E vret kafsha e tij shtëpiake... një hipopotam

14 Nëntor 2011, 13:14Lifestyle TEMA
E vret kafsha e tij shtëpiake... një hipopotam

Një fermer në Afrikën e Jugut është vrarë nga hipopotami i tij, të cilin e mbante si një fëmijë. Marius Els, 41 vjeç, e kishte rritur hipopotamin që kur ai ishte 5 muajsh dhe deklaronte shpesh se ai ishte si një fëmijë për të.

Por hipopotami Hamfri e kafshoi atë disa herë për vdekje. Hamfri ishte 6 vjeç kur sulmoi pronarin dhe peshonte më shumë se një ton.

Hipopotamët janë ndër kafshët më të rrezikshme në botë. Janë shumë agresivë dhe të fuqishëm.

Ato mund të peshojnë deri në tre ton dhe ecin me një shpejtësi deri në 45 kilometra në orë.

 

1 komente në “E vret kafsha e tij shtëpiake… një hipopotam”

  1. APOKALYPSIS says:

    Rrite hipopotamin dhe mbaje ne gji, i thone kesaj :-))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje