Rikthimi nga ‘Marsi’: Sikur nuk u larguam fare (FOTO)

4 Nëntor 2011, 14:14Lifestyle TEMA
Rikthimi nga ‘Marsi’: Sikur nuk u larguam fare (FOTO)

Ata dolën të qeshur nga kapsula ku kanë qëndruar për 520 ditë. Misioni për në Mars ka mbaruar. Në fakt nuk kanë qenë në planetin e kuq, por kanë jetuar në Moskë, në një ambient të stimuluar sikur ishin në planetin e kuq. Ekipi i përbërë nga tre rusë, një francez, një italo-kolumbian dhe një kinez, dolën nga kapsula- e cila stimulon izolimin, stresin e lodhjen e një udhëtimi ndërplanetar- e vetmja gjë që nuk stimulohet është mungesa e peshës. Vëzhguesi i këtij eksperimenti tha se ata janë në gjendje të mirë. Secili prej tyre do marrë nga 100 mijë dollarë, përveç kinezit, shpërblimi i të cilit nuk është bërë i ditur. Ekspertët thonë se eksperimenti ka hapur rrugën për të udhëtuar drejt Marsit. Megjithatë kjo nuk pritet të ndodhë të paktën deri në mesin e viteve 2030.

2 komente në “Rikthimi nga ‘Marsi’: Sikur nuk u larguam fare (FOTO)”

  1. Ne qofte se bota fondet e luftes per c’do shtet i kalon per kozmosin,hapen perspektiva te medha per nje jete pa shterim.

  2. Mark Gjonaj says:

    Z. Ligor, ju e keni drejte ne obshqie, por lufte nuk bejne gjithe shtetet e botes. Dhe ata shtete dihen cilat jane dhe cfare fondesh harxhojne. Une do te thoshnja qe Organizata e Kombeve, duhej te ishte superfuqia e Botes, ajo ti mblidhte fondet qe harxhohen per luftra dhe t’ja jepte qendres se eksplorimit ne galektike dhe Univers(NASA-s. Me ka rene rasti te shkoj per nje vizite ne NASA, prezantimin e pare ciceronet qe shpjegojne per bazat e leshimit te Raketave ne vite, e fillojne duke share qeverine amerikane, deputete e senatoret. Kjo, per srsye se u kane shkurtuar fondet, dhe kishte filluar privatizimi e saje. Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje