Një ankand i zhvilluar në Gjenevë për shitjen e 9 orëve ka shënuar një rekord. Për to janë paguar plot 26.1 milionë franga zviceriane, ose 21.2 milionë euro. Një orë e vitit 1968 nga Patek Filip, e prodhuar nga ari ngjyrë rozë, u shit për shumën rekord prej 2 milionë franga zviceriane. Edhe shitja e orëve Patek Filip, Vashron Konstanten, Odmar Pige apo Kartie i tejkaloi rekordet. Ora e Roleks që e ka mbajtur Roxher Mur në filmin për James Bondin, është shitur për 219.000 franga zvicerane (182.000 euro). Duke parë këto shuma, pavarësisht krizës ekonomike, pasanikët e botës vazhdojnë që të shpenzojnë shifra marramendëse.
po ti kisha parate, nuk do pyesja per cmim kur behet fjale per Patek Filip ?