Masakër për të ashtuquajturën “Viagra e Himalajave”

15 Nëntor 2011, 19:19Lifestyle TEMA

Një gjykatë në Nepal ka dënuar me burgim të përjetshëm gjashtë persona, të cilët kanë vrarë shtatë rivalë në një betejë të ashpër për një kërpudhë të veçantë, që njihet edhe si “Viagra e Himalajave”.

Mbledhja e kërpudhave të tilla është një burim i rëndësishëm jetese në komunitetet e varfra të Himalajave. Një kilogram kushton dhjetëra mijë dollarë në Kinë.

Përplasja erdhi kur shtatë viktimat erdhën për të mbledhur kërpudhën Jarsagumba në tokat e fshatit tjetër.

Jarsagumba është termi që përdoret në Nepal për të përshkruar kërpudhën afrodiziak, që rritet mbi trupin e një krimbi të ngordhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje