Diskriminimi, Shqipëria me moshën më të madhe në Europë për daljen në pension

7 Shtator 2011, 16:31Sociale TEMA

Shqipëria është aktualisht një nga vendet me moshën më të lartë të pensionit në Europë. Të dhënat zyrtare të OECD-së tregojnë se mosha e pensionit për burrat në Shqipëri është mesatarisht 2.1 vjet më e madhe se mesatarja e vendeve të zhvilluara.

“Janë vetëm dy raste të shteteve që e kalojnë moshën 65 vjec të daljes në pension, Norvegjia dhe Islanda. Eshtë e tepërt të krahasojmë të realitetin shqiptar me realitetin e këtyre dy vendeve”, tha Gjergj Filipi, i institutit “Agenda”.

Shqiptarët jetojnë më pak se sa qytetarët e vendeve të zhvilluara. Për shkak të moshës së lartë të pensionit një individ mashkull sot në Shqipëri përfiton mesatarisht 14.5 vite pagesë pleqërie, kur mesatarja e vendeve të zhvilluara është 18.5 vjet.

“Cfare po propozojmë të bëjmë ne? Këtë që e kemi 14.5 duke rritur moshën e daljes në pension për të dy sekset, ne do ta kufizojmë aktualisht në 9.5, do ta cojmë në gjysmën e kohës që përfitojnë pension shqiptarët në krahasim me të gjitha këto shtete të zhvilluara, tek të cilat ne synojmë të shkojmë. Eshte e paarsyeshme ne kontekstin e barazise”, thotë Filipi.

Nëse mosha e pensionit bëhet 70 vjet, një pensionist mashkull me jetëgjatësinë aktuale do të gëzojë mesatarisht vetëm 7 vjet pagesë pleqërie, ndërsa për gratë koha e përfitimit bëhet 12 vjet. Gjergj Filipi thotë se kjo dekurajon skemëm e kontributeve dhe do rrisë informalitetin

“Duke i thënë njerëzve se duhet të punojnë 50 vjet dhe më pas do të jetojnë në 9 vjet në pension, atëherë ky është një mesazh që të mos paguajnë dhe të dalin nga skema e kontributeve”, tha Filipi.

Studimet tregojnë se deri në vitin 2050 shoqëria shqiptare do të ketë mbi 20 % të popullsisë në moshë më të madhe se 65 vjec.

Këta persona duhet të perfitojne nga skema e pensioneve, e cila sot mbahet në këmbë nga të ardhurat e buxhetit te shtetit. Eksperti i ceshtjeve sociale, Fadil Kepi sqaron se sot jane 570 mije pensioniste, per te cilet paguhet nje fature financiare prej 80 miliard lekesh. Ne vend numerohen 650 mije persona qe paguajne sigurime shoqerore, me nje vlere prej 45 miliard lekesh. Pjesa tjeter e parave kompensohet nga buxheti i shtetit./TCH/

29 komente në “Diskriminimi, Shqipëria me moshën më të madhe në Europë për daljen në pension”

  1. LOLA says:

    ku pyesin shqiptaret per pension kafeve i gjen te rinj dhe kafeve i ke dhe pleq cu duhet te punojne mire’ jane

    1. vinny says:

      Ti mos je gje kineze LOLA…?

      1. LOLA says:

        PSE KE NDONJE DYSHIM PER MUA TI QE PYET

  2. hysni dajaku says:

    numri i atyre qe punojne eshte afersisht i barabart me numrin e atyre qe marrin pension,sepse te punesuar quhen ata qe paguajne kontribute,,tani matematikani Sali e ben llogari sa jan pa pune ne shqiperi????ai nuk e ka hallin tek kjo pune se as e rruan as e qeth,,ai ka hallin te rrisi moshen e pensionit per ata qe punojne ne zyrat e shtetit qe tani jan te gjith demokrat,dhe do dalin ne pension ne karrge,,ndersa per zyrtaret e larte ministrat perfshi edhe Saliun do dalin ne pension vetem kur te futen ne dhe shtat pash,,kur ta merrni vesh ju hilen e Saliut u ka vajtur bari nje metro tek varri per vehten tuaj!!

  3. niki says:

    cu duhet pensioni shqiptareve shumica po vdes para kohe o nga hallet e streset o nga vetevrasjet se sdine nga tja mbajne kryeiditi kryeminister te hape pune per miletin pastaj te talle bythen per ritje moshe

    1. lleshi i zi says:

      drejt as 25% nuk do e marrin

  4. askushi says:

    Fadil K. eshte pjese e mashtrusve dhe duhet te largohet sa me pare.Mijra familje kane humbur te dashurit e tyre se bashku me investimet per pensionin dhe nuk ju eshte kthyer asnje qindarke.Te gjithe kane paguar ato detyrime qe ju jane kerkuar dhe nuk ka llogjik per bilance negative.N.q.s tani shifrat jane keto qe paraqisni, une ju, them se femrat ne Shqiperi do jene pa pension se ato aktualisht jane te pa puna dhe te pa siguruara.Jetojne me te ardhurat e emigracionit se bashku me femijet e tyre.Tentativa tjeter eshte prishja e skemes me anen e te ciles minatorve do t’ju shtohen vitet e daljes ne pension,kur dihet se mjafte minatore e kane mbylluar cilin e punes me ligjin e vjeter(12 vjet nentoka + te tjerat) tani ata duhet t’i kthehen perseri nentokes qe te sigurojne vitet qe ju shton Fadil K.Po e njejta skeme do perdoret nga sigurimet shoqerore per te djegur pensionet e punonjesve qe kane punuar ne kufijte e ligjit,duke ju shtuar atyre + 5 vjet.Pra sigurimet shoqerore prapaveprojne me ligje te reja per te djegur pensionet e qytetarve duke ju shtuar atyre vite pune artificialisht me ndryshime ligjore.Zotrinje te sigurime shoqerore hiqni dore sa me shpejt nga skema juaj e falimentuar dhe studimet me te cilat kerkoni vetem ti zgjatni jeten ne pune vetes suaj.

  5. Brazili says:

    Jemi me te zhvilluarit,jetojme me mire,kemi standartet si nordiket.He mer Sale,i hengre edhe paret e sigurimeve dhe tani shtyr moshen e pensionit.Me mire beje 85 vjec,qe te marrin pension vetem 30 veta ne gjithe Shqiperine.Cpo i ben ti ketij populli,me duket se nuk ja ka bo as Dulla.Ti po ja fut me ca ligje,qe do na vij mendja verdalle.

  6. Une says:

    Kush eshte ai qe pensionohet kur mund te punoje ne parajsen Berishiane???
    Rrofte Sali Berisha!
    Rrofte Sllobanka Recepovic
    Rrofte Argita
    Rrofte Djali i Sllobodankes

  7. Claus says:

    Edhe une si parafolesi e shikoj problemin, se ata qe punojne ne ndertim, spitale, prodhim etj nuk besoj se arrijne te shijojne ndonje vit pension. Nuk e kuptoj kete rritje prej 5-7 vitesh ne nje mbledhje qeverie ku te gjithe duken si brryla para Saliut. Nuk e di kush i ben llogaritjet qe frap, pa ndonje diskutim me specialiste ose me publikun i shkrepet te ngreje mosha pensionesh sikur te jene ngritje mullaresh bari.

    Po ju jap shembullin e Gjermanise. Qeveria e Merkelit ngriti moshen e pensionit nga 65 ne 67 vjec pas nje diskutimi me sindikatat, opoziten prej disa vitesh, por edhe ngritja qe do te behet fillon nga viti 2012 me nje muaj, pra shkalle-shkalle deri ne vitin 2029!!!

    Franca edhe ajo shkalle-shkalle deri ne vitin 2018 e ngre nga 60 deri ne 62.
    Spanja, Danimarka po ashtu nga 65 ne 67. Kjo e fundit do te beje kete gje gjate periudhes 2024-2027!

    Ketu te mos harrojme edhe moshat mesatare te ketyre vendeve qe variojne mesatarisht tek 80 vjec.
    Ndersa mosha mesetare ne Shqiperi eshte tek 74 vjec-et.

    Si duket arka e shtetit qenka boshatisur ne ate fare derexheje sa kerkon ta fuse sa me shpejt ne fuqi, te heqe ne nje fare mase barren e borxheve. Ishte ai qe i ngrinte pensionet dhe rrogat cdo 6 muaj pa ia shkerpur syri. Diku do te dilte kjo. Tani ka pranuar qe vendi na gjendej ne krize. Une mendoj se kjo eshte vetem maja e aisbergut. I ndrinte fytyra qe Rama u ul ne parlament se deshiron te marre edhe ate me vete ne keto masa c`njerezore qe na i quan masa antikrize. Kur ka nje rritje, sic thote vete, nga me te lartat ne Europe, gjithashtu dhe eksportet, atehere natyrisht kjo sjell edhe mbushjen e arkes se shtetit nga taksat qe i merr biznesit dhe individit ne nje mase shume me te madhe ne raport me rritjen ekonomike.
    Pra me kete vrap te nxituar qe ka marre dalin te gjitha blofe dhe genjeshtra, ashtu sic di te genjeje vetem ai. I shtoi edhe 3 vjet te tjera moshes se tij per te dale ne pension, si duket.
    Nuk mund ta mendoj nje 70 vjecar shqiptar te dale ne pension kur tere jeten ka marre proteina shume here me pak se sa nje europian. Pale te flasesh pastaj per fuqite e tij fizike dhe intelektuale. Ne nje vend “plaku” kishte vene nje video ku paraqitej nje militant qe do te votonte pa me te voglin dyshim PD, packa se ishte i papune, me nje fytyre si te nje 80 vjecari. I lutem dikujt ta paraqese edhe njehere ate video dhe te shikoni bashke me fizionomine e tij dhe bashke me te edhe raportet e tij fuqi-intelekt. Mos harroni, ai eshte nje nga shume e shume te tjere qe rropaten punerave te renda, ku u shkon thika deri ne palce.

    1. Salimuti2011 says:

      Pikerisht prej kavie-militanteve te mi do te rri ne pushtet deri sa te dua une!

    2. plaku says:

      Claus,
      Konfirmoj 100% pjesen e shkrimit ne lidhje me rritjen e moshes se pensonit ne Gjermani.
      Sic kerkon ti, kam kenaqesine te te tregoj videon e zgjedhesit te Sales :
      http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be
      Te falenderoj per shkrimin me shume brume dhe me fakte e shifra. Une jam ne prag te pensionit. Sic duken bathet ne mars 2012 do marr pensionin zvecerjan dhe pensionin nga atdheu im do ta marr ne mars 2017. Faleminderit o Sale. Pershendetje.

  8. beso says:

    C’a thote ky more,te dalin shqipot 70 vjeç ne pension?Po kush e merr nje 60 vjeçar ne pune ne sektorin privat?Po 50 vjeçarin?Le qe ku ka sindikata,ku ka shoqeri civile qe ti jape kazmen dhe ta çoje 66 vjeçarin e bjeshkeve te namuna e ti mase 8 ore rresht ne prashitje ose ne korrje gruri.Le ta provoje njehere i pari ky notari i Ballkanit,e pastaj ta shohim ne ka oreks per tallavitje,se gjasme shqipot po rrokan me shume nga plani e tij qeveritar…Aman ore Avni Rustem,po ta fal pensionin tim qe s’do ta ha dot as edhe nje dite,se ky harbuti mot do ta çoje 90 vjeç,qe te jete i sigurte fare.Le qe kur shkoi ne Shkoder dhe u tregonte lagunareve per Henen,jo me te mos na tregoje ne sekretin sesi te rrojme nga 200 vjet!

    1. plaku says:

      beso,
      Me te thene te drejten mendoj se ministrat e tij e kane te lehte ne kuptimin qe, per probleme te ndryshme te ministrive te ndryshme del e flet vetem Sala. Ketu ne Zvicer secili minister del e flet per problemet qe mbulon ministria dhe kur ka njoftime te rendesishme i ben ministri parkates dhe jo kryeministri. Sa per kurjozitet ketu ne Zvicer si kryeminister zgjidhet cdo vit nga parlamenti kryeministri i radhes, i cili per nje vit mbulon ministrine qe kishte dhe postin e kryeministrit. Vitin tjeter zgjidhet nje minister tjeter e keshtu me radhe.
      Pra ketu ne Zvicer kryeminister je vetem per nje vit. Kam mendimin se, tani qe u kthyen ne parlament socialistet, ndonje socialist te dali me propozimin qe zgjedhja e kryeministrit te behet si ne Zvicer VETEM per nje vit. Ndoshta Sala do bjeri i vdekur dhe keshtu qe do zgjidhet problemi dhe do jene te gjithe te kenaqur. Pershendetje.

  9. TA says:

    Mire Sala & Co i ben llogarite si i do qejfi dhe pa pyetur njeri, po ky popull, keto sindikata, kjo rini leshi cfare presin me? Ti vrasin nje nga nje si bagetija? Se kur do zgjohemi nje zot e di …..megjithese me duket se dhe ai na ka kthyer krahet.

  10. gazi says:

    —Ngrihuni pensionista,jeni shpresa jon e vetme se te rinjte jan ne pab duke pir pensionin tuaj’ca do humbisni 100.000 leke ne moshen 70 vec?
    alternative e deshperuar,po ca te besh keta jemi ne bijte tuaj-ata aty pin kafe dhe merren me dallavera ne emigrantet punojme e shajme ata ne internet–jo te organizohemi dhe te vemi te votojme te gjithe ne 2013-ten dhe ta shikoj sala pastaj se pranvera shqiptare ka dallendyshe plot dhe jo vetem korba,sorra dhe shqiponja me qaf te rrjepur qe han kufomat vetem me lekure te lepujve dhe harabelave shqiptare.

  11. emi says:

    Shqiperia eshte katandisur vendi qe nuk po mban dot njerezit e tij.Do vije nje moment kur te gjithe edhe ata me atdhetaret te duan te ikin naten dhe jo diten nga vendi i tyre ku jane lindur dhe rritur.

  12. vlora 1 says:

    ke fat te madh o Sali qe je ne Shqiperi se te ishe ne ndonje vend Europian e dija une si do e masje b…then para se te flisje.Kjo eshte tema me e prekshme sociale qe digjet Europa per nje ose dy vjet rritje te moshes se pensionit ndersa ti e thua pa te levizur asnje nerv surrati.
    Po Shqipot jane popull i paushqyer mire more Sal dhe nuk mund te punojne deri ne 70 vjec.Mendoje edhe nje here dhe begenis na kthe pergjigje…e ke derdhur fare kete here kupen

  13. vucidoli says:

    per deputetet,shtresen me te vuajtur te ketij populli,e ka bere moshen e pensionit 55 vjec.dhe mos harroni,deputetet marrin nga dy pensione,nje si punonjes te zakonshem dhe nje pension tjeter afro 1000000 leke si deputet.hallall e pacin me kete popull trap.

  14. emigranti says:

    Si sot nje vit me pare, me 7 shtator 2010, per shkak se qeveria franceze e rriti moshen e pensionit nga 60 ne 62 vjec, dhe kjo deri ne vitin 2018, u zhvilluan greva e madhe kombetare ku moren pjese 2 milion vete. Çfare presin sindikatat shqiptare dhe opozita e bashkuar ne Shqiperi?

  15. LOLA says:

    KUSH ME NDIHMON PAK NE SHQIPERI SA VJEC DUHET TE DALESH NE PENSION SE SE DI

    1. stalinsali says:

      65 burra, 60 a 55 gra.
      Pse po ben llogarite LOLA ?

      1. LOLA says:

        PO BEJA LLOGARI ME VENDET E TJERA QENKAN ME TE AVANTAZHUARA GRATE NE SHQIPERI SE NE NJA CA SHTETE BURRA E GRA DALIN 65

  16. llogaritari says:

    80 vjec duhet ta çoje , se vetem kshu mund ti mbushin vitet militantet e te dy kampeve nga 40 vjet
    per cdo kamp

  17. mekaniku says:

    THuaj me mir nuk ka lek me pagu njerzit ngre moshen e pensionit.

  18. Salimuti2011 says:

    E kam ngritur moshen e pensionit ngaqe populli yne eshte shume punetor dhe nuk mund te rrije kot papunuar.

  19. AVNIU says:

    Per momentin ky eshte nje dem i madhe qe ju behet sigurimeve shoqerore,sepse njerzit qe derrdhin kontributet e tyre per vet sigurimin e te ardhmes (qe jane shume dhe jo pake) qe kryjne pune shum te renda e te veshtira per te mbajtur familjen, do te behen pesimist dhe automatikisht gradualishte do te terhiqen nga skema e sigurimit vullnetar per pension pleqerie.Une si zgjidhje shikoje,1- largimin nga ky studim i personave mbi 70 vjec te tipit Fadil Kepi te cilet jan surufjatur per shkak te shkeputjes te vemendjes si redhoje e shkuarjes ne banjo cdo 30 minuta ,2-Mos futjes ne studim te atyre personave te cilet nuk ka derdhur asnje dite sigurime te tipi shkezeni argita e soje e sorollopi ityre te cilet e kane siguruar veten dhe 4 breza me mbrapa po qe se do ti lere o perendia o njerzia qe ata ti gezojne.Per kete gje nuk e kemi fajin ne as sigurimet shoqerore por vet ju me kreun tuaj.

  20. Gazmend Nushi USA says:

    Po cfare duhet te themi neve ketu qe dalim 66vjec e dy muaj ne pension.Dhe shume vete nuk dalin fare por marrin pensionin dhe vazhdojne punen dhe marrin dhe rrogen.Tani qe eshte krize pune pikerisht ata qe nuk duan me dale ne pension duan ti heqin nga puna .Po kjo ndodh ne punet e shtetit ,sepse privati mban ate qe eshte me i kualifikuar dhe nuk don me ja ditur per moshen.

  21. Kosta says:

    Po te shikosh sote pensioniste ka qe kane me shume vite pensioni se sa vite pune, sepse kane dale mjafte te rinje duke filluar nga mosha 45, 50, 55 vjec. Ku ka ne bote qe te punojne dhe te paguajne 90000 vete, siguracione dhe te marrin pensione 600000 njerez, vetem ketu tek ne se nder vite eshte bere sikur eshte punuar, eshte urryer puna dhe prandaj jemi katandisur edhe ne keto vite si mos me keqe……rritja duhet te shkallezohet me vite pune, ku te lindi e drejta per te dale ne pension mbas nje fare moshe, dhe te marresh aq sa ke derdhur kontribute, sipas vendi te punes dhe keshtu me radhe. E drejta e daljes ne pension ti lindi ne moshen , psh, 60 vjec dhe detyrimishte te dali ne pension 7o vjec…….Degjoja nje nate ne TV nje ish oficer dhe thoshte me mburrje: kam 28 vjet i dale ne pension dhe kishte punuar 25 vjet…kjo nuk eshte normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje