60 tarifat e Bashës, një bujë mediatike e ngritur mbi një hiç

15 Tetor 2011, 09:58Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ndërtoi ditët e fundit një fushatë të tërë, duke mobilizuar gazeta, gazetarë, komentatorë, biznesmenë, etj, për të bërë të dukshme “një ndërmarrje tepër të suksesshme që ka të bëjë me heqjen e 60 taksave e tarifave, që kanë përbërë një barrë fiskale për qytetarët e Tiranës”. Është e vërtetë? Po, në pikëpamje numerike është e vërtetë. Janë hequr një numër i madh tarifash, ca prej të cilave po ua numërojmë më poshtë: 1. tarifa e shërbimit arkivor; 2. tarifa për shërbimin e strehimit; 3. dhënie çertifikate për transport mallrash apo pasagjerë; 4. leje shërbimi tej kohës normale të punës; 5. tarifa e Inspektoriatit Urban; 6. tarifa e Inspektoriatit Veterinar; 7. Tarifa për lëshim vërtetimi banor lagjeje; 8. Tarifa për dhënie autorizimi për pensionistët; 9. vërtetimi-deklaratë për marrjen e kompensimit për personat e  punësuar në shtet që kanë pjesëtarë familjeje pa punë; 10. tarifë për regjistrim fillestar në biblioteka; 11. tarifa “Qendra kulturore Tirana”; 12. hyrja për shfaqjet e cirkut të organizuara për kopshte; 13. tarifa “Klubi Sportiv Tirana”; 14. përdorimi i fushave të tenisit; 15. tarifa e përdorimit të fushave të basketbollit; etj, etj, deri në numri 60.

Ca prej këtyre tarifave janë surreale, e nuk merret vesh se cili idiot i ka vënë apo formuluar (p.sh. tarifa për leje shërbimi tej kohës normale të punës!!!), dhe në këtë kuptim është bërë mirë që janë hequr. Po kështu është bërë mirë, ndoshta, që janë hequr dhe tarifa të tjera që s’janë përmendur më sipër prej meje. Dhe në këtë kuptim, problemi s’është këtu. Problemi është tek buja e pakuptimtë, dhe tek shitja e këtij aksioni minor me ndikim qesharak në jetën e qytetarëve (vlefta e këtyre tarifave është fare simbolike, dhe ç’është më e bukura, janë tarifa që nuk rëndojnë mbi të gjithë, por rëndojnë mbi shtresa e kategori të caktuara që zënë sipas rastit 1-2% të popullsisë) si një aksion i përmasave historike. Kjo masë e marrë prej bashkisë, është aq e parëndësishme, sa do duhej të kalonte pa zhurmë fare. Është turp të ngrefosesh, e t’u çash daullet e veshit njerëzve, me një çikërrimë të tillë.

Ndonjërin që thotë se heqja e këtyre tarifave ka rëndësi, Lulzim Bashën sidozot, e ftoj të më thotë se sa përqind e të ardhurave të bashkisë mblidhej prej këtyre tarifave (1%? Apo 2%? Më shumë jo); e ftoj gjithashtu të më thotë se sa përqind e banorëve të Tiranës “ndëshkoheshin” prej këtyre tarifave (sa vetë kanë paguar një tarifë të shërbimit veterinar, fjala vjen?); e  ftoj të më thotë në fund, se sa është ulur praktikisht barra fiskale prej kësaj ndërhyrjeje të Bashës? Sa pará pra i ka paguar secili qytetar bashkisë së Ramës, e sa do t’i paguajë secili qytetar bashkisë së Bashës pas heqjes së këtyre tarifave? Pse nuk na i japin këto shifra?

Respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2011/10/15/60-tarifat-e-bashes-nje-buje-mediatike-e-ngritur-mbi-nje-hic

21 komente në “60 tarifat e Bashës, një bujë mediatike e ngritur mbi një hiç”

  1. lulushja says:

    ……….lulezo luleza ime luli..oooo…… ohohoooooo ku jemi katandisur ne te gjoret kur u be edhe luli i tetos te talle menderen me ne!!!!!!!!!!!

    1. Vlora says:

      o lul,,,, cfardo qe te besh ti asnje njeri nuk do te thote bravo,,pas asaj qe ju bere qytetareve te tiranes……
      ju nxore nga dera e bashkise njeriun qe vertet donin,, dhe e votuan fort per ti qeverisur…..
      goditja qe u dhe ishte me e madhe,,,,

    2. fule says:

      Kur te vine zgjedhjet e pergjithshme do thone do ju heqim Taksat,sic ju hoqi bashkia 60 taksa. Yyyyyyyyyy rrrrnoft bab Sala. Ptu otomanet e dreqit.

  2. labi-vl says:

    E kjo puna jone,gjithmon gjullurdi..,o e ka fajin populli,se ndryshe ska mundesi.Ik o lul-i se vetem kryetare bashkie nuk je.

  3. sala says:

    nuk e kuptoj se cfare prisnit ju me shume nga lulka ime kur u be kryetar bashkie, qe do te mendonte per juve………

  4. emigranti says:

    ku ma keni gjet kete foto tamam si SHREKU BRET hahahha popull i mbarum flini gjum flini……pty fare e keqe more lugat vrave 4 veta…

  5. H.Rapi. says:

    Lul roboti,mund te jesh si na hiqesh ti,por ajo qe ke bere para se te uleshe ne ate fron,sa te kesh fryme te ndjek pas kudo qe je.
    Me njollat e tua,deri ne gjak shqiptari te pa fajshem,te ul shume si karakter,edhe henen ne dore tu japesh shqiptareve perseri lul mercenari i saliut do ngelesh,sado qe qesh o buzeqesh edhe me faqet qe vijne e te fryhen se te ndryshoi edhe menyja.
    Nderi mor Lul i ngjet shkrepses.

  6. Fatmir says:

    Në gjithë botën, sot bëhen protesta, në Shqipëri ia kanë futur gjumit. Të rrinjtë i lanë tastierat e kompjuterit, e kanë zbritur nëpër sheshe, tek ne asnjë protestë!!! Ku janë trimat!!!

    1. olti says:

      Por ne nuk jemi bota i respektuar lexues. Ne bote nuk pushkatohen demostruesit kur jane duke ndez cigaren prane gazetareve. Ne boten e civilizuar nuk perdoren fisheke luftarake per te plagosur 30 e kusur protestues. Sa me shpejt ta kuptojne Shqiptaret se vendi i tyre po i afrohet Afrikes dhe jo Europes aq me mire do te jete. Eshte turp qe per Saline voton qofte edhe familja e vet.

  7. Pelasgian says:

    e buf o buf te dhjefsha ftyren

  8. teto ollga says:

    ” Artistet bejne druret te qajne, guret te kendojne, diellin te qeshe “i tha Koci Teto Ollges ..Po ky si Koci do beje ” popullin te qaje ,Cijetat&compsni ne PD te kendojne dhe Salibane&compani te qeshin ……”
    Xhevahire bejne kokat e medhaja …

  9. Argita_B says:

    Une do te thoja qe eshte turp te marresh nje rroge me nje artikull te tille!!
    Jam plotesisht kundra Lulezim Bashes per te kaluaren e tij, pasi ka dosje te renda qe i rendojne ne kurriz dhe nuk eshte shpallur i pafajshem po proçedurat jane mbyllur per kalimin e afatit kohor.
    Po me duket me te vertete shume e ulet qe te sulmohet ne kete forme dikush qe ka bere nje pune, qofte dhe per 2% te popullsise, ai duhet pergezuar dhe jo kritikuar.

    1. Argita_B says:

      Ps.
      Do te shtoja gjithashtu nje pergezim te veçante per pasnjanjesine e treguar nga moderatoret e gazetes Tema qe lejone kritiken konstruktive dhe kur ajo i drejtohet artikujve te saj.

  10. teto ollga says:

    Me falni harova komentin
    La grande delusione è quando la vita ci mette davanti UOMINI DI CARTONE!!
    nga keta pret populli shkrete HAJER !mjer o Shqiperi ne ca duar re !!!!!!

  11. Populli says:

    Populli ka nje fjale:Jashte nje kut,brenda nje mut.Ky eshte Luli.

  12. skenderi says:

    na rrofshin tironcit, dhe shoqaten tyroona,qe mbeshteten ,dhe te gjithe ata qe deshen ta provonin lulen,dhe i bofte mire, gjiza me speca e gabzhera,

  13. di magro says:

    NUK E KA MEGJITHMEND KY PEDERAST JO,SE PO TA KISHTE DO TE VEPRONTE NDRYSHJE ………………..

  14. shtate xhuxhat says:

    si krekoset si kaposhi maje plehut

    1. fotaqi says:

      ha ha ha tepke ja ke gjetur o evlat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje