Ai është një nga emisionet më të ndjekura në Gjermani. Bëhet fjalë për reality show-n “Fermeri kërkon grua”. Historia e dashurisë e fermerit Rolf me Silvian ka përfunduar për shkak të pantallonave të fryra të fermerit. Që në fillim kur kishte nisur emisioni, shikuesit kishin vënë re se 47 vjeçari Rolf kishte një problem mes këmbëve. Kurioziteti arriti kulmin dhe vetë Rolf zbardhi të vërtetën. “Diçka më ka ndodhur, ka shumë vite kështu. Por nuk kam aspak dhimbje”. Ishte pikërisht kjo çështje që çoi në sherr mes Rolfit dhe Silvias. Ajo i solli disa mjekë ta kontrollonin, ai u tërbua. Pati një zënkë dhe dashuria fshatareske mori fund.
sa lajm i bukur Tema
Lajmet e Temës, gjithmonë e më cilësore!!!