Arrihet marrëveshja mes minatorëve të Bulqizës dhe ACR

29 Shtator 2011, 17:40Sociale TEMA

Pas rreth tre muajsh protesta dhe greva urie, minatorët e Bulqizës duket se kanë gjetur një marrëveshje me kompaninë austriake ACR. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania.

Sipas kësaj të fundit, është rënë dakord që minatorëve t’u rritet paga 20%, të bëhen investime në minierë, të përmirësohen kushtet e punës, të ketë transparencë për investimet etj.

ACR ka rënë dakord gjithashtu që minatorëve t’u paguhen 22 ditë nga protesta dhe t’u jepet paga e 13-të.

Marrëveshja është konfirmuar edhe nga ana e përfaqësuesve të minatorëve dhe tashmë pritet që ajo të konkretizohet dhe të rinisë puna e ndërprerë prej muajsh.

 

8 komente në “Arrihet marrëveshja mes minatorëve të Bulqizës dhe ACR”

  1. fieraku4u says:

    Ahhh sa me gezon ky lajm, qe kan rene ne akordim ACR me Minatoret. Me vjen krejtesisht shume keq kur i shikoja ata Minatore qe vuanin.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Eshte shum lajm i mire,po te jete me te vertet i sakt.Nuk e di,por un shpresoj akoma tek PRESIDENTJA e ACR.

  2. LULZIM BASHA says:

    po drejtori largohete apo jo

  3. sono battuto con olio e acetto says:

    ja futen malokut….si duket acr e pagoi shtrenjte gjoben per bulqizen te maloku dhe ky i fundit do i duhet te sqroj vellezerit buze lumit Jance.
    Tani do te rishikohet dhe borxhi qe verdhacuket e lindjes se larget donin te blenin per albanistanin..

    sa per bulqizen as qe ka per te pasur investime dhe kushtet do te jene njesoj ne mos me keq per sa kohe qe acr paguan malokun me sorrollop kush can bythe per kushte apo investime….
    Koincidence me ardhjen e malokut nga washingtoni dhe acr fillon punen rregullisht….more malok ta tregon Islami(guvernatori i Pekinit) ty…ku do i gjesh parate deri ne Vit te Ri….?

  4. LORA says:

    I pa mjaftueshem ky informacion per tu quajtur lajm.Pres me padurim konfirmimin nga minatoret ta degjoj me veshet e mi.Besoj qe, ne dy muaj e gjysem rezistence,minatoret e Bulqizes kane mesuar
    shume per te kurorezuar vertetesisht hapin e tyre historik ne levizjen sindikale shqiptare.

  5. ti haj gurmazin Sales says:

    O zotni gazetar,

    Ja ke futun kot or ti, ja ke futun kot.
    Nuk asht pague kurr nji dite greve. Asht pague leja e zakonshme dhe paga e 13.
    Por ato sendikalistat, Kol Nikolla me shoke, qi e zgjaten greven duke kerkue gjoja per me pague ditet e grevs dhe hekjen e drejtorit, ato e kan ditun se kto kerkesa nuk kishin me u plotsue kurr, por e kan pasun qillimin per me e zgjatun greven sa ma shum me qen e mujme, per llogari te mafias se kromit. Ato sendikalistat dun me u hjekun tash sikur greva nuk asht zgjatun kot, se gjoja ata kan fitue, se e paskan detyrue ACR-n me plotsue do kerkesa marrina. Kurrgja nuk osht plotsue vetem se qato kerkesa qe kjen pranue apo plotsue tash ma shume se dy muej.
    Tash Kola ban mire me u tregue atyne minatorve qi mbajten fmit pa buk dy muej ma shume se sa qe nevoitun. Per interesa t’kujt ash zgjatun kot fare greva ? Per Salihin apo Bllokaxhine ?
    Apo mafia ban pazare e lufte nder vedi, koston ta paguejne fmit e minatorve ?

  6. Gazmend Nushi USA says:

    Sju doli gje dhe me minatoret u shiten per pese aspra.Nuk ishje ne gjnendje Mero ti dhe Edi Rama qe ti perdornit per trazira.Mos prisni gje se greve me turne vetem ne Shqiperi eshte pare.Berisha i ka ne dore te gjithe ceklsat .

  7. Ndrek says:

    Minatoret u perdoren gjate gjithe kesaj kohe per interesa te te tjereve. Minatoreve nuk iu paguan ditet e greves si dite pune, pasi kerkesat e tyre qe u nenshkruan ishin plotesuar shume kohe me pare. Minatoret duhet te trajtohen shume me mire per sakrificat e tyre ne pune dhe sidomos per rrezikun e madh, por ne rastin konkret nuk flitej per interesat e minatoreve por te atyre qe i detyruan te rrezikonin shendetin dhe humbisnin parate e tyre per nje kohe te gjate.
    Me kompanine ACR dhe me minatoret u luajt nje loje e ulet, e denje per mashtruesin ordiner dhe grabitesa te pasurise se te tjereve.
    Greva filloi kunder nje firme austriake menjehere pasi ne gjithe Shqiperine flitej per vjedhjen e Birres Norga nga hajduti dhe mashtruesi dhe i paafti Kanakaris per interesat e tij personale, per te vjedhur nje pjese te Birres Norga dhe qe kur nuk ia arriti qellimit perdori me menyrat e paligjshme te mashtruesit dhe hajdutit te paskrupullt ordiner. Kompania ACR dhe minatoret kuptuan lojen e ulet te kamuflimit te hajduterise dhe vjedhjes se pasurise se birres Norga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje