Në BE tani do shiten vetëm cigare që vetëshuhen

15 Nëntor 2011, 10:57Lifestyle TEMA

Në 27 vendet e Bashkimit Europian që nga e enjtja do shiten vetëm cigare që vetëshuhen. Synimi është që të shmangen sa më shumë zjarre dhe të kursehen jetë njerëzish. Vendimi është marrë nga Komisioni Europian. KE thotë se synimi është që të ulet numri i aksidenteve fatale nga cigaret me 40 përqind. Çdo vit, sipas KE, vdesin rreth 1 mijë njerëz nga zjarret që shkaktohen nga cigaret e pashuara. Në të vërtetë një cigare e sigurt nuk ekziston, por këto që do shiten tani në BE, përmes përforcimit me disa unaza, bëjnë të mundur që nëse nuk thithen, të shuhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje