Municionet e rënda demontohen në lumin Shkumbin (VIDEO)

26 Tetor 2011, 19:50Sociale TEMA

Lumi Shkumbin në Elbasan është kthyer në një “poligon” ushtarak, ku demontohen municione luftarake të kalibrit të rëndë.

Gjatë një vëzhgimi nga kamera e Top Channel, vihet re se automjetet janë vendosur rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe deri në 12:00, afër fshatit Xibrrakë, ku prej 3 orësh asgjësojnë municione me një makineri të posaçme behet ndarja e predhave te medha nga gezhojat e me pas djegia ne kushte primitive e barutit qe del nga keto gezhoja.

Personat që kryejnë procesin e asgjësimit të armëve luftarake, kryesisht të predhave, duket se jane ushtarake. Pas përfundimit të ndarjes se predhave ata djegin barutin në shtratin e lumit Shkumbin dhe më pas mbledhin skrapin duke e transportuar sërish me mjetet e tyre. Në vendin e demontimit ndodhet një automjet i bardhë civil me targa Kosove, prezenca e së cilës nuk dihet.

Gjithashtu vihen re edhe persona civile te angazhuar ne kete proces ne kete poligon te improvizuar ne shtratin e lumit prane rruges nacionale. Zyrtarisht poligonet e demontimit jane miratuar me vendim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas ligjit demontimi i municioneve luftarake bëhet vetëm në poligone ushtarake dhe nën masa tepër të rrepta, duke përmbushur disa standarde, si distancat e sigurisë, larg zonave të banuara, larg digave e burimeve ujore.

Duket se ky proces demontimi disa oresh behet per te perfituar skrapin e kushtueshem te predhave para se eksplozivi te cohet per shkaterrim ne vendet zyrtare te demontimit. Fiks Fare per disa dite me rradhe tregoi me pamje ekskluzive, se si ushtarake e civile bashke angazhoheshin per te perfituar skrapin e predhave.

http://youtu.be/NW-pvyJ5DRM

3 komente në “Municionet e rënda demontohen në lumin Shkumbin (VIDEO)”

  1. sofra says:

    E Çfare ane negative ka kjo,më thoni ju MUE!?
    edhe turqit helmonin ujin qe ne burim e keshtu vdiste kush gjendej brenda kalase.duke helmuar shkumbinin,helmojme dhe zonat ne te dy krahet e tij deri ne adriatik..besoj se ne adriatik,alumini,bakri,e materiale te tjera do te kene shkuar te pastra e pa cepa per ti bere keq kujt…PS-arkkeologet do tu duhet tu bjne proven e karbonit cdo hekurishteje qe do te gjejne ne det,sepse ndoshta copat e predhavo mund tu ngjajne per “relike”…

  2. maroon berret says:

    pse nuk po publikohen komentet o tema

  3. Obergruppenfuhrer says:

    O c’fare shteti!
    Ah Shqypni e mjera shqypni!
    Kush t’ka qit me krye n’hi…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje