Përdoruesit e internetit në Maqedoni, Mal të Zi e në Shqipëri, shënojnë rekord në përdorimin e Facebook, raporton Balkan Insight. 90 përqind e përdoruesve të internetit kanë një llogari në Facebook.
Kështu, nëse në Maqedoni ka 1.05 milion përdorues, nga këta 878 mijë kanë një llogari në Facebook. Kurse në Shqipëri, nga 1.3 milion përdorues, 1.05 milion kanë një llogari në Facebook.
Ndryshe ndodh për shembull në Gjermani, vendi që ka më shumë përdorues të internetit në mbarë Europën. Nga 65 milion përdorues, vetëm 19.5 prej tyre kanë një llogari në Facebook.
Të dhënat e Internet World Stats tregojnë se penetrimi i internetit në Shqipëri është në nivele të kënaqshme. 43.4 përqind e shqiptarëve përdorin internetin. Sllovenia është në krye me 64.9 përqind, 50.1 përqind në Kroaci, 47.9 përqind në Bullgari dhe 46.2 përqind në Greqi. Në fund është Bosnja me 31.2 përqind dhe Kosova me 20.7 përqind.
jemi dreqi vet ne sqipetaret
me mire pa buke se pa fb
Ne ne shqiperi nuk kemi llogari banke po kemi te gjithe nga 4 llogari ne FB.
normal se sja mban bytha per pune, po te hysh ne sall interneti ne shqiperi nga 15 kompiutera 14 jane tek faqja e fb
TemA-online,
Rregulloje pak se nuk ke tamom.
Kur thua qe : (copy&paste)
“Ndryshe ndodh për shembull në Gjermani, vendi që ka më shumë përdorues të internetit në mbarë Europën. Nga 65 milion përdorues, vetëm 19.5 prej tyre kanë një llogari në Facebook.”
Pra nga 65 milion perdorues te internetit ne Gjermani , TemA-on line thote, vetem 19.5 prej tyre kane llogari ne FB. WTF is this number 19.5 ? 19.5 njerez gjermane??? 19.5 % e 65 milioneve? Apo 19.5 milione???
Ashtu si shumica e shqiptareve, une kisha nje dite te stresuar dhe nuk kam fuqi qe te gjej me mendje se cfar eshte ky numer 19.5. Pra ju lutem shume, me shume per ju se sa per vehte ..qartesohuni.
fb me shume per shqipetaret sepse pune nuk behet dhe po ashtu forme me lehte e perdorimit te internetit pa ditur qe interneti ka te mira ne perdorim kur vihet ne pune per qellime njohurish dhe perfitimi