Shpëtoni një qytetar prej drejtësisë!
-Në vend të një letre me zarf për Presidentin e Republikës; Prokuroren e Përgjithshme dhe Kryeinspektorin e Lartë të Pasurive të Zyrtarëve-
Ndërsa shoqëria po përjeton me tmerr vrasjen e një gjyqtari në Vlorë dhe rritjen e fluksit të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, me të njëjtën ritëm po shtohen dhe denoncimet e qytetarëve për problemet që hasin me drejtësinë dhe korrupsionin e gjyqtarëve. Histori të thjeshta njerëzore, shpesh herë të rrëqethin. Ndërsa tri gjyqtarë të Apelit me në krye Gjin Gjonin liruan disa muaj më parë një trafikant droge turk, kërkuar në Gjermani për një sasi që shkonte gjysëm tone heroine, një qytetar i thjeshtë i është drejtuar shtypit për të dëshmuar çka hequr për një zënkë banale me komshiun nëpër dyert e gjykatave dhe prokurorëve të babëzitur të këtij vendi.
Më poshtë po sjellim një reagim të një gazetari të vjetër shqiptar Kristo Mërtiri, i cili përshkruan këtë rast.
Nga Kristo Mërtiri
Ca kohë më parë, Qamili, i ra celularit tim dhe zbrazi një dhimbje e trishtim jo të zakonshëm për Idrizin(nje shok i përbashkët fëmijërie), të cilin e prangosën teksa priste të gjente punë te “sheshi “Omonia” në zemër të Tiranës,te monumenti i Partizanit te Panjohur. Ishte dënuar nga gjykata me 3 vjet burg sepse pranoi të merrte mbi kurrizin e vet sherrin e bashkëshortes me një komshi në pallat(?!).Kjo barrë faji e pamerituar kaloi si një copë bukë me djathë nëpër duart e policit gjyqësor,të prokurorit e të gjykatësve dorëlëshuar ndaj vendimeve të rrepta vetëm mbi fukaranë “njeri pa njeri”! Megjithëse gruaja këmbënguli që ditën e parë pas sherrit se ishte goditur ajo me komshiun dhe jo Idrizi. Për një gardh me tela në oborr,u dëmtuan të dyja palët. Tjetër prokuror i mori në pyetje dhe tjetër prokuror firmosi aktet, pa hetuar në mënyrë të plotë e të gjithanshme. Por le të mos humbasim fillin e shkrimit…
-Për mossyrgjynosjen në qelitë e burgut, Idrizin nuk e ndihmuam dot. Vecse tani më duket se po i vjen rrotull një gjëmë akoma më e madhe,-më thosh përmes frymëmarrjes së rënduar,Qamili,që jeton e punon në Laprakë,dikur minator i Valiasit.-Mora vesh se do detyrohet të shesë shtëpinë për të shkurtuar burgun me pare nën dorë dhe për kafshatën e 4 fëmijëve. Se nuk lëviz asgjë po nuk u lye qerrja e prokurorëve dhe gjyqtarëve. E vetmja rrugë që i ka mbetur për të përballuar sadopak makutërinë e ndonjë punonjësi të drejtësisë. Përndryshe,dëgjo mua,bëj fole atje ku je! Sonte jam përpëlitur në gjumë…Nuk duhet ta lemë Idrizin të hedhë këtë hap me pasoja fatale për familjen. Këto ditë paska fejuar edhe vajzën e dytë,por nuk e lanë t’i qeshte buza e të gëzonte si gjithë baballarët. Nuk paska dalë kot ai llafi i vjetër: Kur fakirfukarai bëhet gati për dasëm,mund t’i cahet daullja!..
…Shtëpia nuk u shit. Por dënimin e kreu kokërr më kokërr. Pas premtimeve dhe mashtrimeve lumë,ashtu me zhgënjimet sa një mal ballpërballë ndryshkut në Drejtësi, ditët e fundit u kthye në familje. Nuk mund te rrija pa i telefonuar mikut tim 57 vjecar. Shpresova t’i falja pakëz dritë e optimizëm për jetën. Por shpresa ime sikur u fik shpejt.Duke më falenderuar me zemër,ishte shkëputur ca caste nga fëmijët e gruaja dhe më lëshoi me zë të ulët një tjetër akullirë shpirtërore në telefon:
-“Universitetin” e burgut e bëra dhe shyqyr Zotit,pas disa goditjeve kardiake,jam më mirë. Por…nesër kam gjyq tjetër në Apel. Më kërkojnë të paguaj disa milionë lekë gjobë! Ku të falem e ku të mbytem,ku ta gjej drejtësinë,o vëlla?! Më mirë të rrija në burg…
U drithërova i tëri. Se vetëm barkploti nuk pyet për barkboshin. Ashtu sic nuk u dridhet fare qerpiku ca prokurorëve me rroga shteti por me disa vila e shtëpi private, me autovetura luksoze, me kostume firmato dhe që sot do jenë përtej deteve e oqeaneve duke pushuar.Dhe cdo vit,nga “rroga e shtetit” paskan kursyer e kursejnë miliona(?!). Por jo se janë më punëtorë se Idrizi ynë e fëmijët e tij.Nuk thosh kot gjyshi im i ndjerë: Paraja-maskaraja!…Disa individëve me pushtet ekzekutiv,legjislativ a gjyqësor paraja i paska tjetërsuar frikshëm përballë qytetarëve të ndershëm e “pa shpatulla të ngrohta”.Dhe mbi të gjitha,përballë atyre me xhepat bosh dhe me shtëpitë ku bie miu e thyen kokën! Kjo dukuri korruptive e ditës nuk po u lëviz as qimen drejtuesve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë,atyre në Prokurorinë e Përgjithëshme dhe në Mjekësinë Ligjore. Pa u ndalur te Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive,që është kthyer më tepër në një tellall të rëndomtë deklaratash personale te zyrtarëve të ndryshëm. Kësaj i thonë,i zoti e shet dhe tellalli vetëm e jep në sini(?!).Për burimin e vërtetë apo të gënjeshtërt të pasurive, nuk i thuhet cerek fjale opininonit publik. Shkurt, të dehurit e pushtetit të drejtësisë nuk po bëhen dot esëll. Këtyre sojsëzëve ka vite që u bën edhe gjeli vezë…Pa provuar se kush është autori i vërtetë i një vepre penale,gati 100 për qind të rasteve të tilla u kanë thyer kurrizin pa cak pa bam njerëzve të këputur e që rrojnë në varfëri ekstreme. Të kuptohemi. Po të ishte fjala vetëm për cështjen nr.2700 te vitit 2007 mbase nuk do ia vlente barra qeranë. Në shkallë vendi me siguri që ka mjaft gjirize të padurueshëm (jo Gjiri i lalëzit ku të duhet të zesh hundën me dorë në cdo hap të mbarsur nga milionat e pista e pa pikë djerse). Shumë që mbijetojnë e luftojnë për kafshatën e gojës,përfundojnë si Idrizi,-Babushi e thërrasin bashkëfshatarët nëpër vite.Rrëmbehen nga piku i vapës te monumenti i Partizanit të Panjohur në pritje të ndonjë pune krahu dhe befas dërgohet në qelitë e burgut si “I panjohur per Drejtesine” sepse nuk e lyen dot qerren e punonjësve të saj?!
-Si në ilegalitet dhe brenda një hakmarrjeje primitive pa anë e fund, gjatë kohës që Babushi(Idrizi) kryente dënimin e pamerituar në burg, makutëria e zezë gjyqësore paska zhvilluar seanca të tjera vendimmarrëse për vjelje milionash. Pa praninë e të paditurit?! Pa avokat. Pra, pa dëgjuar të paktën të dyja kambanat. Sa hap e mbyll sytë firmosën e vulosën vendimin për …pushkatim ekonomik e financiar ! Në kushtet e heqjes se lirisë dhe të mungesës ne Gjykatë, Idriz Malo Ii mësoi emrat e gjyqtarëve pasi doli nga burgu(?) dhe kur lexoi fermanin e shkalles së parë në Tiranë. Pasione e manipulime djallëzore,”trimëri” vetëm mbi fakirfukaranë. Ashtu sic vepruan në fillim: E shpallën “person në kërkim” për arrest 3-4 ditë para se të vendoste përfundimisht Gjykata e Apelit ! Ashtu sic vepruan me ekspertizën mjeko-ligjore, duke e ngarkuar deri në fyt me dëmtime të rënda dhe duke e mjekuar me…valium e paracetamol (?!)…Ndonje ”ekspert” sekser pështyu tinëzisht në këtë corbë. Ndërsa për dëmtimet e bashkëshortes dhe vetë Idrizit kur ndërhyri për të shuar sherrin, nuk hapën as derën për të bërë ekspertizën e paanëshme mjeko-ligjore. Vetëm arrogancë e njëanshmëri juridike me brirë e ka emrin ?…Mirëpo provat e manipuluara trashë arritën të sigurojnë edhe firma prokurorësh e gjyqtarësh, gjithnjë prapa krahëve e larg syrit te Babushit që vuante në qeli. Pazarxhinjtë juridikë e fizikë që tjetërsuan sherrin e bashkëshortes në “plagosje të rëndë me dashje” dhe në mjekim e shpëtim jete “me valium e paracetamol”(?!),i kapërcyen kufijtë e ironisë e të komikes. E vetmja dëshmitare e thirrur në mbrojtje të paditësit(bashkëshortja),deklaroi hapur se nuk kishte qenë fare e pranishme në ngjarje, por dëgjoi nga të tjerët !…Ndërsa zëri i avokatit serioz e me eksperiencë jo të vogël,humbi nëpër labirinthe të fëlliqura paaftësie a korrupsioni.
………………………mjerim e skamje padrejtesi e pafund———–po pati ZOT eshte i lutur te hedhe nje asteorid ne kete toke te mallkuar———–qe te popullohet nga nje rrace tjeter se ne nuk jemi te denje.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin –
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Ahmed ore ! —Sa bukur e ke recitue bre burre ! Ore hajvan se tani e pashe, ,Ca i thua Zotit ti ore koqe ?
-Te hedhi Asteroid ketu ta hame edhe ne ?– Po ti nuk e di qe asteroidi do vije ketu ne viutin 2025 ne 25 Prill ——Por do kaloje shume afer me token –Po ku i dihet edhe mund te godase ——-Ne ate vit Sala do i humbi zgjedhjet ..looooooooooooool
–Po ky me kete shkrim kunder gjyqesorit ben thirje : …i vini dinamitin ndonje tjetri, se ndryshe nuk zgjidhen punet me gjyqtaret loooooooooooooooooooooooooool hahahahahahahahahahahaha
–Po ca gjyqtare shkerdhata qe jane or aman ! — Po e mjelin kete lumadhin , se sic duket ky ka rastisur dele e perendise hahahahahahahahahahahhaahaha u dhivaaaaaaaaaaaaaaa
Hajde thuaj qe nuk e kane hak dinamitin keta gjyqtare e prokurore. Jo dinamitin por ne hell duhen shkuar. Vjedhin njerezit e varfer. U ngecte ne fyt ajo pare.
SHUME GABIM ZOTI MERTIRI
nuk eshte vetem qamili por jane dhe 2-3 miljone qamile te tjere…Keto jane gjera shume te rendomta
per nje popull (duke perfshire dhe gazetaro -analiste si puna jote dhe e edirames) qe ka pranuar
poshtrimin dhe dhunimin nga gjergj kastriot berisha ..ke humbur shume kohe per vete dhe per lexuesit e tjere..boll se kemi dhe prec zogun..
Studimet serioze nxjerrin se ; ne te shumten e rastevt VETEGJYQESIA lind si nevoje ………..!
drejtohuni avokatit qe mbron te drejtat e qytetareve konsumatore ” si e ka ai” altin goxhaj ‘ me duket” eshte shume i zoti i ka fituar te gjitha gjyqet qe ka bere
tritoli duhet dhe do tu vihet ketyre gjyqtareve dhe prokurorve nje dite .ky eshte shteti ligjor ne qeverin e shkerdhat berishes , me thoni nje raste kur eshte çuar ne burg nje vrases i armatosur nga qeveria apo nje hajdut qeveritare.ka ardhur koha per veprim kush me kupton e di çfare do te beje
Asnje nuk mund ta kuptoje dhimbjen e ktij njeriu.Me qindra e mijra jane neper shqiperi dhe neper burgje. Boll te besh nje xhiro te pyesesh nuk dine as pse jane brenda,mashtrohen nga avokatet,nga prokurori qe kerkon leke,nga gjykatesi deri diten qe do dali,bejne me vite burg.Pa ushqim pa veshbathje nga shteti,te gjitha me leket e tyre.Nje bie ne burg e gjithe familja jashte torturohet cdo jave.Personalisht kam kaluar te 3 shkallet e gjykimit kam paguar nen dore 40mij euro per 0.5 gram droge qe po i konsumoja. Ne te treja shkallet sme dhane te drejte megjithse dosja ka 25 shkelje procedurjale. U shit shtepia u shkatarrua familja dhe un u kalba 6 vjet burg per 0.3 gram droge!! Ne kte ceshtje ka dor nje inspektor nje analist dy prokuror dhe 10gjykates.Ky eshte nje rrekord evropjan.Tani me thoni ju mua nuk duan tritolin ata?Po jeten time ma kthejne dot mbrapsh?
Tritolin e kane pak, por ne rastin tend nuk di kujt t’ja vesh perpara ndaj dhe s’ben pune. Ti mbledhes per dreke te gjithe nje dite, nuk besoj se do te vine.
Me e mira qe mund te besh eshte te gjesh ndonje hapsire shtypi per ta bere publik rastin tend me emrat e ketyre individeve, ta tregosh kete histori eshte me mire dhe per ty.
Zoti mertiri, ata qe duan tritolin jo ne maiken e tek dera e shteise por ne byth jane policet gjyqesor, gjyqtaret dhe prokuroret. vetem kjo metode vjen hakut ketyre plegerave qe bejen biznese e pazare me jeten dhe te drejten e njerezve. Dinamit dhe vetem dinamit deri a te zene medn e te zbatojne ligjin e drejtesine. asnje pike meshire per keta kriminle
ne nje shtet me banda keto do presesh, fukarenjte do rrjepin.
Tritoli u vendos ne vendin e gabuar por gjyqetare eprokuror jane ba gati te gjithe per ato llokume qe tu bujen mendte na prapanica athere i therrasin mendjes te tjeret ndryshe nuke ka shpetim ky popull shif gjyqin e metes kur te dali lare e shpelare ne kete rast
Te dashur komentues
Felliqesirat ne drejtesi nuk kane fund dhe jane te panumerta. po ju tregoj nje te vogel. Nje njeriu im u paralizua nga nje aksident me makine dhe pas shumne peripecirash qe vazhduan 4 vjet nga nje gjykate ne tjetren me ne fund u dha vendimi perfundimtar per fitimin e nje shume prej 215 milion leke te vjetra. Nje dite e pyeta te jatin e te aksidentuarit sa pagove. Pas shume persihatjesh me tha. Me gjykates e permbarim pagova 100 milion. Eh, qe mos i hengshin. Per ta mbyllur, u be nje vrasje mafioze ne nje shtet mafioz per nje …….
Cfare deshen me ate te Vlores pse nuk i futen nje llokum Gjin Gjonit ne Tirane se do ti behej qejfi fort popullit te Tiranes.
edhe besnik ymerajt
Kjo eshte drejtesia albanistanase.Eshte shume krim i rende ajo qe i ndodhi gjyqtarit Konomi dhe duhet patjeter te gjenden autoret dhe shteti duhet te reagoje shume fuqishem.Por si kjo ndodhia qe sapo lexuam,ne Shqiperi ndodhin me dhjetra ne muaj,dhe keto vendime skandaloze i japin keto gjyqtaret e famshem.Per keto vendime qe te vrasin per se gjalli kush pergjigjet?Apo duhet ti shuhet jeta njeriut,te vritet,qe te reagoje opinioni,ndoshta edhe shteti.Po shohim keto dite qe dalin shume shoqata gjyqtaresh,gjyqtare qe po e shfrytezojne kete rast dhe protestojneper rastin.Ne njevend normal eshte me se normale dhe detyre,por kur shoh qe gjyqtaret qe flasin,jane super te korruptuar,nderroj kanal.Shikoni si jetojne gjyqtaret,ku banojne,si banojne,ku i kane femijet neper shkolla,d.m.th. ku i gjejne leket?Besoj se nuk ka shqiptare qe nuk e di si fitohet,vetem drejtesia dhe gjyqtaret nuk e dine.
Është hetuar një koment i dyfishtë; duket se megjithatë, ju ndërkohë e keni thënë këtë!
un e4 kam thene o torollak po ti pse se thua apo je me grekun mish e thua
nuk kam asnje pune me rastin konkrtet te konomit i cili duke marre pronen e vet preku ne kallo interesa te medha. aman mos mi mbroni gjyqetarete avokatet.ata jane hajdutet me maskarenj, hajdutet me pelerina te zeza hajdutet qe shesin dh eblejne proceset gjyqespore, hajdutet qe deri dje punonin neper ca uzina te qelbura dhe sot ngrefen sikur veret e kane mendjen plot. ketyre ju do vene tritoli me gjithe familje pasi skane pse gezojne lekete vjedhura. jane qe te gjithe te korruptuar dhe as mos guxoni te thoni qe kjo seshte e evretete. kush nga ju ka shku ne ndonje proces gjyqesor dhe si eshte kerkuar %? kush nga ju ka pas kurajon mos ta jape ate para dhe te fitoje me pas gjygjin; kush nga ju ka makine me te shtrenjte se gjykatesit maloke te gjykatave te nivelit 1, 2.3 ? PRA per aq kohe qe ata sdo kuptojen se po ja morren pronen tjeterit edhe do i vrasin edhe gruan do ja rrembjne edhe femijen do ja zhdukin atehere ne keshtu do vazhdojme….
E pa lejusheme
z.baze eshte nga atrikujt me te bukur qe kam lexuar te vjen me te vertete te shkulesh floket kur shikon neper emisjone njerzit e drejtesise qe qajne per kolegun e tyre te ndjere dhe mbajne fjalime pa fund per krimin qe ngriti dore kunder drejtesise,pa dashur ti hyjme ne hak te ndjerit dua ti kujtoj ketyre njerezve qe kriminelet i leshojne vete nga burgu dhe mbajne brenda njerez me akuza qesharake duke i futur pa fund ne labirinthet e gjykatave dhe prokurore qe i zvarisin dhe i bejne presion per denime te padrejta dhe nuk ka kush i ndeshkon as prokuroret e as gjykatesit.
Je shume i sakte, man –Ate trurin tend duhet ta studjojme se ka ngjashmeri shume t e madhe me thyben time looooooooooooooooool
Te shikojme gjyqin e ilir metes dhe do te vertetojme pa i hequr asnje “presje” thenies per drejtesine ,meta ka gjasa te behet perseri minister.kapitaliste;kush vjedh nje buke futet ne burg,kush vjedh nje fabrike,behet deputet.