E dhëna më interesante prej turizmit të këtij viti gjatë muajve të verës ka të bëjë me rritjen e interesimit të të huajve për të kaluar do ditë në zonat malore të Shqipërisë, dhe për të vizituar site e parqe arkeologjike. Këto të fundit janë vizituar gjatë periudhës janar-gusht nga pothuaj 80 mijë vetë (një pjesë e mirë e të cilëve janë vendas). Butrinti, siç është e pritshme, ka qenë siti më i vizituar; 25 mijë vizitorë kanë regjistruar aty.
Ndër zonat malore më të frekuentuara kanë qenë Thethi e Valbona, ku kanë bujtur respektivisht 10 e 17 mijë turistë vendas e të huaj, të cilët parapëlqejnë çadrat për të kaluar netët, por ndillen dhe nga ideja e bujtinave, të cilat janë, megjithatë, të pakta në numër e me pak shtretër.
E dhëna më negative ka të bëjë me faktin, që shumica dërrmuese e turistëve janë shqiptarë. Është vetë Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, që bën të ditur se prapa klasifikimit “të huaj” fshihen emigrantët që rikthehen në shtëpitë e tyre për ca ditë, dhe shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e troje të tjera të botës shqiptare. Nga 3 milionë vizitorë, gati 900 mijë kanë qenë emigrantë të rikthyer për një copë herë në Atdhe, ndërsa më shumë se gjysma e pjesës së mbetur janë shqiptarë (Sipas Shqip-it të sotëm). Numri i turistëve mirëfilltazi të huaj nuk i kalon të 500 mijët. Në këtë kuptim, nuk duket se ka arsye, që ndokush të rrahë gjoksin e të brohorasë për ‘arritje’. Përkundrazi, është vendi për të diskutuar pse Shqipëria, ndonëse pa kosto e me plot surpriza të natyrës ‘egzotike’, nuk parapëlqehet si destinacion turistik nga të huajt.
Respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2011/9/17/pse-turistet-e-huaj-nuk-vijne-ne-shqiperi
Une kam pare turiste te huaj dhe grupe sidomos ne tirane shume te pakten tek rruga e elbasanit ndesh shume prej tyre gati perdite dhe kete nuk e them per qefin e sales.
Tek rruga e Elbasanit eshte nje hostel qe kushton 10 euro nata. Eshte perhere plot po ka kapacitet teper te vogel.
“Përkundrazi, është vendi për të diskutuar pse Shqipëria, ndonëse pa kosto e me plot surpriza të natyrës ‘egzotike’, nuk parapëlqehet si destinacion turistik nga të huajt.”
————————————————————————————————————————————————
Mendoj se ky konklyzion eshte i gabuar, pasi Shqiperia eshte me kosto teper te larte e jo pa kosto.
nese krahasojme infrastrukturen, cilesine e hoteleve, ndotjen, sherbimin e restoranteve, e kuptojme lehte perse Shqiperia nuk terheq turiste te huaj.
Shqiperia ka vetem bukuri natyrore, po a eshte i vetmi vend qe ka bukuri te tilla ne Evrope!?
Pergjigjia eshte jo.
Nese ne Turqi, ne Marok, Tuunizi…e me rradhe, te kushton vetem 400€ mesatarisht java ne nje hotel me 4 yje, ne kete çmim perfshihen udhetimi me avion, ushqimi, ky eshte nje çmim qe ne Shqiperi te mjafton vetem per te paguar udhetimin me avion.
Nese flisni per turizmin, mundohuni te beni nje studim serioz dhe te konsultoheni me specialiste te kesaj fushe, e jo te beni nje shkurtim kaq te shpejte dhe te deformoni te vertetn.
Ne Shqiperi, nuk ka grupe hotelesh qe te kene numer te madh dhomash per te propozuar çmime kompetitive agjensive turistike.
Jane ato qe shesin paketa turistike neper bote e jo vete hotelet.
Hotelet shqiptare jane artizanale dhe nuk i interesojne agjensive te medha turistike.
Je shume fiks vinny.Shqiperia te ofron turizem heroik dhe te harxhosh shume euro.Hotelet jane skandaloze,dhe me cmime te kripura,biletat e avionit per te ardhur ne Tirane nga Europa jane te shtrenjta,transporti brenda per brenda Shqiperise ne fakt eshte i lire por jo komod,makinat me qera te mbysin fare,keshtu qe me pa male,dete,dhe plot plehra dhe te harxhosh shume pare,nuk ja leverdis fare.
vete amerikanet thone qe me 500 dollare ne shqiperi mund te besh cafre te duash per nje muaj pushime e tha dhe ai gazetari qe kishte bere nje shkrim per jugun e shqiperise ne gazeten new york times.
Kur kane thene ndonjehere te verteten qe ta thone sot…..!!!
Harruat te shtonit ndotjen e ambientit kudo qe vete ne vende “turistike” ne shqiperi gjen vetem plehra dhe zhurme shume shumme keq
Isha kyt vit ne SHqipni , e trishtueshme dhe e poshterueshme te nigjosh kryeministin (bastard) ,te deklaroj se SHqipnia eshte e bukura e dheut , o zot i madh na mbroj nga ky perbindesh ish komunist ,nuk ka ne Europe edhe fshati ma i humun qe te krahasohet me as edhe nji pjese ne SHqipni.Kudo qe te jesh plehra trafik pa as edhe nji semafor , me njerez pa edukate , me polic dal boje,me çmime o zot na ruj, nuk e di pse ky perbindesh ish komunist dhe demo(kar)at,lun me kyt popull .
Nga Italia. Nje dite, do behej nje gare me bicikleta, ne nje nga kodrat e qytetit. Ndodhej large nga zonat e banimit. Rruga, deri ne maje te kodres, me sinjalistike, ndricim, e paster. Kur mberrita aty, kishin menduar per stola e lojra per femijet. Ne Europe keto ndodhen ne maje te malit,…. kurse ne, nuk i kemi, as ne ane te detit standartet me minimale. Superenduro Sprint in HD. S.Bartolomeo 2011. http://youtu.be/07bT8IeJRzc
Pse turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri? Para ca ditesh, i kame derguar Gazetes Tema Online 3 foto, te bera ne daten 3 Gushte 2011 ne Ishujte e Ksamilit, nje nga ish perlat e Shqiperise , pasi nuk eshte me. Ishujte jane mbushur me ndertime pa leje, e kryetari i komunes nuk ndihet fare. Pse! Ministria e Turizmit nuk eshte ne dijeni per keto ndertime! Gazeta Tema do ishte mire, ti bente publike fotot qe i kame derguar. Une si qytetar, me kete denoncim publik, munde t’u preke interesat ketyre kafsheve, por ato ishuj u perkasin gjithe Shqiptareve, e jo horrave. Nuk kame frike se me ndodhe gje, vrisni friken o vellezer, eshte e vetmja rruge per te ndryshuar kete vende. Saliu qe flet dite e nate per turizmin, do ishte mire te merrte masa e ”Kafshet te vene mende, qe aty nuk munde te ndertohet.”
Eshte e vertet qe ne Shqiperi yjne dhe dalin aq shume shqiptare sa Qeveria jone duhet te mburret.Nga bisedat me shume emigrat kuptoje se gjate nje viti nje emigrat qendron nga 15-45 dite ne Shqiperi.Po te marrim nje mezatare, vec punve te tjera qe kryejne ne inteses te familjes, ai harxhon nga 600-1500 euro.Pa ju referuar statistikave te pikave kufitare(qe jane te sakta ) arrije ne konkluzjonin se ne Shqiperi cdo vite hyne nje sasi e konsiderushe valute.Sot qeveritaret e kane kuptuar se kjo “jashteqitje”, e cilesuar disa vite me pare, keshtu i kane konsideruar emigrantet, po mbyllin gropat e korrupsjonit galopant qe egziston ne Shqiperi.Me e thene troc. Shqiptaret qendrojne ne kembe nga para te futura jo si rezultat i prodhimit te brendshem por nga rruge te dyta qe nje dite do shterojne.Te perfitosh nga turizmi ka disa kritete qe dhe nje i pa shkolluar e kupton.Turizmi eshte jo vetem pasuria e natyres por dhe kultura e nje kombit.Ja se cme tha nje cift maqedonas -maqedonas.Me vjen keq qe kete bukuri qe ju ka falur zoti nuk dini ta cfrytezoni.Pse ku e shihni ju te keqen .E para .Ne reklamat qe beni dhe nga ato qe shohim ne realitet.Ja ti me the.Mos i lere femijte ne kete uje se do marrin infeksjon.Dhe e verteta eshte sic thua ti .Une e shoh se uji eshte me mbetjet e anijeve ne dete.Me tutje.Ambjenti eshte teper i mbingarkuar me mbeturina.Me te qeshur i thash se hame shume.Ai vazhdon.Turizmi nuk eshte vetem deti.Ka dhe nje sere objekte te kultures e tradites kombetare.Vende piktoreske e ambjente defrimi.Qe te mos e zgjat shume me ka pelqyer vetem mirsjedhja dhe siguria .Ne se mesoje qe ju do ndryshoni per ato qe une konstatova ne keto 10 dite nuk kame per ta lene vendin tuaj pa e vizituar cdo vite.Cti thoshja .E falenderova dhe kembyem telefonat .Mmbase do te shihemi perseri.Pra me troc nuk ka .Nuk eshte vetem Qeveria qe ka rrolin kryesor por edhe ne qytetaret qe duhen te kujdesem per ato qe jane ne doren tone.Te mburresh neper ekrane TV dhe te mashtrosh me disa reklama e revista eshte me teper injoranc dhe paaftesi per te thihur turista.Ketu nuk behet fjala per sherbimet dhe infrastukture moderne .Nikoqiri duket tek kujdesi per ti sherbyet turistir paster edhe pse je i varfer.Pastertia mbulon dhe ato qe ti tani nuk i ke mundesit sot.
Shqiperia ka shume cmime te larta per sherbimet qe ofron dhe fatkeqesisht konkurenca nga vendet si Mali i Zi, Greqia, Turqia eshte mjaft e forte. Ndershmeria per biznesin e vogel shqiptar nuk duhet te jete lluks por jetike. Ne restorantet e jugut shitet peshk e ushqime deti te ngrira nga Greqia per shtate pal qejfe dhe kjo eshte fatale. Ka varferi te theksuar te turizmit kulturor e si pasoje te huajt mbasi vijne nje here per kuriozitet nuk kthehen me kurse emigrantet do te kthehen e te takojne njerezit e tyre pavaresisht se cfare hajdutesh ka ne qeveri.
KONKURSI I HUNDEMEDHENJVE.
Ne Tirane genjeshtren e hane me buke 4 here ne dite,shikoni hundet e politikaneve sa jane ritur,nga qe GENJEJNE, hundemadhi Nr1 nglet Genc Ruli,me forme te patates.Ky ndan cmimet e ketij konkursi, ne c’do tre muaj.Ate qe s’e rit hunden Ruli e skarton.Edhe keto shifrat per turizmin paten efekt ne disa hunde sipas perkatesise se genjershtres.
Nese une me familjen qe dalim jashte dhe vijme prape ne Muriqan, Qafe Thane etj atehere shkruhet ne shqiperi hyne 6 turista, Imagjinoni sa emigrante vijne ne vit per psuhime apo pune….
te gjithe keta jane “turistat” e Bujar Leskaj, Ylli Pangos, Ferdinand Xhaferrit apo ketij tjetrit.
Neser do vijne dhe eshtrat e ismail qemalit e te ahmet zogut dhe kero do shkruhen si turista.
Shqiperia nuk ka per te qene asnjehere ved turistik. ASNJEHERE!!!
do jete vend kureshtar per turista explorues te cilet do thone “…te hidhemi edhe njehere andej te shohim ata… ”
nuk rezikon njeri lejen e zakonshme per te kaluar pushimet ne shqiüeri. Edhe ne Mal te Zi qe eshte shuime here me bukur nga bregdeti turistat jane me shume te tille ose Russ ose Serb.
Prandaj Shqiperia do jete parajsa e Malisheves, Vuciternes, Horahovac, Urosevac…dhe ndoshta Tetoves, Gostivarit…dhe fshatrave perreth. Ata tashme e kane ngritur infrastrukturen e tyre “qebaptore Gostivari”, “Byrektore Prizreni”……
Para se te masin shifrat per koke te turisteve dallkauket e Saliut le te perllogarisin se cfare xhiroje ne leke ose ne valute te huaj kane bere ne Shqiperi keta “turista famoze”. Dhe se fundi te dale nje shifer e besueshme se sa jane te ardhurat e turizmit famoz te Sali Berishaes ne buxhetin e shtetit. Te gjitha te tjerat jane llafe boshe dhe llogje kavaje per te mbajtur muhabetin ne kafene ose mejhane. Dhe per t’i rene gjoksit me grusht si idiote pa intelekt, se ne jemi perpara te gjitha vendeve te Botes ne turizem. Kur te bejne keto llogari te thjeshta nenpunesit e administrates se Saliut do te kuptojne se domatet qe hane kosovaret ne dhomat me qera te plazheve shqiptare nuk arrijne per te konkuruar as vendet me me te humbura te Botes persa i perket shifrave per te ardhurat e turizmit ne buxhet. Dhe Saliu me se fundi te heshte dhe te mos rahe me gjoksin si nje Tarzan i koheve moderne.
Duhet te jesh shume optimist dhe pak i dale nga binaret,,,te presesh ardhjen e turistit perendimor ne vendin tone. Une e dua vendin tim dhe mundohem ti kaloj pushimet me familjen time atje,,,mirepo i huaji nuk e ka ate lidhje emocionale qe kam une me kete vend. Turisti i huaj kerkon PASTERTI dhe jo male plehrash ku te hedhesh syrin,,,,,kerkon QETESI DHE SJELLJE PROFESIONALE dhe jo harbuterine dhe pisllekun qe mbizoteron plazhet tona. Kush ka kaluar nje dite ne plazh, i njeh klithmat qe pasojne njera tjetren cdo minute,,,,,,,,Hajde cigare,,,hajde misra,,,,hajde fara etj etj. Turisti i huaj kerkon CILESI SHERBIMI dhe jo mentalitetin tone provincial,,,,,,,qe mjafton te ndertosh dy mure ne afersi te detit dhe automatikisht ke te “drejten” te kerkosh cmime sic kerkon hotelieri spanjoll apo italian. E thene shkurt,,,,,,,,pa nje strategji kombetare per turizmin qe perfshin cdo aspekt te saj (qe nga infrastruktura deri tek profesionaliteti),,,,turizmi shqiptar do mbetet nje ekonomi kioskash qe ndot ambjentin dhe ujrat per shkak te mosegzistences se kanalizimive,, por kurrsesi nuk mund te arrije atje ku mund te arrinte nese shqiptaret dhe ministria e turizmit do te ndermerrnin hapat e duhur qe do ti mundesonte ketij sektori nje vend te rendesishem ne ecjen e vendit perpara.
Mos kerkoni turizem per sa koh ne shqipri nuk ka shtet,shikoni greqin me te vertet ka mar borxhe por infrastrukturen eka ber grandioze me leket e mara borxh nga europa,po nuk pate shtet nuk ke disiplin,dhe kultur po nuk pate kultur nuk ke per te pas kurr turizem,me çmimet qe ka SHQIPRIA zor se mund te ket noj turizem te modh,e kuptoni qe nuk kombinojn çmimet me ambientin,masnej nji qeveri qe vjedh komplet borxhet qe mer SHQIPRIA,nuk ka mundesi me rregullu ambientet dhe pikat turistike per turizem,ne SHQIPRI sot, nuk ka viza te bardha per kalimtaret neTIRAN vajhalli neper rrethe,jan rruget siç ika lon partia punes.plazhet qelben era shurr,per turp te zotit,dhe 40 vjet perpara ka patur banjo ne plazhet SHqiptare,sot nuk gjen nji per be,miliona mbledhin sot bashkit e qyteteve nga taksapagusit,se kushkojn ato lek nuk meret vesh,nji çorganizim total ne te gjitha drejtimet jo vetem ne turizem,duet me ndrru urgjentisht shtetin, esht komplet i deshtum ne punen e vet.