE TERE TENTATIVAT PER RREZIMIN E SISTEMIT(deri sa Ramiz Alia e dorezoi vete sipas urdherit te amerikaneve)!!!Mos u merni me SOCIALIZMIN,por keni 21 vjet,qe KY SISTEK GJASKATAR I KA CUAR NE MJERIM TE GJITHE SHQIPTARET!!!BENI NJE KRAHASIM DHE NA THONI SE NE CFARE DREJTIMI JEMI ME MIRE SI POPULL,SE ATEHERE??Do te thoni ju:JA KENI LIRINE,QE TE SHANI E DERDELLITNI SA TE DONI??!!!Haaaa!!!PORDHE,ZOTERI,PORDHE!!!NJERIU DO PUNE,USHQIM,EDUKIM,DREJTESI,SHTET TE SE DREJTES DHE SIGURI!!!Te tjerat jane PORDHE ME RIGON!!!

  11. LUAN LAZE says:

    Konica i ka njohur me mire nga te gjithe shqiptaret . Kur e pyeten shqiptarin : A do te shkosh ne ferr ?
    Ai u pergjigj : Sa me paguan . ILiret ishin mercenaret me te mire te Aleksandrit te Maqedonise .Ata i linin kockat ne betejat e largeta te Babilonise thjesht dhe vetem per para . Sigurisht persa i perket dembelizmit , ngushellohemi me faktin se turqit jane kombi me dembel ,semundje qe e percollen ne GREQI ,Shqiperi dhe ndonje vend tjeter . A nuk jemi njelloj si grekerit ne stilin e jeteses ? Besoj se po . Rrime ne kafene me ore te tera duke llomotitur kot dhe pa dobi . Grekerit me krekosje te madhe thonin : varferia ka nevoje per englendisje , por qe deshmoi te kunderten .Pa pune nuk vijne te mirat materiale nga qielli . Tani i ka zene catia ,dhe s’dine ku te fusin koken .E njejta gje po ndodh me ne me kete qeveri bastarde qe po na con ne qorrsokak .

  12. tourkofagos says:

    per shqipfolesit eshte ky titull,apo per shqiptaret!!!!!
    shqipfolesit=1 kokerr qepe,nje pjate fasule,nje kafe turke,,,,dhe tut’ok!!!! te rroje Edogani!!!!!!!
    shqiptari= kerkues ndaj jetes,enderrues per nje te ardhme me te mire per femijet e tij,tolerant ,i pa durueshem ndaj vuajtjeve,,,pro evropian.

    1. jimy says:

      TURKO . E KE GODITURE MU NE KOKE se ate koke kane edhe ate kapele letre le te vendosin albanezet .Edhe le te presin nga amerika apo EU se po e largojne edhe vampirin salije berishen

  13. Ledi says:

    Eshte shume e vertet kjo ,Do bej nje dallim mes kosovarve dhe shqiptareve jashte shtetit, Kur isha ne Itali, ne Zvicer, Gjermani , Belgjike, Franc, dhe Angli, rrreth 80% te shqiptareve kerkonin te pasurohen shpejt me pislliqe ndersa 20% me pune te ndershme ndersa kosovaret rrethe 80% kerkonin te punonin pune te ndershme kurse rrethe 20% me pislliqe, Kosovaret jane me punteore por me pak intelegjenta kurse shqiptaret jane me intelegjet dhe llafazane por dembela te cilet kerkojne te pasurohen duke pire kafe. une nuk jame ndonje puntore i zellshem por duhet ta pranoj realitetin. tung

  14. Fan Mirdite says:

    Para ca ditesh shkuajta ca gjera rreth mentalitetit shqiptar dhe tema nuk e botoj qe kishte me pak ofendime se ambasata amerikane po si duket keta te temes ja derguan amerikaneve e shikoni nuk ishin ofendime ato qe skruaja per shqiptaret pershendetje NGA FANI ……………………….

  15. Albann says:

    Sa e forte kjo me tundjen e kokes…tjeter per tjeter Lart posht eshte aprovim,dhe majtas djathtas mohim,ky i ka bere lemsh.

  16. SAJMIR says:

    e vertete qe jemi dembele/por vetem ne shqiperi//sepse dembel i kemi dhe udheheqesit e shtetit//ata nuk punojne dhe populli nuk punon//ndryshimi eshte se udheheqesit i bejne milionat pa punuar//ndersa populli ordiner mundohet te nxjerre nje cope buke ne mes te xhungles//pra ky ambasadoriduhet te kishte shkruar se populli shqiptar eshte si hijenat qe mundohen te lepijne kockat qe kane lene pas luanet dhe tigrat//tjeter gje eshte se ky ambasadori nuk duhet ti fuse hundet shume se amerika ka hallet e veta//une jetoj ne amerike ashtu me ra per hise///amerika ka interes vetem qe te krijoje treg per kompanite e saj//amerikes i duhen vende qe te rrijne urte//fati i kosoves qe ndodhej ne ballkan dhe amerika e ndihmoj.//se po te ndodhej kosova gjeografikisht ne checheni.do ta kishin djegur krejt dhe nuk do nderhynte amerika//eshte shum kollaj te kuptohen gjerat sot por eshte shum e veshtire kur shqiptaret jane te qorruar nga mijera ide//dikush nga shikon nga amerika.dikush nga arabia/dikush nga rusia dikush nga qielli//perderisa shqiptaret nuk do te jene te zote gjithmone do te vuajne.perderisa do te lejojne te sundohen nga ish komunistet

  17. Brazili says:

    Shkrim me te sakte per ne nuk kemi lexuar ndonjehere.Te gjitha keto jane te verteta,por ne nuk i shkruajme,ose me mire njerzit qe merren me publicistike,gazetare,analiste etj ja fusi pordhes duke e mbajte popullin ne ajer..Keto tanet i meshojne akoma teorise qe shqiptaret jane trima,kreshnike nder vite,popull trim dhe liridashes dhe mufka te tjera.Ne kemi ngelur akoma shume folklorik si popull,sa te gjithe na shohin.Me keto lloj metodash primitiveqe perdorim ne,ne cdo fushe,te fundit kemi qene dhe do te jemi.

  18. dhjetoristi says:

    nuk na pelqen surrati jone ne pasqyre kete duhet ta pranojme.mos ta genjejme veten se jemi punetore arsim dashes,kulturdashes,paqesore,qe e duam te bukurenn etj etj qe na i thoshte enveri per te na e futur me mire!.e verteta eshte se nuk e kemi keto cilesi.te pakten pjesa me e madhe e popullsise.te njejtat gjera i ka thene 100 vjet me pare princi i shqiptarizmes i madhi faik konica!pas kaq vitesh ne nuk kemi ndryshuar jemi po ata dhe prape shajme ate qe na ve pasqyren para.

  19. gjoni dallas says:

    i love erdogan i love turkey..i love sulltan//o turkofag mos vje zjarr ketu//nese ke problem me turqit mos u mundo te besh kryqezate ketu se ta qi at motren me minifun modern e byth perjasht

    1. shpulla says:

      Tema, si mund te publikoni keta rrugecer me kete fjalor ? ju lutem beni nje shembull me kete pseudo komentues, ju keni linkun e tij?

  20. bqkjghv says:

    gbCsRW sglyqedhllax, [url=http://clizjrvtszyp.com/]clizjrvtszyp[/url], [link=http://gwttokpiasns.com/]gwttokpiasns[/link], http://hwhfqhhmewct.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje