Nis sot regjistrimi i popullsisë. Aleanca Kuq e Zi: Grisni 'faqen e zezë' të formularit

1 Tetor 2011, 10:25Sociale TEMA

Sot ka nisur regjistrimi i popullsisë dhe banesave në gjithë Shqipërinë. Ndërsa ministri i Inovacionit, Genc Pollo, ka kërkuar që shqiptarët të plotësojnë formularin me krenari, ka pasur zëra që kanë kërkuar bojkotin ndaj këtij regjistrimi. Disa nga organizatat minoritare në Shqipëri kanë kërkuar që të mos plotësohet formulari, duke thënë se ai synon diskriminimin e minoriteteve. Ata janë kundër gjobë 1 mijë dollarë për ata që mashtrojnë në census. Nga ana tjetër, lëvizja Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar që të griset ajo fletë e formularit, që kërkon nga qytetarët të tregojnë për fenë dhe etninë e tyre. Në një deklaratë para INSTAT, Aleanca kërkoi që qytetarët të regjistrohen masivisht, por të zbatojnë vendimin e Kushtetueses për të mos u shprehur për etninë. Duke iu referuar deklaratës së Berishës, që i quajti ata ‘faqezinj’, drejtuesit e Aleancës kërkuan të griset ‘faqja e zezë’ e formularit. Lëvizja e tyre ka pasur sukses, së paku në media, tani mbetet për tu parë se si do reagojnë qytetarët ndaj këtij regjistrimi, ndoshta të parit regjistrim të plotë të realizuar në Shqipërinë post- komuniste. Një fakt i rëndësishëm është se mesa duket është goditur shtylla kryesore e këtij censusi, besimi i qytetarëve tek regjistrimi. Kjo për shkak se ky është një proces besimi të ndërsjellë. Po ashtu, fqinjët, por edhe vende të tjera në rajon kanë ngritur stekën e pretendimeve në qiell në lidhje me numrin e minoritarëve në Shqipëri. Përveç Greqisë që ka pretendimet e saj specifike, në sulm janë hedhur edhe maqedonasit, bullgarët, serbët e rumunët. Gjeni më poshtë disa pyetje e përgjigje të shpejta në lidhje me censusin.

 

Çfarë është Censusi i Popullsisë dhe Banesave?

Censusi i popullsisë dhe banesave është numërimi i të gjithë njerëzve, banesave dhe pronave brenda territorit të Shqipërisë në një kohë të caktuar. Ai është një imazh statistikor që tregon, përmes të dhënave, kush jeton në Shqipëri, kushtet socio- ekonomike dhe kushtet e jetesës. Censusi është një nga veprimtaritë statistikore më të rëndësishme e cila siguron një informacion te detajuar mbi numrin dhe strukturën e popullsisë, e krahasueshme edhe në njësi shumë të vogla gjeografike. Censusi nuk është i lidhur me regjistrat e taksave, pensioneve, pronësisë, shpërndarjes se energjisë elektrike apo statusit të emigrantit.

 

Kush do ti përdorë të dhënat e Censusit?

Qeveritë në nivel kombëtar dhe lokal, bizneset, institucionet kërkimore dhe akademike, agjensitë zyrtare statistikore, shoqëritë civile, individët, partneret rajonalë, Bashkimi Evropian, organizatat ndërkombëtare si FMN, OEBZH, Banka Botërore, OSBE, organizata te Kombeve te Bashkuara si UNFPA, UNICEF, dhe shume homologe te tjera ndërkombëtare.

 

Si do ta njoh një anketues?

Anketuesit kane një karte identifikimi zyrtare dhe përdorin pyetësorin zyrtar të Censusit.

 

Çfarë do të ndodhë me të dhënat e mia?

Ligji garanton mbrojtjen e të dhënave dhe konfidencialitetin e të dhënave personale. I gjithë informacioni i mbledhur do të jetë konfidencial dhe do të shërbejë vetëm për të nxjerrë të dhënat zyrtare të Censusit dhe statistikat e tij. Pyetësorët do të jenë të sigurt dhe vetëm INSTAT do të mund te kryejë hedhjen dhe përpunimin e të dhënave. Informacioni personal i Censusit mbahet konfidencial. Të dhënat e Censusit do të përdorën vetëm si shifra të agreguara dhe do të shërbejnë vetëm për të publikuar të dhënat dhe statistikat zyrtare të Censusit.

 

Kur do të ndodhë?

Censusi do të zhvillohet në periudhën 1- 21 tetor 2011.

 

Pse pyesni rreth besimit fetar dhe etnik?

Individët mund të tregojnë në Census etninë dhe besimin e tyre fetar nëse ata dëshirojnë, por sigurimi i këtij informacioni nuk është i detyrueshëm. Ky është një parim në përputhje me standartet ndërkombëtare. Kombet e Bashkuara japin disa rekomandime lidhur me këtë pike. Në “Parimet dhe Rekomandimet për Censusin e Popullsisë dhe Banesave 2008” thuhet: të dhënat etno-kulturore janë të rëndësishme për të kuptuar diversitetin kulturor të një popullate, pozicionimin e grupeve etnike në shoqëri si dhe për hartimin dhe monitorimin e politikave antidiskriminuese.” Shumë shtete e përdorin këtë informacion për të kuptuar proceset e integrimit të emigrantëve dhe fëmijëve të tyre. Ky informacion gjithsesi është vullnetar, kështu që asnjëri nuk është i detyruar të tregojë besimet e tij kundër dëshirës së tij/saj.

 

A duhet t’ia tregoj kartën time të identitetit numëruesit?

Jo! Të dhënat personale (data e lindjes, vendlindja, gjendja civile, etnia, shtetesia, shkollimi,etj) do të mblidhen mbi baza të deklarimit vullnetar. Megjithatë ju mund të përdorni kartën tuaj të identitetit dhe çdo dokument tjetër nëse ju ndihmon të jepni informacion të saktë.

 

A jam unë i detyruar të përgjigjëm?

 

Po. Të gjithë njerëzit që jetojnë në Shqipëri,vendas dhe të huaj, me përjashtim të stafit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët janë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në kohën e Censusit, janë të detyruar të sigurojnë saktësisht informacionin e kërkuar për Censusin, për veten dhe të afërmit e tyre. Pjesëmarrja në Census e të gjithë njerëzve që jetojnë në Shqipëri është një detyrim shoqëror dhe komunitar.

 

24 komente në “Nis sot regjistrimi i popullsisë. Aleanca Kuq e Zi: Grisni ‘faqen e zezë’ të formularit”

  1. skenda says:

    mos pyet do te bejne shqiperin vend federativ si jugosllavia dikur

    1. raimondi says:

      Ak nuk ka kaure , sepse gjithe kauret i ka mbledhur kreysia e PS-se — dhe me kauret ne krye PS-ja po ben prokopi , po shkonnga fitorja ne fitore drejt e………….. te ky Imi looooooooooooooooooooooooooooooooooooool

      —-Sllogani politik i PS-se eshte : -__Perjete me Kaure ne Krye, perjete ne opozite __ looooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool

  2. tourkofagos says:

    a ka AK e K.Spahiut ne perberje te saj drejtues kristiane!!!???
    nqs JO!,,,,,eshte faqe zeze,si thote saliu,,,hahahaha,nuk me kishte shkuar ndonjehere nder mend,se do te mbeshtesja idene e Saliut!!!!

    1. Pelikani says:

      Ne fakt, turkofag, ka zera se Aleanca mbeshtete fort nga Turqit dhe nga Vehabistet.

      1. tourkofagos says:

        teper kredibile ajo qe thua

      2. Kalorsi i zi says:

        Eshte me se e vertete, e vertetuar me fakte ne shqiperi. Qellimi tyre ( aktual ) nuk eshte hyrja ne BE, them aktual sepse ne politike ka gjithmone dy krahe. Po nje gje eshte e sigurte qe qendra eshte Bektashi qe do te marre partine e PD, per Topin.

        1. anastasi says:

          karoresi i zi pordhitikan i zoti
          kush te ka mesuar greqia more gomari zi
          atehere behu antar tek partia e turkofagosit hahaha partia e marmitave
          yyysht matuf grek i menderosur gjer ne gryke

    2. anastasi says:

      nuk te kishte shkuar ndermend qe te mbeshtesje saliun hahahahaha
      te eshte merzitur para provoje prapa ktheje pllaken
      vetem ke kujdes vajise qe mos te bej fjasko kollodoku apokalipsit
      dhe nuk merr koalidimin pastaj
      yyysht marmide e ndryshkur greke

  3. Claus says:

    Ja pra sic e kam thene dhe here te tjera se cilat jane instancat qe do te perdorin te dhenat e censusit!
    Bizneset, individet, partneret sociale etj.
    Me poshte thuhet qe censusi eshte konfidencial, pra te dhenat nuk do ti jepen te Tretit.

    A nuk eshte kontradiktore kjo?
    Nuk do mend.

    Eshte i detyruar te jape nje anetar familjeje te dhena per te afermit e tij ? Censusi thote: “Po”.

    Kjo gje eshte pak me “spec” se une ose dikush tjeter kemi autorizuar te afermit per te mos dhene asnje te dhene pa marre pelqimin tone, ne rast te kundert do te pergjigjen ne gjykate “per dhenien e te dhenave te mia nje te Treti”.
    Pra atij qe mund te guxoje per te bere kete hap, mund ti kushtoje nga xhepi i tij. Te zgjedhe dhe te marre.

  4. paskuqani says:

    NUK jam dakort me e gris kte faqe formulari, per nji arsye, se e kuptoni qe keni te boni me mashtrusat me te mdhej te SHqipnis,a e kuptoni qe jan manipulatoret me te mdhej qe ka pa historia e vendit ton,jan qeveritaret qe i bojn te gjitha hilet e historis,prandaj duet te jemi te kujdesshem,fletat duet ti ham,se kta jan nga ata, qe te vejn mrapa njerez dhe mledhin copat e grisme, i njisin, i fotokopiojn me qgjyra dhe i hudhin ne kuti, ne emrin e gjithsecilit nga ne,boini syt kater, se po te jet per opoziten ata jan regj duke e honger sa krau,neper votime,dhe nuk jonte zot per azgjo,kta leini te presin te qet qe te vdesi Saliu, qe te vin ne pushtet pa u demtu,dhe pastaj te meren me tendera,si kta te paret,o popull ka ardh koha qe duet ta rujm vet çdo gjo,se politikanet jon te zon me pun biznesi,na rujt zoti nga ky regjistrim dhe dalçim faqebardh.

  5. EDI DETROIT says:

    Censusi nuk duhet te bojkotohet, nuk ka asnje rrezik qe te dhenat tende mund te shfrytezohen; 1- Ti mund te mos e shenosh emrin tend por thjesht te dhenat qe te kerkon.2-Mund te anashkalosh te dhenat qe ti i shikon se mund te prekin konfidencilitetin tend.Eshte shume i rendesishem per nje vend nga aspekti; demografik, shikohet sa eshte ritur popullsia, sa% jane te rinj dhe sa jane afer pensionit,ku ka levizur popullsia ne cilat qytete. 2- neaspektin ekonomik, Qeveria vendos per shpernarjen e buxhetit, per pensionet,per institucionet shteterore, si Policia, Spitalet, zjarfikset etj. Ta zeme nje qytet qe dje ishte 15 000 banore sot ka ngelur 5 000, ne kete qytet ka pasur Komisariat me 100 police sot nevojitet vetem nje poste policie. 3- Aspekti legjislativ, ne baze te dendesise vendoset edhe per zonat elektoral, qe nje zone me 5 000 banore ne Kukes ( fjala bie) te mos jete njesoj me nje zone me populsi12 000 banore ne Korce.

    1. linda nga Tirana says:

      Lexojeni dhe do e kutani ku jemi ne si popull http://bit.ly/jAL5ep.

  6. Savo Dukati. says:

    Ti turkofagos më bën me të qeshur!, Por hera e parë që ngec një mendim të pa diskutueshëm, të cilin nuk e tund as topi, dhe mua nuk më kishte vajtur në mëndjë “A ka ndonjë kristjan Kreshnik Spahia në lëvizje” Për mua në lëvizjen duhen të gjith kristjanët Shqipëtarë, se dhe ç,do besim fetar. Kristanizmi jo vetëm se është fea jonë rrënjë, por dhe ka një rol parësor në histori në civilizim, në raport me islamin si fe e diktuar, me gjithë se e resperktoj. Këtu jemi bashk T.G. sepse unë jam ateist me emër islam, por për lluks shpirtëror pranoj orthodhksin, veçse mos e pjerdhësh (hahaha!) dhe më ngatërron kombin me fenë se këtu na ndajnë oqeanet, Apo jo? S,të durohet ty se e ke mikrobin si të arixhofkës pa ju thënë mslimanëve korrak që nuk ja di kuptimin, etj.

    1. tourkofagos says:

      hahahaha,ja dhe mysliman i penduar. E shikon file qe kam pas te drejte qe urrej ne in finit injorancine myslimane.Sa per korrak,mqs jam i pari komentues qe e solla ketu ne site,me takon te sqaroj,se cdo te thote;E kam perdorur ne menyre figurative per gjithe ata shqipfoles myslimane,qe hane buken e grekut e bejne duane e turkut dhe qe fatkeqsisht jane shume,,,,,!
      Korraku eshte nje zog i zi,i rrjepur ne qafe dhe qe bie era sere dhe eshte mishngrenes,ok file[popopopo,file nje mysliman,,,,,,mos o Zot,hahahahaha].Nqs luftojme dhe urrejme sot injorancine myslimane ,e bejme per te miren e SHQIPERISE,e cila qenka thene nga Zoti qe te vuaj,,,,,dhe te identifikohet si nje dele e zeze ne mes te Evropes,,,,,dhe kjo eshte Fatale!!!
      geia sou file DUCATI[nuk besoj se ke te besh me firmen prestixioze te moto DUCATI!!!]!

      1. Andreas says:

        Harove te shtosh qe ne fjalorin e ri enciklopedik, “korrak” eshte perkufizimi i turqve shqipfoles(kripto-jeniçeret) me banje ne baçe(meqe jemi ne temen e çensusit). ?

        1. stalinsali says:

          Ja dhe koritsakhqis me kotsida po mbeshtesin fort njera tjetren. Kujdes, lini dhe pak per neser. Vrromidhas pisogrendis !

  7. skenderi says:

    sa e vrisni mendjen per gjera qe si hyjne ne pune as qenit, ne na ka myt morri i malokut, ken(m)i marre fund

  8. Miri says:

    Po edhe keta bythlepiresat e grekeve (qe s’kane bythe te permendin ne Greqi qe jane shqiptare) z’durohen fare. Nga menyra si flisni, duket qe ja u kane llaskuar vijaskat bythezinjte breke.

  9. nela says:

    T.Fagos Nuk e di arsyen pse i shan gjithmone myslymanet une jam myslymane dhe e kam per nder. Sa per te gjithe emigrantet qe ne greqi kan nderuar emerat e tyre vetem ata i dine arsyet dhe ti nuk je askush per ti gjykuar.Nuk e kuptoj pse kaq mellef e ke me te tjeret apo me veten tende ji me i qarte

    1. DJ Achmed Infedel says:

      nela kjo eshte teper e thjeshte——–buka e gojes kur te vjen litari ne fyt behesh edhe kinez pale me grek————sikur ne shqipot nga kristiane qe ne shkullin e pare pas K. u beme turq nga zija——keshtu e ka kjo bote————-i ke vene re minatoret e Bulqizez ne greve??? i kane emrat Baftjar, Refik, Mahmut etj———–mbiemrat te gjithe kristiane Kola, Marku——-Gjikola e me radhe———–keshtu edhe ata te shkretet ne Greqi

    2. tourkofagos says:

      teper normale per ty,te krenohesh per ate qe je,kjo nuk do te thote qe te mburremi dhe ne,qe ti je myslimane!!!!madje une do ta quaja ofendim,,,,,,qe nje shqipfolese ne 2011 e ka per nder te qenit myslimane,,,,,,fatale!!

  10. eni leka says:

    mos rrini duke bere replika por shikoni gjerat ne favor te atdheut tone jo ne favor te politikes aleanca kuq e zi mbeshtet atdheun prandaj sala pollo nuk duan.hapni syte sot ,neser asht shume vone ,nji bollano po e ben shqiperine lemsh ,ti dalim zot vendit

  11. dritan74 says:

    SHQIPTARET TE REGJISTROHEN SI NJEREZ SE KA 30 VJET QE NUK I NUMERON ASKUSH.LE TI LENE PALLAVRAT E LEVIZJES NACIONALISTE ASPI KUQ E ZI PER TE GRISUR FLETET E FORMULARIT SE DO I NUMEROJNE PER MAJMUNE PASTAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje