Kinezët po mbytin tregun botëror me produkte të falsifikuara të markave të njohura. Por tani ata po falsifikojnë edhe emrat e shumë qyteteve.
Sipas Komisionit të BE, ka një problem me falsifikimin e origjinës së mallrave. Hilja qëndron këtu: Kinezët ju japin qendrave të vogla industriale në Kinë emrat e qyteteve europiane, që prodhojnë prodhime të famës botërore dhe emërojnë prodhimet e tyre me këto emra.
Fjala bie, në qytetin Parma të Kinëz prodhohen proshutat origjinale të Parmës. Në Kremona prodhohen violinat, etj.
Komisionari i BE, Dacian Ciolos, kërkon nga vendet e BE që të luftojnë me të gjitha mjetet ligjore kundër kundër falsifikimit të emrave të qyteteve të BE.
Majmuneri kineze. Nje fjale e urte kineze thote: Vetem nenen tone nuk kopjojme.
Pse nuk kane falsifikuar ndonje emer te qyteteteve te Shqiperise?
Ne jemi me rritje ekonomike me te larten ne EU. Çuditesh me keto kinezet, nuk dine te falsifikojn!
Hahahaha. Do falsifikojne emrin e kryetarit te partise kineze ne Sali Berisha.
Kur t’i pyesin: Kush ju tha t’a beni kete? Pergjigja: Sali Berisha!!
Eshte thene se kure ta marin ne dore boten njerzit e verdhe botes do ti vi fundi , epo po afron ajo kohe pake nga pake.
Kane marre shembull nga Xhelal Meziu(kryetari i Bashkise Kamez). Po te shkosh atje te gjitha rruget te cojne ne “Vjene”,”Amsterdam”,”Paris” e kudo ne BE.