Presidenti i moshuar i Malavit u detyrua të flasë në një konferencë për shtyp pasi nisën të qarkullojnë thashetheme se ai kishte vdekur. Gjithçka nisi pasi ai nuk u kthye nga një konferencë ku ishte nisur. Bingu Va Mutarika, 78 vjeç, foli me gazetarët përmes telefonit e u tha se ishte me pushime. Zëvendëspresidenti mori Mutarikën në telefon dhe ua dha atë gazetarëve, të cilët dëgjuan nga vetë presidenti se ai ishte gjallë e mirë.
Mediat lokale kishin folur për një sëmundje misterioze, që i kishte marrë jetën presidentin. Megjithatë, vëllai i tij, Aurtur-Peter Mutarika, që është njëkohësisht Ministër i Jashtëm dhe pasues i mundshëm në postin e presidentit, tha se presidenti po shijonte një udhëtim për shopping.
Mutarika drejton prej shtatë vitesh vendin e izoluar afrikan, që vuan prej një krize të rëndë financiare. Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim për drejtimin e vendit nga ana e tij, sidomos kur në korrik ai vrau disa protestues antiqeveritarë.
ky muta rika qenka si muta risha
kane vrare protestues antiqeveritare
te dy jane shkaktare te krizave financiare
jane te izoluar nga nderkombetaret
jane pleq me prostate
jane te dy diktatore
vendi ne krize te thelle kurse ky rakatangu ka vajtur per shoping heehehehhehehe si nuk e paska mare me vete kte salushken tone se edhe ky binjaku i kti eshte
Edhe Mbreti i pakurorezuar i Shqiperise, Sali Ram Berisha ka shkuar per shoping ne Norvegji, por nuk guxon kush me thane se ai ka vdeke; perkundrazi, do te thyeje rekordin e ngjitjeve, do te ngjitet ne Polin e Veriut.