Hiqet reklama e Papës duke puthur në buzë një imam

17 Nëntor 2011, 11:18Lifestyle TEMA
Hiqet reklama e Papës duke puthur në buzë një imam

Kompania italiane e veshjeve, Benetton, ka vendosur të tërheqë një reklamë të sajën ku shihet Papa Benedikti XVI duke puthur në buzë një imam të lartë egjiptian. BBC thotë se vendimi erdhi pas protestave të ashpra nga Vatikani.

Reklama ishte pjesë e një fushate globale. Ajo konsiston në fotomontazhe që tregojnë liderë politikë dhe fetarë duke puthur njëri-tjetrin në buzë.

Në imazhet e tjera shfaqet presidenti amerikan Barak Obama duke puthur në buzë presidentin Kinez Hu Xhintao, presidenti francez, Nikola Sarkozi duke puthur kancelaren gjermane Angela Merkel.

Vatikani tha se reklama ishte shokuese dhe nuk respektonte as rregullat bazë të respektit për njerëzit.

Benetton njihet për provokimet me anë të reklamave.

7 komente në “Hiqet reklama e Papës duke puthur në buzë një imam”

  1. Po ce e hoqet bre foton ? Taqkua thote ta zevendesoni me Edi Ramen duke puthur Saliun. Po Lulken ?

  2. Ramy says:

    hahaha Kete imamin do preferoja te zavendsoje me tourkofagos kurse papen me pelen e zeze , hahahahahah

    1. Jo bre Ramke, duket qarte qe ky me syze ben gruan dhe ai cifuti ben burrin, se jeni te turpshem ju me shallvarka.

  3. Anduelinda says:

    Sa te shpifura keto foto.

  4. Taras says:

    President kinez eshte ky me Baraken, bravo Tema, ju dini gjera.

  5. Besfort says:

    Nuk eshte Hu Xhintao, po Hugo Chavez (President i Venezueles)

  6. Bazarxhevap says:

    EEEEE, ske se cfare i ben. Photoshop u shpik qe te genjeje budallenjte, sidomos ata te trecerek Henes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje