Lërini fshatarët e ambulantët të “pushtojnë” trotuaret e qytetit

8 Tetor 2011, 17:54Sociale TEMA
Lërini fshatarët e ambulantët të

Drejtori i Policise Bashkiake udheheq aksionin per lirimin e trotuareve ne Tirane

Nga Lavdosh Ferruni

Në çdo qytet Europian mijëra metra linear rrugë e qindra m2 sheshe në qendër të qytetit gjallojnë nga mijëra njerëz që shijojnë të qënurit pranë njëri- tjetrit duke shëtitur, duke pirë më nge ndonjë kafe apo duke shijuar ndonjë pjatë të preferuar në morinë e madhe të ofruar. Kjo është dhe pjesa më argëtuese për banorët dhe vizitorët e këtyre qyteteve Europiane. Këtë bukuri po e ka dhe Tirana këto vite, madje shumë më të spikatur se shumë qytete europiane, por me defektin e madh se kjo gjallëri e njerëzve shoqërohet me zhurmën, pluhurin e tymin e makinave në çdo rrugë të Tiranës, të cilat kanë përparësinë kudo jo vetëm në rrugë, ku vijat e bardha për kalimtarët nuk janë pjesë e rregullores për to, por edhe në trotuare, ku Bashkia po tenton së prapthi të heqë njerëzit. Pra Bashkia në vend të heqë makinat nga qarkullimi në shumë rrugë të qendrës, ka zgjedhur të heqë njerëzit nga trotuaret. Jo vetëm kaq, por dhe sheshin qendror të Tiranës po duan t’ia kthejnë përsëri makinave. Komplet së prapthi. Por le t’i lëmë tavolinat e kafeve e të flasim për tavolinat e fshatarëve dhe të shitësve ambulantë të fruta perimeve.

Bashkia e Tiranës tani i është vërsulur fshatarëve e shitësve ambulantëve të fruta perimeve për t’i përzënë ata prej qytetit e duke i çuar ata asgjëkundi. Cili është qëllimi? Dëgjohet të thuhet për t’i lënë të lirë kalimin në trotuare qytetarëve. Kjo është komplet fallco. Duke qenë se këto 20 vjet kapitalizëm më ka qëlluar të jetoj në trekëndëshin më të populluar të Tiranës, Shallvare-Rruga Elbasanit- Bllok kurrë nuk kam dëgjuar një qytetar të vetëm të ankohet se fshatari apo shitësi ambulant i ka zënë rrugën e kalimit. Ky shitës i vogël që jep e merr me qytetarin gjithë ditën e ditës nuk mund të pengojë atë, të cilit i shërben dhe atë prej të cilit ai paguhet dhe ushqen familjen e tij. Bashkëjetesa e tyre është tepër harmonike, madje një simbiozë e domosdoshme.

 

Parantezë

Ish këshilltari i Kryeministrit të Britanisë së Madhe në artikullin e tij “Cameron duhet të punojë për të kthyer kapitalizmin tek qytetarët” (Financial Times, 3 tetor 2011) shkuan: “Kapitalizmi real vë me përgjegjësi konsumatorët dhe bizneset e vogla dhe i lejon ato të kenë një vështrim për të ardhmen” e më poshtë shkruhet për një rizbulim të traditës së kapitalizmit popullor, vlerën e të voglës dhe lokales. Ajo që mund të thuhet për Shqipërinë është pikërisht ajo që vitaliteti i këtyre prodhuesve të vegjël përbën çelësin që ky vend i ka shpëtuar dhe do të mund ta shpëtonte dhe në të ardhmen nga kriza globale, kriza të shumanshme e të njëpasnjëshme. Ulje- ngritjet e interesave të bankave që shfaq Guvernatori i Bankës apo politikat “e zgjuara” fiskale të Ministrit të Financave dhe mburrjet pa kufi të kryeministrit janë vetëm cic-mice të gjoja lojtarëve të fuqishëm lokal në lojën globale.

Në një studim timin në Tiranë 2 vite më parë rezultoi se vetëm 1% e popullsisë blejnë fruta perime në supermarkate dhe pjesa tjetër 99% blejnë në këtë treg të trotuarit që Bashkia duket ka plan ta zhdukë.

Duket Bashkia, apo më mirë të themi Qeveria po i jep një dorë të fortë supermarketeve, që po i  ngre panevojshmërisht për qytetarët, vetë Qeveria e qeveritarët, duke i detyruar njerëzit të udhëtojnë drejt tyre, si fermerët dhe qytetarët, që fermerët të paguhen më pak ose aspak (pasi prodhimet mund të blihen me cilësi më të dobët nga importi), që qytetarët të paguajnë më shumë, dhe kryesorja, që pronarët e qeveritarët të fitojnë më shumë. Qeveria jonë po do të bëj atë që bota e zhvilluar në Europë së paku po do ta zhbëj.

Mbi 400 delegatë pjesëtarë të Forumit Europian për Sovranitetin e Ushqimit (Nyeleni Europe 2011) nga 34 shtete të Europës të mbledhur bashkë për 5 ditë (16-21 Gusht) në Krems të Austrisë dolën me Deklaratën Europiane për Sovranitetin e Ushqimit. Në këtë deklaratë delegatët u angazhuan për të rikthyer kontrollin e komunitetit mbi sistemin e ushqimit, për të rezistuar ndaj sistemit agro-industrial dhe për të shtrirë e konsoliduar një lëvizje të fortë Europiane për Sovranitetin e Ushqimit.

Delegatët u shprehën për të marrë sistemin e ushqimit në duart e tyre; duke punuar sipas një modeli të prodhimit e konsumit të qëndrueshëm mbështetur në bujqësinë e fermerëve dhe përpunuesve të vegjël  jo –industrial të ushqimit dhe të një shpërndarje alternative; duke decentralizuar sistemin e shpërndarjes së ushqimit dhe shkurtimin e zinxhirit midis prodhuesve dhe konsumatorëve;  duke demokratizuar vendimmarrjen mbi përdorimin e të mirave të përbashkëta dhe trashëgimnisë (toka bujqësore, uji, ajri, njohuritë tradicionale, farërat dhe blegtoria); duke siguruar politika publike në të gjitha nivelet për të garantuar vitalitetin e hapësirave rurale, çmime të drejta për prodhuesit  e ushqimit e siguri, ushqim pa OMGJ për të gjithë. Në kohën e sotme e karakterizuar nga një politikë e paqëndrueshme, nga kriza sociale e ekonomike Forumi për sovranitetin e Ushqimit riafirmoi vizionin e përbashkët se zbatimi i Sovranitetit të Ushqimit që thekson të drejtën e të gjithë njerëzve për të përcaktuar politikat e sistemet e veta të ushqimit e bujqësisë, pa dëmtuar njerëz të tjerë apo burimet e çmuara natyrore është një përgjigje Europiane për krizën. Ja pse slogani i Forumit ishte “Ne kërkojmë Sovranitetin e Ushqimit në Europë; tani”.

Kur delegati nga Shqipëria (në këtë rast artikullshkruesi) i tregonte delegatëve europianë se këtë që ju doni të bëni ne e kemi në Shqipëri, duke ju sjellë rezultatet e studimit sipas të cilit modeli fermer – konsumator është funksional në Shqipëri reagimi ishte pak a shumë “ju keni një pasuri të madhe, mos e lëshoni”.  Delegati shqiptar aty ishte post modern.

Le të kthehemi tek trotuari i Tiranës

Qysh herët në mëngjes fshatarët dhe shitësit ambulantë nuk bëjnë gjë tjetër veçse zbukurojnë si për festë me më të bukurat ngjyra të natyrës mjediset e betonuara të Tiranës. Njerëzit që kalojnë prej tyre edhe kur janë vetë kalimtarë dhe jo blerës i thonë mirmëngjes natyrës, i thonë mirardhsh Pranverës, kur vërshojnë qershitë e para, i thonë mirërdhsh Verës kur çfaqet domatja ‘zemër kau’, rrushi i badhë e rrushi i zi, fiku i bardhë e fiku i zi, gjysma e kuqe flakë e shalqinit dhe e verdha e pjepri t ‘qarës’ mbushin tezgat i improvizuara, përshëndeten me Vjeshtën kur shega, ftoi, hurmat apo rrushi tajgë sjellin ngjyrat e tyre dhe presin përsëri të përshëndesin Pranverën e ardhshme teksa i gëzohen mollëve të kuqe, të verdha, jeshile dhe portokalleve e  mandarinave të dimrit. Qytetari ndjehet i lumturuar e sikur është aty kur dëgjon nga shitësi; janë domate të Shëngjergjit, shalqi i Baldushkut, pjeshkë të Ndroqit, është mollë Korçe, qershi Peshkopie, është prodhim i baçes sime, dhe është prap jo aq e pakëndshme kur përdoren emrat e njohur për ndonjë prodhim tjetër, por përsëri qytetari të paktën më së shumti dallon që është mall vendi, pra malli i preferuar. Qytetari ndjehet mirë kur negocion për çmimin dhe siguron një çmim më të mirë, një lloj argëtimi ky për ata që bëjnë pazar, e qytetari merr urimin “i hëngsh me zemër të mirë” por dhe shitësi mbetet i kënaqur se nuk i mbetet mall për të hedhur poshtë si kalbësirë. Qëllon që shitësi ja dërgon klientit që është i moshuar dhe në shtëpi porosinë e tij. Qëllon gjithashtu, sidomos në këto kohë të vështira, që klienti e merr mallin dhe paguan një herë tjetër, pra jo vetëm biznes, por dhe socializim, që aq shumë po mungon në qytetet e mëdha. Ja pse qytetarët nuk duan të blejnë fruta e perime me memecëri e shurdhëri në supermarkete edhe pse në to është vendosur një lloj muzike që është studiuar që influencon të blesh më shumë mallra, më të këqija.

Ja pse qytetarët duan të përdorin trotuaret. Për respekt e në të mirë të qytetarëve të Tiranës, Bashkia që i përket qytetarëve të Tiranës duhet ti lërë fshatarët e shitësit ambulantë të “pushtojnë” trotuaret e qytetit.

35 komente në “Lërini fshatarët e ambulantët të “pushtojnë” trotuaret e qytetit”

  1. taksa says:

    kjo qe thote autori quhet INFORMALITET dhe goditje e atyre dyqanxhinjve qe paguajne taksat e ketij vendi dhe qirate e dyqaneve. nuk mund te lejohet ne te njejtin vend ai qe paguan license dhe taksat me ate qe nuk paguan asgje. sepse rezultati do te jete, ai me dyqan do te mbylle dyqanin sepse sado pak xhiro te beje ai pa license kjo ndikon drejteperdrejte ne xhirot e dyqaneve dhe keshtu ne fitimin e tyre. artikulli eshte nje analize e dobet qe kerkon legalizimin e informalitetit

    1. xha veli says:

      e taksa qenke keq me taksat.Te duhet formaliteti.Nga anet tona themi ik ore p… me gjithe formalitet.Ne na duhen produktet.Por mund te behet me shume si ne te gjithe boten qe nje dite ne jave ne nje lagje te bllokohet nje rruge nga qarkullimi e tju lihet ne dispozicion tregetareve ambulante te fruta perimeve etj. Nje dite tjeter ne nje rruge tjeter e keshtu me rradhe .Apo jo mor “lul”

      1. lenci says:

        po mire ja u kanebere atyre qe i hoqen nga ruget se turp ishte bere tirana si kabul mizerje spo lavdroj ate bastardin qe eshte drejtor i policise bashkiake….

    2. irene says:

      Me siguri duhet te jesh punonjes bashkie qe ke fillue pune ne kohen e lul Bashes e atij policit qe sja di emrin qe eshte bere shef se nuk me duhet pasi ai do ta lere punen vete ne rast se nuk do me i prishe me shume pune Bashes. Ne cdo kryeqytet te botes ka shites te tille si per zarzavate ashtu edhe per qofte, shishqebab etj, Muk e di se nga vjen Basha por me siguri eshte i paqyteteruar, mund te jete nga ndonje fshat i kosoves dhe i duhet eksperience per nje bashki te madhe qyteti. Nuk jane kjoska(vende te papastra) keto vende ku shesin fshataret, prandaj thirrini mendjes para se te jete vone. shiko po deshe ne Milano, Varreze e gjetke. Sa per ato qe paguajne taksa po ju them nje gje: Secili ne kete bote ka hisen e tij ashtu sic ka menduar I madhi zot dhe Perendia. Nuk mund te vije Basha te luftoje tiransit per te vene ne vend te tyre cecenet. Mbas tre brezash behen cecenet tironas.

    3. Tirona_ime says:

      paska lujt menc autori i thencin,,,,ja paskan heq hallen nga tregu

    4. plaku says:

      taksa,
      Une mendoj se edhe fshataret qe shesin ne trotuare, te paguajne cdo dite nje bilete te caktuar dhe nje shume te caktuar ose kjo bilete te jete javore ose mujore. Une di tju them vetem se ketu ne Berne,para sheshit te parlamentit ka me dhjetra fshatare qe shesin cdo dite prodhimet e tyre te frekseta. Jo vetem para godines se parlamentit por edhe ne shume sheshe dhe rruge te tjera. Mos harrojme se Zvicra eshte nje shtet 660 vjecar. Une personalisht jame dakord me artikull shkruesin. Mos valle na dalin perseri te fuqishmit ne skene ( pronaret e supermerkateve ) te cilet ndoshta kane ndihmuar Bashen ne zgjedhje dhe tani duan devidentin e investimeve te tyre, pra heqjen e konkurences se fshatareve te varfer te cilet me shitjen e tepricave te pordhimeve te tyre mbajne familjet. Pershendetje

    5. sono battuto con olio e acetto says:

      e sakte,
      do shtoj dhe interesin e zhinxhirit te supermarketeve te medha euromax etj.qe tregu i lire te jete inexistent dhe fatkeqesisht mileti i hutum do iki ne supermarket per te marre 1 kile domate me kimikate stimulues …dhe kete e merr trefishin e cmimit…
      Kopili i malokut po fillon me tregun e katunareve dhe do te vazhdoje me pallatet e banimit,ura rrugica dhe objekte qe jane juridiksion i kurban-bashkise.
      Ky bastard eshte i paparashikueshem pasi i ka dale vete malokut paralel d.m.th po e kthen ne nje fare menyre bashkine e Tiranes ne nje strukture administrativo-legjislative-ekzekutuese paralele dhe te pavarur nga tufa e idioteve qe ka maloku si qeveri….

      A na kane ardhur kozaket e rusise ne albanistan dhe kane blere tregun apo me mire tregtine ushqimore te albanistanit….?
      shikoni pronaret e supermarketeve te albanistanit…….

    6. Simbadetari says:

      SA NDODH ME TIRANEN TREGON SE ZGJIDHJET NUK JANE PROFESIONALE. OSE AJO E RAMES NUK KA QENE E TILLE, OSE KJO E KETIJ LUL B….NUK ESHTE E TILLE. PROFESIONALIZMI NUK KA SHUME ZGJIDHJE; AI OFRON DISA ALTERNATIVA, ME TE MIRAT DHE TE KEQIAT E TYRE DHE ATA QE MARRIN VENDIM CAKTOJNE VARIANTIN ME TE PERSHTATESHEM.

      UNE NUK DI SI BANOR I TIRANES TE JEM PYETUR NGA LUL B…. SE SI DUHET BERE QENDRA E TIRANES, RAMA PO, AI NA PYETI, NE U SHPREHEM CA PRO E CA KUNDRA DHE NE FUND NA U DHA NJE ZGJIDHJE.

      TANI E NDERROJNE PRAPE. KJO ESHTE PUNE INTERESASH – JASHTE ATYRE QE NA PERFSHIJNE NE. SHIKONI SE MOS ARGITA APO SHKERDHENI APO ZAMIRI I SHUMEKERKUARI NGA POLICIA NE AUSTRI KANE NDONJE PISLLEK PER TE BERE ATY NE QENDER.

      DHE LUL B… TE MOS NA BEJE TE MENCURIN, SE MENCURINE JA DIME QE NGA KOHA KUR NE SHOKET E KLASES E THERISNIM ME NICKNAME LUL-DOMATJA.

      KATUNARIA DOMINON SOT TIRANEN DHE LULI ESHTE PERFAQESUESI I SAJ NE PUSHTET, KUPTOHET NEN ATE TE DIKTATORIT DHE KOMUNISTIT TE FUNDIT NE SHQIPERI.JEMI BERE TE GJITHE KATUNARE, DUAM APO NUK DUAM NE.

  2. tadim says:

    Une jam nje qytetare qe banoj ne Tirane dhe e kam shume problem faktin qe trotuaret jane zene nga shites ambulante; po ju jap nje shembull meqe nuk kishit pare e degjuar me pare. Aty ku banoj une ka nje treg ambulante dhe te pakten 2-3 dyqane qe shesin fruta-perime dhe asnje supermarket ne rrezen 1 km. E megjithate rruget jane te mbushura me fshataret qe nuk shesin hic produktet e veta, po cilesine me te dobet te importit. Pervec ketyre cdo 10 metra ka pirgje me breke e sutjena, kepuca dhe canta dhe cdo rrecke tjeter qe mund te te kape truri,te cilat e kane bllokuar teresisht trotuarin dhe si rrjedhoje mua dhe femijes tim ne karroce na duhet te ecim ne rruge te makinave shpeshhere. Sapo kaloj rrugen, arrij vetem qe te ngjis karrocen ne trotuar (vete rri ne mes te rruges) dhe pastaj me karroce te shty te ndenjurat e grave qe jane zhytur ne nje karroce ambulante qe shet gjithe karficat dhe rruazat e Kines duke bllokuar te pakten gjysmen e trotuarit.
    E kam te pamundur te besoj se autori i ketij shkrimi banon ne Tirane.

    1. edmond seferaj says:

      Ke shume te drejte, ky eshte shkrimi me i pavlere dhe i cuditshem i Ferrunit. Jam dakort qe i do dhene hapesire tregtise se vogel te prodhuesve te vegjel… por jo ne trotuar, nuk mund te lejojme me kete shkelje te rende te lirise se qytetareve (qe cuditerisht Ferruni nuk e sheh) me justifikimin se qenka e vetmja rruge per ekonomite e vogla te fshatit. Nuk dua te zgjatem me diskutim mbi menyrat si stimulohet ekonomia e fshatit… por kjo absolutisht eshte e demshme. Gjithashtu besoj fort se informaliteti dhe mosbesimi te rregullat e bashkejeteses eshte ajo qe na ben te ndihemi inferiore me Evropen apo dhe me fqinjet. Me cudit fakti qe kjo katrahure gjen dhe “mbeshtetes”… a thua nuk i mjafton Sali Berisha me frymen e tij antiqytet e antirregull…
      M eduket sikur zonja flet per rrugen time… dmth nje mender mut eshte ne cdo rruge… po Lavdoshin nuk e bezdis. Turp Lavdosh, duhet te kishe sugjeruar ndonje ide me harmonike, ja ke fut kot… me zhgenjeve!

  3. Savo Dukati. says:

    Analiza që bën Z- Lavdosh është komplekse dhe zbatimi i kësaj ideje tradicionale do të thotë sipas mendimit tim:
    1- Sigurimi i kompleksit të ushqimeve të freskëta bujqësore e blektorale për mbarë popullsin.
    2- Ushqimi i popullit me “Bio” do ulë rëndëshm sëmundjet kanceroze, nervore dhe devijimet gjenetike sidomos të fëmijëve me të meta mendore.
    3 – Konkurenca do uli ç,mimet, ndërkohë do shtojë të ardhurat efektive të bisnesit të vogël nëpërmjet të shpejtimit të qarkullimit të mallit.
    5 – Do stimulohet konsumui i prodhimit të shkëlqyer të vëndit duke ju bërë barrikad prodhimeve të rrezatuara dhe të filtëruara që na vinë nga kopanit vdekje prurëse të vëpndit dhe të huaja.
    5- Populli duhet sqaruar ti bëjë bllogadë jo vetëm fruta perimeve dhe bulmetrave të stimuluara me omgj dhe hormone, por të luftojë ndërkohë të bllokojë katër të bardhat e filtëruara nga të gjith elementët ushqimorë dhe fibrozë si Buka e Bardhë, Sheri, Kripa e Bardhë dhe Orizi i bardhë. Të gjith këto po të mos shtpet fshatari nga mafja i bën bujku Shqipëtar. Teorit se na u zhvilloka tregu iformal janë teori frenues, të cilat stimulohen nga mos kopetenca ose nxiten nga mafja. Tregu do llogaritet do drejtohet me ligje, ndërkohë mijrat e bisneseve të vegjël do paguajnë taksën. Ky problem që ngre Lavdoshi do përkrahur në mbarë Shqipërinë sepse do jet një faktor i zhvillimit të math.

  4. tim says:

    KY ARTICOLO ESHT AUTOGOL DUHET SHTRIR GJITH SHQIPRIN ME NJI DEKRET DUHET KOPTUAR NJIHER E MIR SE LERIMI I FSHATARIT E AMBULAN TE SHES NE QDO RRUG ESHTE FYES PER QDO DYQAN E SUPERMARKAT QE PAGUAJN TAKSAT DHE PUNSOJN NJERES ME REGULLA.

    1. xhoni says:

      O taljon,timi!!Meso shqipen,pastaj na jep mend!!Je me i zoti per te na spjeguar funksionimin e MAFIES ITALIANE,ndersa per fshataret tane je nje MALOK SI BERISHA!!!Lerini fshataret te shesin pa kufi!!Jemi nje shtet MJERAN,qe nuk kemi kohe per TANGERLLIQE!!Ne trotuare te mos lejohen rroba te vjetra,bicikleta e motocikleta,tavolina e karrige te klubeve etj!!Se sa konkurence i bejne fshataret super marketeve,kjo nuk ka rendesi fare!!Konkurenca per cilesi,cmime te lira,mall te fresket dhe sa me prane klienteve,jane zgjidhja e problemit!!!KONKURENCEN NE TREG NUK E ZGJIDH SHTETI,por TREGU VETE!!!Ne senje DYQANI NUK I INTERESON TE SHESE FRUTA E ZARZAVATE,LE TE MOS SHESE!!!Le te provoje nje mall tjeter:PRESHI DO TE ISHTE NJE MALL,QE DO TA KISHTE SUBVENCIONUAR EDHE QEVERIA BERISHA!!!

    2. Arbeni nga vlora says:

      tim, meso te shkruash

  5. Claus says:

    Nuk mora vesh c`fare ka shkruar ky Lavdosh. Nuk e di ne cilin qytete europian paska qene autori, por nese bashkia merr kete aksion ben punen me te mire. Tirana eshte kthyer ne nje qebaptore te madhe ku njerezise i duhet te kaloje tangent njerzve qe rrufisin kafe, mes per mes tyre ose duke bere syte kater per te mos rene ne ato qilare qe i kane kthyer ne dyqane kepucesh dhe argjendari si tek rruga e “Shallvareve”.
    Lavdoshi ngaterron zonat kembesore ne qytete europiane ku mund te lejohet te vesh karriget dhe tavolina me ato zona ku Benzat dhe Touraget i bien kryq dhe terthor rrugeve si ne Tirane. Le te me thote Lavdoshi (ah keta emra Lavdim, Lavdosh, Partizan qe jane vene vetem ne Vlore) ka ndonje zone vetem per kembesore ne Tirane?
    Ajo zonja ka plotesisht te drejte, se Tirana per foshnjat qe levizin me karroce si dhe per invalidet, qe nuk do tia dije njeri, eshte kthyer ne ferr dhe kaluar ferrit.
    Ne Tirane, ne ate derexhe ku eshte katandisur, nuk “lejohesh” te jesh ne moshe te thyer, as foshnje, as invalid, as i semure kronik, sepse dhe ferri mund te jete me i mire. Mjafton “alegria” mes ozonit, gazit karbonik, pluhurave dhe ndotjes se tmerrshem akustike qe autori te ndihet si ne nje qytet “europian”. Qofte i lavdishem, o Lavdosh me keto qe shkruan.

    1. xhoni says:

      Lesh,o claus,lesh!!Nuk jane fshatare ata,qe leshojne tym me motorra e fuoristrada,qe mbushin trotuaret me qofte e raki,qe zene trotuaret me parkime makinash,qe shesin rroba te vjetra etj!!Domatet e specat e fshatit nuk leshojne tym,o i TYMOSUR!!!Nuk e krijojne “alegrine” mes ozonit,gazit kar-bonik,pluhurave dhe ndotjes se tmerreshme akustike,fshataret ,qe shesin qepe e kumbulla!!!Ty,si duket te vret veshin emri LAVDOSH,aq me teper,qe eshte nga Vlora,se te pelqen me teper emri SALI,MAZLLEM,MAHMUT,MELEQE etj,dhe,si nje MILITANT I SHPIFUR,del ne mbrojtje te BASHKISE SE LUL HAJDUTIT!!!!Sa per zonjen ke karroce e beben brenda,mos u shqeteso,por shko perplasja LUL HOLLANDEZIT,qe NDRYSHOI PLANIN RREGULLUES TE SHESHIT SKENDERBEJ,TE EDI RAMES,nga per kembesoret,tani per makinat!!!Po kjo te ka bere pershtypje o fytyre e VREROSUR???

      1. Claus says:

        Na qenke irrituar shume, o trim i Xha Jahos. Pa na thuaj nje qytet europian ku sipas teje dhe lavdiplotit Lavdosh tezgat me domate dhe speca na i thenkan pranveres “miremengjes”?
        Ne shume qytete ka vende dhe dite te caktuara per tregtaret private per te shitur produktet e tyre dhe jo ashtu sic na rekomandon Lavdoshi, si ne Kandahar.
        Sa per shembull ne Athine ka nje treg i cili hapet te merkurave dhe te shtunave deri ne oren 12 ose 13 me vone mbyllet, ne rast se nuk do ke probleme me ligjin. Nuk po ze me goje tregjet e tjera ne metropolet e Europes.
        Por Lavdoshi aq di, aq thote. Edhe ato kafeterite ku kembesori normal kalon mes per mes kafexhijve eshte natyrisht kandahareske por tashme jemi mesuar me ate logjike e te bereve te punes dhe fitimit te parase.
        Kudo ka nje ligj. Nuk mund te dale kushdo dhe te zere hapesirat publike, se ta ka qejfi te shesesh dy pale breke dhe dy kg. domate.
        Tirana eshte tashme kandaharizuar ku dhe kontributi i Rames nuk ka qene i vogel, ndersa tymi ka tymosur tashme Tiranen dhe nafta detin nga qyteti nga ku vjen lavdiploti Lavdosh.
        Iniciativa eshte e mire, por kam frike qe do te perfundoje si gjithe te tjerat dhe Lavdoshi do te shijoje “alegrine” mes pluhurit,gazrave, kafese se bere nga uji i Bovilles ku pijne uje sot dhente dhe dhite dhe kengeve te grupit polifonik te Tragjasit. A nuk eshte romantike kur ne kete ambjent i thua “Miremengjes” pranveres ne Tirane?

        1. X says:

          Po lere ate komunistin e poshter o claus qe deri dje ka qene shok partie me berishen.Fshataret vend e pa vend jane bere problem vetem te shikosh lagjen time si vend i botes se 3 rruge te pashtruara me pellgje fshtare e katunare kudo dhe insekte qe vijne verdalle tyre.Dhe ndonje fshtar qe vjen rrotull zbathur pa kepuce.E pastaj pasi ikin e qellbin lagjen se tere plehrat aty i lene dhe behet lagja kapica kapica plehrash sikur je ne afrike.Ketyre fshtareve duhet gjetur nje vend a tezge e madhe sic eshte nje tek pazari i ri qe eshte dhe e mbuluar nga siper dhe keshtu duhet te zgjidhet kjo pune.Se te vjen turp kur kalon ndonje i huaj andje qofte naten a diten.

  6. S.Disho says:

    Njeriu denohet kur:vret,vjeth,ofendon jo kur ai ka prodhuar dhe do ti shese.Para se ti hiqni nga trotuaret krijojuni vendin ku duhet te shesin.
    Kurse lepuri fle gjetke:tek cvleresimi i monoploeve te perimeve per kolltugofaget.Sali mblith mendjen se kudo po ben katraura.

  7. suli says:

    Jam plotesisht dakord me z.Lavdosh Feruni.Komplimente

  8. Arjani says:

    Ti qe ke shkruar kete mender artikull, qe nga emri qe ke dukesh qe je nje koker katundari. Kurse me keto gomarlleqe qe me shkruan, ku do te na mbushesh mendjen qe te pranojme fshataret te bejne tregeti neper trotuaret e kryeqytetit, tregon se je jo nje fshatar i thjeshte por fshatar 7 lekure, qe mund te kesh ca vjet ne Tirane por fshatar do vdesesh. Sefer Daja qe i ndrite shpirti ka pasur ca bejte qe i shkojne tamam cave si puna jote o Lavdosh.Degjo:

    Katunar kaptin parur
    Qytetar nuk behesh kurre
    Sikur te ndrosh 7 lekure.

    O Lavdosh !

    Prej katuni ke ardh
    Ne Tirone ke zon vend
    Kaptinen si koqe dardh
    Do me na dhone ene mend.

    Doja te te argumentoja ne menyre te qytetruar pse trotuaret nuk mund te jene vend per tregeti frutash e zarzavetesh, por je aq katunar sa eshte e kote te te sqaroj.
    Sot ne Shqiperi nuk ka lufte mes te majtes dhe te djathtes o njerez. Por midis pak qytetareve dhe lukunise pa fund te fshatareve te zbritur nga kodrat e malet qe po e kthejne gjithshka ne fshat. Mjer ne.

  9. geno says:

    O Lavdosh ti kam lexuar gjithe shkrimet dhe kam respekt, po kete rradhe e ke dhjere fare, po si ore te lihen fshataret ne mes te Tiranes me thase me prase e lakra te egra, me karroca, me fjale nga me te ndyrat ne mes te jetes publike. Kjo tregon qe ti Lavdosh, sado qe te lahesh ne vaske nuk e ndryshon dot mentalitetin si fshatar qe je

  10. Eno says:

    E verteta eshte e hidhur,por te gjithe jemi te detyruar ta kaperdijme.Mercenaret e Bashkise duan te zhbejne ate qe eshte tradite dhe duan te fusin kulturen e tregetise perendimore.Edhe une do isha plotesisht dakord,qe tregu fshatar neper rruget e Tiranes te hiqej,por kjo arrihej ama kur te gjithe te kishin nje pune e ardhurat te ishin jo me pak se 800 Euro ne muaj,per nje punetor.Por kur te gjithe ”masin”rruget e Bashkise falas cdo dite nga papunesia,plus dhe cmimet e kripura te supermarketeve per fruta-zarzavatet,atehe thika i ka hyre jo ne kocke qytetarit,por ne zemer.Deliri qe ka kapluar keta zagare me ne krye kryezagarin e madh,jane ogur i zi per kombin.Ne vend qe te cojne perpara nje pune te nisur,sic eshte sheshi,keta dine vetem te shkaterrojne,vetem ketyre u punon ”zari per mire”,te tjeret duhen cuar ne litar.Mjer ne

  11. XYZ says:

    le te behet nje dallim: te lejohen fshataret te shesin neper trotuare, por te mos lejohen shitesit ambulante te brekeve, corapeve e cingla-minglave te shesin atje.

  12. Fatmir Mehmeti says:

    Nga Italia. Nê ç’do qytet këta tregëtarë shesin 1ose 2 herë në javë, në një vendë të caktuar nga bashkia, e paguajnë tak7at për atë vendë. Rrugëve as që bëhet fjalë, pasi janë dyqanet e super-marketet. Tirana me ata fshatarë nëpër rrugë, më shumë ngjan si një hale e madhe, se sa kryeqyteti i Shqipërisë. Ushqimet përtokë, djathë, qumësht, mish,etj. Se nga vinë e janë të kontrolluara nuk do t’ia dijë njerri. Jo ti heqin, por ti zhdukin nga rrugët, se e kanë kthyer Tiranèn ne hale. Bravo Lavdosh trapi!

  13. Bjorg says:

    supermarketet jane prona te familjes berisha dhe te kopukeve qe ka rrotull.keshtu qe do ti detyrojne qytetaret te blejne vetem ne dyqanet e tyre..dhe do ti thain ne kandar me cmimet qe do ti ngrene sa te duan

  14. Fan Mirdite says:

    Arjan ke 1000000here te drejte ne vitet 90 2000 ne shqiperi dhe sidomos ne tirane kishte nje qthurje te menyres se jetuarit te menyres se shprehjes te menduarit te respektuarit e shum te tjerave nje informalitet te rralle .Ju kujtohet para dajtit ke qe bar mirdita karriket arrinin deri ne rruge te makines ju thim se nga ora 10 fillonte mundja u ndalonte qarkullimi ,e shume e shume skena te tjera ne tiran e gjith shqiperin KATUNARIT i jape te drejte ,por ai e ka shumm te lehtete marr me qira nje lokaldhe te bej tregeti pra sot duhet qe te japesh qe te marresh pra qytetari duhet te bej qytetarin dhe fshatari fshatarin pra qytetari smunde te shkoj ne fshat ti thot fshatarit ketu ashte toka ime dhe anasjelltas pra thjeshte respektim te roleve dhe mentaliteti albanez hajte jemi te gjith njesoj qfar ke ti me shum se une KJO ESHTE SHPREHJA QE TE GJITH E MENDOJNE NORMALE POR KURE VEPROJNE ESHTE INJORANCE dhe respekte per menyren e jeteseste atij tjeterir POR PA PREKUR KUUUUUUUUUUUUUURRE TE DREJTEN TIME TE JETESES ……….me falni per zgjatjen ZOTI I BEKOFTE SHQIPTARET si ka mundesi njerez qe kan mbaruar shkoll duan te kalojne iden e pazarit te kavajes ne KRYEQYTET QE NE SHKOLL SE KAN MESUAR KURR athere ku ??????????????????????????????????

  15. oso says:

    Jam i mendimit se tregu i lire fshatar duhet te lejohet por te disiplinohet duke i caktuar vende te posaçme dhe ne kushte higjeno sanitare. Zenia e rrugeve dhe e trotuareve per te tregetuar gjithshka eshte e pa pranushme.

  16. Jimmy M. says:

    As nuk mund ta imagjinoj qe z. Ferruni te kete qene ne Austri ne kete Forum per ushqimin. Do ti luteshate citonte nje nga 400 pjestaret e ketij Forumi qe te thoshte se ne shtetin e tij shiten produktet ushqimore e blegtorale ne mes te rruges si ne Shqiperi.
    O Lavdosh, te lutem, mos dil ne mbrojtje te ketij lloj “bisnesi”. Le ti shesin keta fshatare apo qytetare atje ku kane te pakten kushte per te shitur dhe te mos konkurojne njeri tjetrin me mallra te marra ne nje vend, nga i njejti person dhe nga e njejta magazine. Prite tani kur te dalin ca te tjere dhe te thone se nga keto masa kane falimentuar 543 bisnese.

  17. Neorealizmi says:

    Problemi eshte shume kompleks.
    Se pari,
    1) heqja e ambulanteve eshte e domosdoshme. Ndertimi i kioskave uniforme per shitje cigaresh, kartash telefoni dhe gjerave te vogla jane hapi i pare estetiken e qytetit.
    2)Leshimi i rrugeve te vecanta per prodhimet fshatare 1 here ne jave duke u marre nje takse simbolike per pastrimin e vendit dhe ndotjen. Rruget zgjidhen ne menyre te tille qe ne cdo lagje te kete te pakten 1 here ne jave pazar fshatar per fruta dhe perime. Tezgat qe do te perdoren te jene uniforme te miratuara nga bashkia.
    3)Ceshtja keshtu si e trajton zoti Ferruni duket sikur do te mbroje ambulantet dhe fshataret per perfitime elektorale. Vertet te hiqen por tu sigurohen vende te tjera kundrejt nje takse ambulanti.
    4)Favorizimi i supermarketeve te medhenj me duket si praktika e urdhrit te mbylljes se varrezave te makinave. Dora e shtetit ne ndihme te pronarit X te fabrikes se skrapit ne Xhafzotaj. Po e njejta gje me QTU(CARREFOUR) ne Farke. Nqs fundosim tregtaret e vegjel dhe te mesem, i heqim shtetit pjesen kryesore qe paguan taksa.
    5)Lokalet me tavolina jashte te vendosin aq sa nuk shqetesojne kalimin e qytetareve. Sigurisht kundrejt takses perkatese nga bashkia.
    6)Bashkia nuk duhet te beje rolin e policit, por te bashkepunetorit me tregtaret ambulante dhe fshataret qe duan te tregtojne prodhimet e tyre ne Metropol.

  18. Sinoni says:

    zoti Lavdosh mos e keni gje emrin Pallosh. As vete nuk e di se cfare ke shkrojtur.

  19. Tahip Lala says:

    Sajmiri po e mat me sy ndersa Orjoni rri aty mbrapa sikur ka dale rastesisht.

  20. renato troplin says:

    Ti o lavdosh dukesh qe ke jetuar ne indi ose ne kine se ne europe s’ke tortuare te tille tezene ne menyre flagrante nga njerez qe duan te bejne mini ose biznese ne kurriz te kalmtareve…kujtojme ketu edhe rrugen cameria.. te pershendes dhe kujdes ju te temes me artikuj regresivvv

  21. Galbaq says:

    Erdhi prap koha e Enverit ku tek tuk ca fshatare shisnin fshehurazi si hajdut te shretet dy tufa me lakra apo hudhra te njoma dhe policia i perzinte me shkelma sikur te ishin kafshe . Ne mes te Parisit tregetaret ambulante shesin me dite te caktuara perime fruta apo dhe breke e sytjena perpara dyqaneve qe kane po te bjejtin mall po ndryshimi eshte ke çmimi , ambulantet paguajne taksen qe u ka caktuar bashkia vendore , mos u habitni se te gjithe kerkojne te jetojne .

  22. stalinsali says:

    Duhet te kete rregull dhe pasterti ne rruge. Nuk mund te zbresin te gjithe ne rruge duke shitur, fshataret me fruta-perime e te tjere breke e skutjena. Qyteti do te dukej si Indi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje