Mjekët peticion kundër drejtorit të LSI: Po shkatërron spitalin

11 Tetor 2011, 12:56Sociale TEMA

Mjekët e spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, japin alarmin për keqmenaxhimin e këtij institucioni të rëndësishëm nga ana e drejtuesit Genci Sinojmeri. Gjendja kritike që po mbizotëron në spitalin e vetëm rajonal në jug të Shqipërisë, autoritarizmi, veprimet klienteliste të Genc Sinojmerit dhe shkelje të rënda në punë, e kanë bërë atë personin më të urryer për shumicën e mjekëve dhe infermiereve. Këta të fundit, kanë thyer heshtjen dhe kërkojnë zyrtarisht nga autoritetet më të larta të Ministrisë dhe organizmave të tjera shtetërorë, shkarkimin e drejtorit Sinojmeri. Mjekë të ndryshëm, i janë drejtuar me një peticion ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasilit, prefektes së Qarkut të Gjirokastrës Mimoza Çomo dhe drejtueses rajonale të ISKSH Teuta Kalemit, ku i kërkojnë këtyre, marrjen e menjëhershme të masave konkrete për zgjidhjen e situatës alarmante me të cilën po operon prej katër muajsh, drejtori i spitalit rajonal të Gjirokastrës Genci Sinojmeri. Ata kanë shprehur indinjatën e tyre për mënyrën se si drejtohet spitali rajonal nga zoti Sinojmeri.

Krahas mungesës së barnave dhe shërbimeve të domosdoshme në spital, mjekët “rebelë” kanë vënë në dukje edhe mungesën e organizimit dhe përgjegjësisë nga ana e drejtorit Sinojmeri. “Ajo që bie në sy, nuk ka të bëjë vetëm me paaftësinë për të drejtuar një institucion të rëndësishëm si spital rajonal, por është niveli i dobët i komunikimit, shfaqja e arrogancës nga ana e Sinojmerit, mungesa e seriozitetit, transparencës dhe vullnetit për të bashkëpunuar nga ana e tij,” thuhet ndër të tjera në peticionin e nënshkruar nga 10 mjekë të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Mjekët e spitalit ndër ta emra mjaft të nderuar të mjekësisë gjirokastrite, shprehin shqetësimin dhe indinjatën e tyre për lëvizjet e pamotivuara të ndërmarra nga Sinojmeri në 4 muajt e fundit duke marrë në punë njerëz të pashkolluar, çka bie në kurriz të personelit. Nisur nga interesa krejtësisht private, Sinojmeri, ka transferuar pagat e punonjësve nga një bankë në tjetrën që sipas mjekëve kjo është bërë krejtësisht në mënyrë abuzive-thuhet në peticion. Mjekët e indinjuar kanë bërë prezente shqetësimin e tyre dhe skandaloze, mosfunksionimin e komisionit mjekësor, këshillit administrativ, si dhe mungesën e analizave të detyrueshme të aktivitetit tekniko-profesional. Këto kanë ardhur si pasojë e mungesës së përgjegjësisë së drejtorit Sinojmeri. Për të gjitha këto, mjekët që kanë nënshkruar peticionin, janë shprehur se kjo ka krijuar një gjendje të papranueshme për ta, përfshirë këtu edhe kërcënimet që po ndërmerr së fundi drejtori Sinojmeri për largim nga puna të mjekëve dhe infermierëve që e kanë kritikuar atë haptazi për këto anomali mjaft serioze. Mjekët që kanë nënshkruar peticionin, në fund kërkojnë përmes ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, ndryshimin e drejtorit Genci Sinojmeri, pasi ai është pengesë themelore për funksionimin normal të aktivitetit që ata kanë. Në mungesë të një reagimi nga ana e institucioneve që u është drejtuar peticioni, mjekët kanë kërcënuar me largim nga puna. Sipas kirurgut të mirënjohur gjirokastrit Roland Karalli, gjendja në spitalin e Sarandës është katastrofale dhe e papranueshme. Ai apelon për zgjidhjen e gjendjes pasi ky spital nuk mund të drejtohet nga një person i paaftë dhe pa asnjë lloj lidhje me qytetarinë. Nënshkrues të peticionit, janë personalitete të mjekësisë gjirokastrite si anestezisti Kosta Hido, kirurgët Roland Karalli dhe Anila Manga, mjeku dermatolog Arqile Zhapa etj.

 

 

12 komente në “Mjekët peticion kundër drejtorit të LSI: Po shkatërron spitalin”

  1. latif says:

    keta te lsi njesoj jane kudo fodull dhe mendjemedhenj ,i kane ngjare kryetarit te tyre !!

    1. fule says:

      Saliu e futi gjarprin ne gjirin e qeverise se vet, to mbajne me shendet tani gjithe pseudo-demokratet.

  2. Aqifi says:

    Redaksi e nderuar e Temes, mos u beni kot zedhenes te mjekeve qe vetem profesioniste dhe qytetare te mire nuk jane. Drejtorin kam patur rastin ta njoh personalisht dhe eshte shembulli i menaxherit te afte. Mjeket jane mesuar te drejtohen prej ndonje doktor rrumpalle qe nuk merr vesh nga menaxhimi dhe rri gjithe diten ne sallen e operacionit. Kulmi eshte kur ankohen se drejtori (jo-mjek) nuk organizon ngritjen tekniko-shkencore te mjekeve!!! Edhe kush pa, mjeke qe nuk kane hapur nje liber qe kur kane mbaruar shkollen. Turp! Mjekesia ka 1001 te zeza dhe Petrit Vasili eshte i pari qe duhet debuar, por te mos i bihen kot ne qafe atyre pak njerezve puntore qe i kane mbetur sistemit shendetesor.

  3. edi says:

    Ky Aqifi eshte mafiozi Bes Pesha, qe kete Sinoimerin e ka kusheririn dhe skllavin e vet qe i con zarfin cdo muaj andaj e mburr. Na hapen barkun keta hajdutet drogaxhinj te Mete kokemerdes..

    1. ina says:

      jam plotesisht dakort me edin

      1. Aqifi says:

        O Ina dhe Edi, Bes Pesha eshte shume i zene duke vjedhur parate tuaja dhe te miat dhe nuk ka kohe te harxhoje neper forume. Ne nuk na ka mbetur zgjidhje tjeter pervec se te flasim ne te vetmin media te pacensuruar qe ka mbetur ne Shqiperi. Sa per drejtorin e spitalit te Gjirokastres te cilit nuk i mbaj mend as emrin dhe ju ma kujtuat, eshte realisht burre i mire dhe drejtues i mire. Mjeket qe shkruajne kunder kush e di cfare interesash luajne dhe per llogari te kujt bejne dacibao si ne kohen e qofte largut…

  4. ina says:

    kur nuk i di emrin si e njef ore aqif. tallesh besoj,apo je vete drejtori nuk e di

    1. Aqifi says:

      Ina, qenke vajze inteligjente! Mos je gje bjonde?

      1. EDI DETROIT says:

        Ti Aqif mos je gje zeshkan i zi si TF, se si ai po pergjigjesh.Apo eshte ceshtje gjaku.

      2. ina says:

        drejtori qenka, e gjeta.nuk fyhem nga fjalet e tua se aq kapacitet ke ti. por une mendoj se shume nga keta sot nuk e besojne edhe vet qe jane ne nje pozite te tille, ndaj bejne edhe te tilla veprime me vartesit e tyre.turp se ku kemi arrtur

  5. Ardi says:

    Fisi Sinoimeri njifet mire si njerez me probleme psiqike

  6. Kanina says:

    Shqipetaret gjeten ate qe kerkuan (fus dhe veten ketu brenda)……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje