Gazeta Shqip ka bërë një ballafaqim të shifrave të qeverisë në lidhje me numrin e të diplomuarve dhe atyre që punësohen. Kështu, sipas INSTAT, që nga viti 2001 deri në vitin 2009, 65 mijë shqiptarë mbaruan shkollën e lartë, por ndërkohë punësimi në sektorin publik dhe atë privat jobujqësor në këtë periudhë është rritur me vetëm 16 mijë vende. Problemi vjen e vështirësohet për shkak se dy vitet e fundit numri i atyre që diplomohen është shtuar ndjeshëm. Mjafton të kujtojmë se kryeministri krenohet se e ka çuar numrin e studentëve në mbi 130 mijë nga 50 mijë që e gjeti dikur. Këta mbarojnë kryesisht degë të tilla si juridik, shkenca politike e marrëdhënie ndërkombëtare, duke e vështirësuar shumë punësimin e tyre. Mjaftojmë të kujtojmë se vetëm diploma juridiku janë lëshuar përgjatë kësaj periudhe sa dyfishi i atyre që ka lëshuar në total Universiteti Politeknik i Tiranës. Po ashtu shifra 16 mijë të punësuar nga viti 2001 deri në vitin 2009 është dëshpëruese. Ta mendosh se ajo vjen nga INSTAT. Sërish duhet të kujtojmë raportimet e agjencive të huaja që thonë se papunësia në Shqipëri është 13 përqind zyrtarisht dhe 30 përqind jo zyrtarisht.
PS: Basha doli sërish i qeshur në TV live për të nënshkruar një memorandum. Tha se Tirana do jetë qyteti i 100 mijë studentëve
do te ishte mrekulli ne rast se ne cdo kater studente njeri te punesohej ne zanat te tij………
Pa masterin shkolla e larte nuk ka vlere.Bejme nje llogari te thjesht,20% tvsh per 250 euro bejne 700000 lek te vjetra.Po kaq paguan çdo student qe rregjistrohet ne deget publike te Uneversitetit te Tiranes per te marre masterin.Kjo eshte shuma per vitin e pare.Po ti shtojme pagesen per vitin e dyte si dhe rregjistrimet per 3 vitet e para(sistemi 3+2)shuma eshte goxha e majme per buxhetin e qeveris duke llogaritur numrin shume te madhe te studenteve.Qeveria ben bisnes me studentet nuk e ka hallin ne punesimi i tyre.
Po ky qyqari ne cfare dege u gradua?