Demi Moore e ka tradhtuar e para Kutcher-in me shokun e tij?

5 Nëntor 2011, 12:24Lifestyle TEMA

Prej kohësh flitet për tradhtinë e Ashton Kutcher ndaj së shoqes Demi Moore, por revista “It Touch” ka zbuluar një detaj tjetër interesant. Sipas kësaj të fundit, Moore ka qenë e para që e ka tradhtuar Kutcher me një aktor 27-vjeçar.

Revista thotë se Moore pati një marrëdhënie të shkurtër me aktorin e ri, Ben Hollingsworth, me të cilin krijoi një miqësi të madhe, së bashku me të shoqin, Kutcher. Sipas revistës, gjatë një party me marijuanë, Moore ka bërë seks me aktorin e ri në sediljen e makinës, por më pas lidhja mori fund. Nuk dihet nëse ishte Moore apo Ben ai që i dhanë fund lidhjes. Me këtë zbulim, nëse është i vërtetë, Kutcher të paktën ka një motiv justifikimi për tradhtinë e tij.

 

1 komente në “Demi Moore e ka tradhtuar e para Kutcher-in me shokun e tij?”

  1. Argita_B says:

    Mos edhe kete e kan bere, nuk e di si do tja bejme me fjet, se do na rrije mendja vetem te keta te dy!!
    Jo per gje po pa ta jeta ska me kuptom pastaj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje